• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

MK: Marrëveshje për mbrojtjen e monumenteve të kulturës

by
30/05/2015 09:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në ambientet e Ministrisë së Kulturës u nënshkrua dje  marrëveshja e bashkëpunimit mes Ministrisë së Kulturës së Republikës së Shqipërisë dhe Palazzo Spinelli  Per L’arte e il Restauro Shqipëri, e cila shënon hapin e parë  në  mbrojtjen e monumenteve të kulturës.

Marrëveshja  u nënshkrua nga Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro dhe Drejtori i Përgjithshëm i Palazzo Spinelli, Emanuele Amodei. Zgjerimi i bashkëpunimit dhe partneritetit me institucionet vendase dhe ndërkombëtare synon të sjellë jo vetëm mbështetje financiare, por dhe ekspertizë ndërkombëtare të institucioneve më elitare botërore.

Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro u shpreh në fjalën e saj se “jemi këtu sot për të ndërtuar një urë komunikimi të munguar në fushën e dijes profesionale sa i përket rastaurimit dhe konservimit të trashëgimisë kulturore. Duhet thënë se me Ambasadën Italiane në Tiranë kemi marrëdhënie të ngushta kulturore, në art dhe kulturë, por sidomos në fushën e trashëgimisë kulturore dhe të restaurimit”.

“Vlen të theksohet këtu bashkëpunimi i rëndësishëm për rijetëzimin e Pallatit të Brigadave, një projekt madhor yni, i cili në bashkëpunim me Fondacionin Amerikano-Shqiptar të Zhvillimit do të japë shpejt rezultatet e pritshme. Marrëdhënia jonë me Italinë shkon përtej eksperiencave dhe historive, prej mëse dy vitesh po ndajmë edhe dijen dhe profesionalizmin në fushën e trashëgimisë”, tha ajo.

Kjo marrëveshje ka për qëllim të rrisë kapacitetet në fushën e trajnimit dhe edukimit nëpërmjet krijimit dhe drejtimit të shkollave, qendrave kulturore, laboratorëve të restaurimit, instituteve të trajnimit të vazhdueshëm që synojnë përmirësimin e mjeshtërisë së ndërhyrjeve në objektet e trashëgimisë, rritjen e aftësisë së restauratorëve në Shqipëri për mbrojtjen e trashëgimisë dhe ruajtjen e saj.

Gjithashtu, marrëveshja synon organizimin e projekteve kërkimore shkencore, për përvetësimit të teknikave më të mira që aplikohen sot në botë për restaurimin dhe konservimin e veprave të artit dhe monumenteve të kulturës; projektimin e masterplaneve specifikë të zhvillimit dhe promovimit turistiko-kulturor të territorit ose të zonave specifike me interes artistik dhe kulturor.

Emanuele Amodei, Drejtor i Përgjithshëm i Palazzo Spinelli tha mes të tjerash se “ky është një moment historik për Shqipërinë”. “Si një vend i pasur në trashëgimi kulturore ai duhet t’i prezantohet Evropës duke shfaqur identitetin e vet kulturore. Zgjodhëm të bashkëpunojmë me Shqipërinë për trashëgiminë e saj të pasur dhe për këtë identitet të fortë kulturor. Ky është vetëm fillimi i një marrëdhënieje të qëndrueshme. Jemi këtu për t’u treguar fëmijëve tanë dhe brezave pas nesh këtë identitet shqiptare, që e vlerësoj fort, sepse Shqipëria duhet të ketë vendin e vet në familjen e madhe evropiane”.

Ministrja Kumbaro shtoi se “kemi konstatuar se nuk kemi folur për dijen dhe mjeshtërinë që mban në këmbë trashëgiminë.  Sot vazhdojmë t’u referohemi mjeshtrave, por kemi një boshllëk në mjeshtërinë e konservimit dhe të restaurimit, që është po aq pjesë e trashëgimisë.  Ky mbetet një shqetësim institucional, pasi jemi duke humbur zanatet për punimin e gurit, të hekurit, kemi mungesë në restaurim të tekstilit, etj”, tha ajo.

“Prej një viti e gjysmë kemi organizuar kurse trajnimi me partnerë ndërkombëtarë që nga UNESCO dhe të tjerë për restaurime, konservime, komunikim muzeal, etj. Vijmë sot në këtë marrëveshje me Palazzo Spinelli, një organizëm me shumë eksperiencë në fushën e restaurimit, me rezultate të prekshme dhe me një njohje ndërkombëtare dhe anëtare e rëndësishme  e rrjeteve ndërkombëtare në këtë fushë. Qëllimi i kësaj marrëveshjeje mbetet krijimi i një marrëdhënie të qëndrueshme në fushën e formimit profesional të restaurimit dhe projekteve të ndryshme”.

