• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, June 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Moti i acartë/ Disa akse rurale në veri të bllokuara, ja situata sipas qarqeve

by A R
11/01/2017 19:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Në të gjithë vendin vijojnë kushtet e rënduara të motit me temperatura poshtë zeros, të cilat kanë shkaktuar vështirësi sidomos në qarkullimin e automjeteve.
Strukturat e angazhuara me mirëmbajtjen e rrugëve, firmat e kontraktuara kanë vijuar punën e tyre për hapjen e rrugëve nacionale të cilat janë të qarkullueshme pa zinxhirë në pjesën dërrmuese te tyre.
Mbeten disa akse rurale ende të bllokuara ku po punohet vazhdimisht që të bëhet i mundur qarkullimi i mjeteve.
Edhe gjatë ditës së sotme ka vijuar furnizimi i zonave më të prekura me ndihma për banorët në vështirësi të cilëve u janë shpërndarë pako me ushqime, veshmbathje etj.
Situata në akset rrugore në të gjithë vendin paraqitet si më poshtë:
QARKU KUKËS
Të gjitha akset rrugore nacionale janë të qarkullueshme pjesërisht me zinxhirë.
Rruga e Kombit është e qarkullueshme pa zinxhirë por në segmente të caktuara duhet të bëhet kujdes si pasojë e ngricave. Po punohet me 4 mjete borëpastruese për pastrimin e saj nga bora dhe akulli. Policia Rrugore po monitoron qarkullimin e automjeteve.
Akset Kukës- Has-Tropojë,  Tropojë-Qafë Morinë dhe Ura e Zapodit- Shishtavec janë të qarkullueshme me zinxhirë ndërsa akset Bajram Curri-Valbonë dhe Fushë Dukagjin-Qafë Shllak janë të  qarkullueshme pjesërisht me zinxhirë
Një helikopter i Ministrisë së Mbrojtjes është nisur për në Tropojë për të shpërndarë ndihma ushqimore nga Drejtoria e Rezervave Materiale Shtetërore por për shkak të erës së fortë nuk ka mundur të ulet.
QARKU DIBËR
Aksi rrugor Peshkopi-Lurë vazhdon të jetë i bllokuar. Po punohet me 2 fadroma për hapjen e tij. Aksi rrugor kombëtar, Qafë Bualli-Peshkopi, qarkullimi kryhet pjesërisht me zinxhirë. Policia po mban në monitorim këtë aks rrugor. Po punojnë 1 borëpasturese dhe 2 fadroma për mbajtjen të hapur të këtë rrugë
Aksi Peshkopi-Kala e Dodës Ura e Çerenecit-Steblevë dhe Peshkopi-Kala e Dodës janë të qarkullueshme me zinxhirë.
QARKU SHKODËR
1 helikopter i Ministrisë së Mbrojtjes ka shkuar në zona të izoluara të Malësisë së Madhe dhe ka shpërndarë pako me ndihma ushqimore për familjet e izoluara.
Aksi rrugor Shkodër-Qafë Thore-Theth ,Shkodër- Bregu Lumit, Bardhet-Iballë dhe Bogë-Qafë Thore janë të bllokuara. Po punohet për hapjen e tyre.
Akset rrugore Qaf Mali-Fierzë, Fush Arrëz-Qafë Shllak dhe Qafë Çelë-Pukë-Fushë Arrës janë të qarkullueshme me zinxhirë.
QARKU LEZHË
Në qarkun e Lezhës të gjitha akset kombëtare janë të qarkullueshme normalisht.  Të bllokuara janë vetëm akset rrugore Bulshar-Nënshejt-Lajthizë dhe Reps-Gurth-Spaç.
Ditën e sotme 1 helikopter nga Ministria e Mbrojtjes është nisur në drejtim të fshatit Orosh të bashkisë Mirditë, me ndihma ushqimore por për shkak të erës së fortë nuk ka mundur të ulet.
QARKU ELBASAN
Aksi rrugor Librazhd-Stëblevë është i kalueshëm me zinxhirë.
Të gjitha akset e tjera rrugore janë të kalueshme pa probleme.
QARKU KORÇË
Aksi rrugor Ersekë-Leskovik-Çarshovë, Korçë-Voskopojë dhe Korçë-Dardhë janë të kalueshme me zinxhirë.
Firmat kontraktore po punojnë me mjete dhe forca për të mbajtur të hapur të gjitha akset rrugore.
QARKU VLORË
Në Qafën e Muzinës qarkullimi i mjeteve kryhet pjesërisht me zinxhirë. Në Qafën e Llogarasë qarkullimi i mjeteve kryhet pa zinxhirë por në pjesë të veçanta do kujdes nga drejtuesit e automjeteve sepse ka prezencë ngricash.
Policia Rrugore po monitoron kalimin e automjeteve në këto segmente rrugore.
QARKU GJIROKASTËR
Reshjet e borës janë ndërprerë duke bërë që situata të normalizohet.
Të gjitha akset rrugore janë të qarkullueshme pa zinxhirë me përjashtim të aksit rrugor Përmet-Çarshovë i cili kryhet me zinxhirë në pjesë të veçanta.
Akset rrugore që të çojnë në zonat rurale janë të kalueshme pjesërisht me zinxhirë.
QARKU BERAT
Sot paradite si rezultat i reshjeve të borës ka pasur vështirësi kalimi në aksin rrugor Poliçan-Çorovodë. Policia Rrugore ka monitoruar situatën dhe nuk ka lejuar qarkullimin e automjeteve të pa pajisura me zinxhirë.
Aksi rrugor Potom-Skrapar i kalueshëm me zinxhirë ndërsa aksi rrugor Çorovodë-Gjerbës ka qenë i bllokuar, por është hapur.
Në fshatin Melck, Njësia Administrative Potom, bashkia Çorovodë, një shtetas është izoluar nga dëbora së bashku me 300 krerë bagëti të imta. Strukturat e EC jane nisur sapo kane marre njoftimin për t’i shkuar në ndihmë./a.m.
Next Post
UEFA ia përmbledh keq Partizanit të Beogradit

