• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, September 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

“Mora pjesë në prerjen e kokave të dy kosovarëve… ia prenë vërtetë”

by
03/07/2015 09:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Fakte tronditëse kanë dalë në dritë lidhur me grupin terrorist, të arrestuar në Itali e Shqipëri dy ditë më parë, në operacionin e quajtur “Martesa”, ku në pranga ranë dy familje, njëra shqiptare dhe tjetra italiane, të cilat kishin lidhur krushqi mes tyre. Mediet italiane kanë zbardhur disa biseda të bërë në “Skype”, të përgjuara nga shërbimet sekrete, falë të cilave është zbuluar aktiviteti i celulës terroriste italo-shqiptare. Të gjitha këto përgjime, së bashku me aktivitetin e çdonjërit prej anëtarëve të celulës, janë pjesë e dosjes prej 42 faqe, përgatitur nga hetuesi i prokurorisë së Milanos, Ambroxhio Moçia.

Në dosje shkruhet se shqiptari Aldo Kobuzi, i vetëquajtur Said, është përgatitur si luftëtar i Shtetit Islamik në një kamp ushtarak në Irak, më pas është transferuar në Siri, ku ka marrë pjesë në disa aksione të dhunshme me rolin e një muxhahedini. Sipas medieve italiane, arsyeja e martesës mes Aldo Kobuzit e Maria Giulia Sergio ka qenë pikërisht mundësia për të lejuar italianen e konvertuar në islam, për të hyrë në territorin e Shtetit Islamik.

Përgjimet telefonike nisin qysh në tetorin e 2014-s e marrin fund më 8 qershor 2015. Mes tyre janë dhe bisedat e Donika Çokut, nënës së Aldo Kobuzit, me familjarët e saj në Shqipëri. Më 10 shkurt 2015, Donika Çoku shprehet: “Më dridhet trupi, pasi mora pjesë në prerjen e kokave të dy kosovarëve… ia prenë vërtetë”. Biseda të ngjashme zhvillohen dhe mes Aldo Kobuzit, i cili ndodhet në Siri dhe të afërmve të tij në Shqipëri. Ai shprehet krenar për aktet e dhunshme të kryera në emër të Allahut.

Më 8 prill 2015, Maria Giulia Sergio apo ndryshe Fatima az Zahra, e shoqja e Aldo Kobuzit, ndërsa flet me të motrën, Marianën, tregon se si bashkëshorti i saj, Aldo, ka marrë pjesë në groposjen e gjallë të një personi të akuzuar për tradhti bashkëshortore. “Ne këtu në Siri po vrasim të pafetë për të zgjeruar territorin e Shtetit Islamik. Iku koha e myslimanit që jeton në tokën e të pafeve. Luftëtarët e Allahut janë të fortë, inteligjentë, të mrekullueshëm, braktisin fëmijët, gratë, shtëpitë e paratë e vijnë në Siri për të luftuar”, thotë Maria Giulia Sergio.

Në nëntor të 2014-s, pak ditë pasi Ministria e Brendshme italiane e shpalli Maria Giulia Sergion si një person të rrezikshëm e në kërkim ndërkombëtar për terrorizëm, regjistrohet biseda telefonike mes saj e familjarëve në Itali. “Jemi të rrethuar nga gazetarët e nuk dalim dot nga shtëpia, jemi të burgosur këtu brenda, të akuzojnë për terrorizëm, Fatima”, thotë e ëma Assunta. Ajo i përgjigjet se ishte e informuar për ç’ka ndodhte, pasi i kishte treguar një motër nga Kosova, e cila kishte ndjekur kronikat televizive.

“Po ti mama mos u shqetëso, vallahi, në emër të Allahut do të dhuroj xhenetin, për ty, për Marianën, për babin, për Saidin (Aldo Kobuzi), për veten time, për të gjithë që këta të pafe i quajnë terroristë, kur terroristë janë ata vetë. Mama ti mos u shqetëso për asgjë, vetëm duhet të tregohesh shumë e kujdesshme, nuk duhet të flasësh më në telefon, as të më shkruash, nëse ju pyesin thojini se nuk dini asgjë se ku ndodhet vajza juaj”, vijon bisedën italiania Maria Giulia Sergio (Fatima).