Marrëveshja parashikon gjithashtu ndërhyrje specifike në trashëgimi kulturore. Këto do të jenë ndërhyrje të specializuara në konservimin, restaurimin shkencor të objekteve muzeale; piktura mbi kanavacë dhe mbi dru, afreske, materiale letre (restaurimi i librave, pergameneve, printimeve, vizatimeve, dhe objekteve të tjera), qeramikë, vitreo, lapidarë dhe mozaikë, metale etj.

Marrëveshja parashikon edhe veprime konkrete për realizimin e portaleve specifike online për shfrytëzimin e informacionit në lidhje me trashëgiminë kulturore, mjedisore, historiko-artistike të vendit, duke u dhënë rëndësinë që meriton edhe aktiviteteve të botimit dhe publikimit në formate online, teksteve në lidhje me trashëgiminë kulturore materiale dhe jomateriale.

Ministria e Kulturës, nëpërmjet marrëveshjes  me Palazzo Spinelli, krijon një model të ri të punës dhe menaxhimit të trashëgimisë duke rritur përfitimet që vijnë nga projekte që financohen nga institucione ndërkombëtare dhe organizma të ndyshëm, donatorë dhe mbështetës të ruajtjes së trashëgimisë kulturore.

Fondacioni Palazzo Spinelli Per L’arte e il Restauro është themeluar në vitin 1998, me qëllimin të mbrojë trashëgiminë botërore kulturore, përmes promovimit, restaurimit, konservimit.  Ai është pjesë e rëndësishme e projekteve të bashkëpunimit me organizma si UNESCO, Komisioni Evropian, Ministria e Jashtme e Italisë. Shtrin aktivitetin e tij në rreth 40 vende të botës dhe prej dy vitesh ka hapur edhe zyrën e tij në Shqipëri. Projekti i parë me Shqipërinë, në bashkëpunim me IMK ka nisur me ngritjen e laboratorit të restaurimit në Berat, me ndihmën përmes  kurseve të trajnimit  për specialistë të restaurimit, ATA

Next Post

Rosie Huntington vjen me një set nudo (Fotot)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sulmet iraniane mbi Izrael në gatishmëri të lartë, mbyll për arsye sigurie Varrin e Shenjtë

Sulmet iraniane mbi Izrael në gatishmëri të lartë, mbyll për arsye sigurie Varrin e Shenjtë

March 5, 2026
Qëllimi i Ramës për krijimin e “Shtetit Bektashi”… Vangjeli: Me një gur vret 3-4 zogj

Vangjeli: Sali Berisha e ka kthyer PD në “Airbnb” ambiciesh

March 5, 2026
Salianji sfidon Berishën: Hap garën në PD, lëri demokratët të votojnë të lirë!

Salianji sfidon Berishën: Hap garën në PD, lëri demokratët të votojnë të lirë!

March 5, 2026
Sot Kuvend, pritet votimi për ministrat e rinj pas dekreteve të Presidentit Begaj

Sot Kuvend, pritet votimi për ministrat e rinj pas dekreteve të Presidentit Begaj

March 5, 2026
EMRI / Ekstradohet nga Britania e Madhe anëtari i grupit të Laert Haxhiut

EMRI / Ekstradohet nga Britania e Madhe anëtari i grupit të Laert Haxhiut

March 5, 2026
Reshje të pakta shiu/ Parashikimi i motit për sot, 6 shtator 2023

E enjtja me mot të paqëndrueshëm në të gjithë vendin

March 5, 2026
Visho Ajazi Lika rrëfen historinë e kërcënimit: I shkova në zyrë kryeministrit! U informova se mund të bëhej sulm ndaj…

“Jo vetëm raketa”, ish-kreu i SHISH, Visho Ajazi: Irani mund të na sulmojë në shumë mënyra

March 5, 2026
Dita e VI | Irani lëshon raketa drejt Izraelit, Senati Amerikan lë në fuqi kompetencat ushtarake të Trumpit

Dita e VI | Irani lëshon raketa drejt Izraelit, Senati Amerikan lë në fuqi kompetencat ushtarake të Trumpit

March 5, 2026
“Po i qëndroj presioneve të pacipa të PD”, Salianji: Nuk iki nga partia, s’është pronë private

“Po i qëndroj presioneve të pacipa të PD”, Salianji: Nuk iki nga partia, s’është pronë private

March 5, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Kur Teherani ka dilema, Tirana e ka vendosur

March 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In