• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Mjetet motorike, taksat do të rriten 7 për qind

by A R
01/11/2015 14:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministria e Financave ka parashikuar që të rriten taksat mbi primet e shkruara apo thënë ndryshe taksa e siguracioneve që paguajnë mjetet motorike, për vitin 2016.

Në propozimet e saj, Ministria ka kërkuar që kjo taksë, nga 3 për qind, të shkojë në nivelet 10 për qind, çka pritet që automatikisht të reflektojë në çmimet e siguracioneve të jojetës, të automjeteve dhe pronave të paluajtshme. Me këtë ndërhyrje të Financave në paketën fiskale, duke rritur taksën e primit të shkruar, pritet që çmimi i siguracioneve të jojetës të pësojë rritje pas 1 janarit 2016.

Në vendin tonë qarkullojnë 400 mijë automjete dhe sot siguracioni paguhet në bazë të fuqisë motorike të mjetit dhe vitit të prodhimit. Një automjet me fuqi motorike 1000 kubikë, i prodhuar pas vitit 2005, çmimi i siguracionit është 14,720 lekë në vit, kurse për një makinë 1200 kubikë, çmimi i siguracionit është 15,160 lekë, një automjet 1600 kubikë siguracioni është 15,260 lekë në vit, dhe për një automjet me fuqi motorike 2200 kubikë, siguracioni është 15,860 lekë në vit.

Duke qenë se nga 1 janari taksa mbi siguracionet do të rritet 7 për qind apo trefishohet nga sa është aktualisht, kjo do të sjellë çmim më të lartë të siguracioneve. Në paketën fiskale të vitit 2015, qeveria hoqi TVSH-në 20 për qind për siguracionet e jojetës, pra të automjeteve, pronave të paluajtshme. Sipas përllogaritjeve që bënë Financat, vendosja e taksës së siguracioneve me 3 për qind do të balanconte humbjen në të ardhurat e buxhetit dhe çmimi i siguracioneve do të pësonte ulje. Këto ndryshime nuk reflektuan në çmimet e tregut të siguracioneve, por as në rregullimin e të ardhurave në buxhet.

Pasi vetë Financat propozojnë rritje të taksës së siguracioneve për të balancuar humbjen e krijuar në buxhet nga heqja e TVSH-së, ku deficiti është 780 milionë lekë. Sipas përllogaritjeve që kanë bërë Financat, efektet plus në buxhet do të jenë 450 milionë lekë, për të rikuperuar gropën e mësipërme që u krijua nga paketa 2015.

Nga ana tjetër, Financat janë duke diskutuar me misionin e Fondit Monetar Ndërkombëtar paketën fiskale dhe buxhetin e vitit të ardhshëm. Meraku i FMN-së vazhdon të mbetet moskalimi i nivelit të deficitit. Nga ana tjetër, shefja e misionit të FMN-së, Anita Tuladhar, e cila ndodhet në vendin tonë, i kujtoi edhe një herë qeverisë shqiptare nivelin e lartë të borxhit publik në aktivitetin e Bankës Qendrore. Marrëveshja e 5të me FMNnë nuk është firmosur ende, pasi në qershor përfaqësuesit nuk ranë dakord me qeverinë, në mënyrë që të lëshonin këstin e kredisë së radhës. FMN ka qenë kritike me qeverinë sa i përket mbledhjes së taksave dhe luftës ndaj evazionit, tashmë mbetet për t’u parë se çfarë do të dorëzoje ky mision në tavolinën e ministrit Cani dhe a do të ketë sugjerime për rritje të mëtejshme të barrës fiskale.

Balkan Web

Next Post

Halloween, Gjyste Vulaj sfidon moshën (FOTO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Fajin e keni ju”, Haxhiu “shpërthen” në studio ndaj Këlliçit dhe Garos!

Vlora Hyseni, mes Bakusë dhe arrestit

September 22, 2026
Skandali me lëndët narkotike në Turqi, shoqërohet në polici aktorja e njohur

Skandali me lëndët narkotike në Turqi, shoqërohet në polici aktorja e njohur

September 22, 2026
“Mund të sulmohej Europa”, Trump në OKB: Irani s’do ketë më armë bërthamore

“Mund të sulmohej Europa”, Trump në OKB: Irani s’do ketë më armë bërthamore

September 22, 2026
“Standard & Poor’s” konfirmon vlerësimin e Shqipërisë në “BB”

“Standard & Poor’s” konfirmon vlerësimin e Shqipërisë në “BB”

September 22, 2026
Dy gjysmat e PD me dy drafte/ Zbulohet formula e demokratëve për reformën territoriale: Ja sa bashki më shumë kërkon Alibeaj!

Nga Elbasani në Delvinë, 15 bashki nisin regjistrimin e pasurive, çelet tenderi 3.5 mln euro

September 22, 2026
VIDEO / Zjarri përfshin pallatin në Lushnjë, banorët zbresin me nxitim për të ‘shpëtuar’ makinat

VIDEO / Zjarri përfshin pallatin në Lushnjë, banorët zbresin me nxitim për të ‘shpëtuar’ makinat

September 22, 2026
Trump kërkon potasin e Bjellorusisë, marrëveshja që mund të trazojë tregun dhe aleatët

Trump kërkon potasin e Bjellorusisë, marrëveshja që mund të trazojë tregun dhe aleatët

September 22, 2026
Trump në OKB i jep një mesazh Putinit: Zgjidhni luftën! -

Trump në OKB i jep një mesazh Putinit: Zgjidhni luftën! –

September 22, 2026
BE shpenzon tre herë më shumë për importet nga Kina sesa për eksportet e bllokut -

BE shpenzon tre herë më shumë për importet nga Kina sesa për eksportet e bllokut –

September 22, 2026
Ndërtim pa leje dhe shpërdorim detyre, sekuestrohet hoteli luksoz në Ksamil

Ndërtim pa leje dhe shpërdorim detyre, sekuestrohet hoteli luksoz në Ksamil

September 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com