UEFA ia përmbledh keq Partizanit të Beogradit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gjermania eliminohet për herë të parë me penallti! Dramë edhe për Holandën! Paraguaj e Maroku vijojnë Botërorin

Gjermania eliminohet për herë të parë me penallti! Dramë edhe për Holandën! Paraguaj e Maroku vijojnë Botërorin

June 30, 2026
Një çantë e dyshimtë në Tiranë, njësia anti-eksploziv dhe policia në vendngjarje

Konflikt fizik në zonën e Shkallnurit në Durrës, slloveni plagoset me mjet prerës

June 29, 2026
Projekti i plotë/ Mazniku tregon rrugën që do ndiqet me reformën territoriale në 61 bashkitë e vendit

Mazniku: Rama dhe të gjithë ne kemi një kontratë me 860 mijë votues

June 29, 2026
Shkon në 1719 numri i viktimave nga tërmetet në Venezuelë, mbi 5 mijë të plagosur

Shkon në 1719 numri i viktimave nga tërmetet në Venezuelë, mbi 5 mijë të plagosur

June 29, 2026
Ndërhyrje të paligjshme në shtratin e Lumit të Valbonës, IKMT gjobit dhe pezullon subjektin

Ndërhyrje të paligjshme në shtratin e Lumit të Valbonës, IKMT gjobit dhe pezullon subjektin

June 29, 2026
VIDEO / Xhama të thyer dhe dyer të shkatërruara, pasojat pas sulmit të protestuesve te ‘Politekniku’

VIDEO / Xhama të thyer dhe dyer të shkatërruara, pasojat pas sulmit të protestuesve te ‘Politekniku’

June 29, 2026
Flirtime e tradhti/ Meri Shehu bën parashikimin e mujor të horoskopit në BBV!

“Kleçka” e korrikut! Meri Shehu: 4 planete do të trazojnë jetën e këtyre shenjave!

June 29, 2026
Spahiu tregon arsyet: Pse Berisha deklaroi hapur që 21 janari është krim shtetëror pa dashje

“Edhe Rusia me Ukrainën, apo SHBA me Iranin që janë në luftë bëjnë negociata! ‘Flamingot’ refuzojnë!”

June 29, 2026
“Nuk ecën, vendi kalon në kaos”/ Braçe dhe Berisha kundër platformës së protestës për asamble me short dhe qeveri tranzitore

Jesuralem Post: Si depërtoi retorika antisemite në protestat anti-Kushner në Shqipëri

June 29, 2026
Spaho, në Kuvend: Ne të Partisë Demokratike nuk jemi hajdutë!

“Rama të mos dorëhiqet”, Spaho sqaron deklaratën dhe “shpërthen” kundër PD

June 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In