Më 30 mars 2015, në një tjetër bisedë në “Skype”, ndërsa nxit motrën e prindërit e saj për të udhëtuar drejt Kalifatit, Maria Giulia Sergio tregon dhe për disa rekrutues të Shtetit Islamik, aktiv në territorin italian. “Mama, ti mos u preokupo për asgjë, Allahu do të lehtësoj gjithçka. Ti shiti mobiliet e inshallah përgatitu për Hixhra (udhëtimi i shenjtë drejt Sirisë). Unë nga këtu do të organizoj gjithçka. Mos u preokupo për asgjë, pasi në Itali ka muhaxhedinë që do të organizojnë lidhjet. E rëndësishme është të mos flisni me askënd, flisni vetëm me Allahun”, thotë ajo. Ndërkohë, babai i Marias kërkon të dijë nëse në Siri mund të blejë një makinë e të ketë një patentë. Maria i përgjigjet: “Këtu në Siri nuk duhet patentë. Saidi (Aldo Kobuzi) ka marrë patentë si muhaxhedin, si luftëtar i Allahut.

Do t’i jap ai makinës, mos u shqetëso baba për asgjë, Saidi (Aldo Kobuzi) në Shqipëri nuk kishte patentë, por dy muaj praktikë këtu në Siri mori gjithçka. Babi nëse shkon dhe ti në front me Saidin (Aldo Kobuzi) të japin makinë dhe kallashnikov”.Në dosjen prej 42 faqesh të prokurorisë italiane të operacionit të koduar “Martesa”, një kapitull të veçantë zë dhe doktrinuesja online e rekurtuesja e Shtetit Islamik, Bushra Haik, me origjinë siriane, me nënshtetësi kanadeze dhe e lindur më 1985 në Bolonja. Është ajo që ka bindur Maria Giulian të niset drejt Sirisë dhe është po ajo që pas largimit të Marias, vazhdon e ndjek përgatitjen e formimin islamik të motrës së saj, Mariana Sergio. /Shekulli

Next Post

Cipras flet për një marrëveshje me Evropën 48 orë pas referendumit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Apeli i ish-krerëve të UÇK-së/ Nga 30 ditët e para te vendimi përfundimtar, ja si vijon beteja ligjore

Apeli i ish-krerëve të UÇK-së/ Nga 30 ditët e para te vendimi përfundimtar, ja si vijon beteja ligjore

September 18, 2026
Trump përjashton CNN, Politico dhe MsNow nga Shtëpia e Bardhë: Përhapin lajme të rreme!

Trump përjashton CNN, Politico dhe MsNow nga Shtëpia e Bardhë: Përhapin lajme të rreme!

September 18, 2026
Lufta ndot Gjirin Persik! Mbi 100 derdhje nafte, rrezikohen koralet dhe zonat e mbrojtura

Lufta ndot Gjirin Persik! Mbi 100 derdhje nafte, rrezikohen koralet dhe zonat e mbrojtura

September 18, 2026
“Nuk është verdikt përfundimtar!”- BE reagon para vendimit për Thaçin dhe ish-krerët e UÇK: Respektoni verdiktin e Speciales, e drejta…!

Se për ta, liria e Kosovës ishte e para

September 18, 2026
25 vite burg për Jakup Krasniqin, i biri: Është 76 vjeç, mund të mos jetë gjallë kur të përfundojë dënimin!

25 vite burg për Jakup Krasniqin, i biri: Është 76 vjeç, mund të mos jetë gjallë kur të përfundojë dënimin!

September 18, 2026
Orët e Tiranës

Orët e Tiranës

September 18, 2026
Sondazhi trondit Netanyahun! Eisenkot kryeson me 48% për postin e kryeministrit, 40% për liderin e Likud

Sondazhi trondit Netanyahun! Eisenkot kryeson me 48% për postin e kryeministrit, 40% për liderin e Likud

September 18, 2026

“Po paguajmë shtrenjtë”, Erion Braçe kërkon të hiqen taksat që rëndojnë naftën

September 18, 2026
“Berisha e përdori vrasjen e Azem Hajdarit si alibi për të marrë pushtetin me dhunë”, ish-drejtuesi i Policisë zbardh prapaskenat e 14 shtatorit 1998

“Berisha e përdori vrasjen e Azem Hajdarit si alibi për të marrë pushtetin me dhunë”, ish-drejtuesi i Policisë zbardh prapaskenat e 14 shtatorit 1998

September 18, 2026
Apeli i Speciales/ Avokati i Jakup Krasniqit: Do të kërkojmë që procedura të zhvillohet me urgjencë

Apeli i Speciales/ Avokati i Jakup Krasniqit: Do të kërkojmë që procedura të zhvillohet me urgjencë

September 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com