• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Mjeku shqiptar në Itali: Shmangni grumbullimet, po të respektoni masat nuk infektoheni

by Ardit Rada
30/11/2020 16:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mjeku shqiptar në Itali, Genc Kapxhiu prej fillimit të pandemisë ka qenë në frontin e parë kundër luftës me COVID-19. Pavarësisht se çdo ditë është përballur me qindra të infektuar, ai vetë nuk e ka kaluar virusin.

Kjo sipas tij është meritë e respektimit të rregullave siç është mbajtja e maskës, distancomi social dhe dezinfektimi i duarve. Ndaj ai ju bën thirrje të gjithëve që të mos shkelin protokollet e sigurisë, pasi siç thotë, nëse tregohemi të rregullt dhe të rreptë  COVID nuk prek njeri.

“Duhet të tregohemi të zgjuar. Të evitojmë festat, grumbullimin e njerëzve. Gjithsecili të festojë me familjen e tyre për të evituar një fazë të tretë me uljen e temperaturave. Unë kam zbatuar rregullat.  Maskën, dezinfektim i duarve. Kam mbajtur distancën. Jua garantoj se nëse jemi të saktë dhe të rreptë, COVID nuk prek njeri”, tha mjeku shqiptar Genc Kapxhiu.

Përsa i përket Italisë, Kapxhiu thotë se masat kufizuese atje kanë dhënë efekt. Ndaj që nga 4 dhjetori pritet të ketë lehtësime, por ai shpreson që njerëzit të tregohen të zgjuar dhe të shmangin grumbullimet për festat e fundvitit në mënyrë që të mos kemi një fazë të tretë të koronavirusit.

“Dje kemi pasur vetëm 900 pozitiv ne COVID. Masat që janë marrë 3 javët e fundit kanë funksionuar. Kërkohet që më datë 4 të lehtësohen masat, por shpresojmë që viti i ri të mos sjellë të mos sjellin atë që kaluam në verë. Domethënë një fazë të tretë që pritet nga fundi i janarit. Shpresojmë që kjo gjë mos të ndodhë. Dy muajt e verës që ne kaluam nuk morëm asnjë masë për parandalimin e përhapjes. Ka prekur nga të rijnë deri tek të vjetrit. Ndërkohë do ditë zbulohen 100 deri në 200 të sëmurë. Ne kemi 6 pavijone me COVID që marrin rreth 128 të sëmurë. Plus kemi edhe reparte të tjera. Ranimacioni është gjithmonë i zënë. Si e dimë edhe moshat e reja kanë komplikacione dhe shkojnë në intubim.

Para se pacienti të shkojën në arrest aspirator, intubohet. Nëse shkon në arrest aspirator vdes. Intubuimi është thjeshtë paraprijë e arresteve. Nuk është denifinitiv.  Fazën e dytë e kemi kaluar para 3 javësh. Faji kryesor është i ne qytetarëve se nuk i respektojmë rregullat. Edhe ne do donim të festonim vitin e ri, krishtlindjet, por kam dy prindër të vjetër. Kam frikë sepse unë jam një person në rrezik çdo ditë. Kur je simptomatik infekton të gjithë. Për 10-15 ditë je në fazën e inkubacionit”, shtoi Kapxhiu/a.p

Next Post
Shqipëria në 24 orët e fundit: 302 raste të reja me Covid, 54 të shëruar dhe tre humbje jete

Shqipëria në 24 orët e fundit: 557 raste të reja, 368 të shëruar dhe 12 viktima nga Covid

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shkrepe një foto këtu!

Editoriali Rama-Vuçiç “për qasjen realiste”, Komisioni Europian: Zgjerimi, prioritet kyç!

March 3, 2026
Ndodh edhe kështu! Klubi i njohur shkarkon trajnerin pas fitores 8-0

Ndodh edhe kështu! Klubi i njohur shkarkon trajnerin pas fitores 8-0

March 3, 2026
Një vendim i diskutueshëm i Gjykatës Kushtetuese dhe çështja Riley k. Kalifornisë

Skandal: Një përkthim i gabuar me pasoja të rënda në praktikën gjyqësore

March 3, 2026
Pas raketave iraniane: A është Dubai ende destinacioni ideal? Rrëfimet e VIP-ave që ndodhen atje…

Pas raketave iraniane: A është Dubai ende destinacioni ideal? Rrëfimet e VIP-ave që ndodhen atje…

March 3, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 4 Mars 2026

March 3, 2026
Minxhozi: Në rreshtat e dosjes si të Berishës ashtu dhe të Metës shohim një fakt goditës

Nga Bordi i Paqes në Manzë, kur shpresa kthehet në frikë

March 3, 2026
Të burgosurit u përjashtuan nga zgjedhjet në Rrogozhinë/ Frrok Çupi: KQZ goditi të drejtën e votës

Kur ndodhi gjëma, këta flinin

March 3, 2026
Konflikti në Lindjen e Mesme, MEPJ: Shmangni udhëtimet, shqiptarët në rajon të kontaktojnë përfaqësitë diplomatike

Konflikti në Lindjen e Mesme, MEPJ: Shmangni udhëtimet, shqiptarët në rajon të kontaktojnë përfaqësitë diplomatike

March 3, 2026
Rrëzoi ankimimin e Ramës, zbardhet i plotë vendimi i Gjykatës Kushtetuese për Ballukun

Rrëzoi ankimimin e Ramës, zbardhet i plotë vendimi i Gjykatës Kushtetuese për Ballukun

March 3, 2026
Gjykata liron 4 protestuesit e Berishës, që i vunë zjarrin Vilës 31 dhe dhunuan policët

Gjykata liron 4 protestuesit e Berishës, që i vunë zjarrin Vilës 31 dhe dhunuan policët

March 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In