• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ministrja e Ramës shpërthen ndaj Kryeministrit: Je për të ardhur keq! Të papranueshme shkarkimet në grup

by Java News
02/08/2017 14:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Qeveria shqiptare nuk është mbledhur për plot dy muaj. Ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha thotë në një intervistë për Report TV se ajo personalisht as ka komunikuar me Kryeministrin gjatë kësaj periudhe.

“Unë e di që për ju është një kuriozitet i madh për të pyetur nëse ka pasur apo jo një mbledhje qeverie. Në fakt nuk ka pasur pas përfundimit të zgjedhjeve, pavarësisht se për çdo ministër puna ka vazhduar normalisht. Gjatë kësaj kohe unë nuk kam pasur asnjë komunikim me kryeministrin”, shprehet ministrja.

Ajo i konsideron të papranueshme shkarkimet publike dhe në grup të bëra nga Edi Rama dhe bën thirrje për rikthimin sa më shpejt në shinat e ligjit.

“Ajo çfarë kemi parë ditët e fundit është për të ardhur keq. Reforma në administratë nuk ka të bëjë me shkarkimin në masë të ca personave dhe emërimin e disa të tjerëve, pa u bazuar në asnjë kriter apo analizë. Kujto që mund t’i jetë kërkuar dorëheqja do të ishte mirë që së pari t’i ishte bërë një analizë. Më vjen keq që kërkon shkarkime në masë, kjo nuk është mënyra si funksionojnë institucionet. Ne duhet të kthehemi urgjentisht në rrugën institucionale. Ky është një proces kyç i integrimit dhe do të shikohet me kujdes nga Komisioni Evropian. Në një vend normal gjëra të tilla nuk diskutohen në mënyrë absolute”, thotë Gjosha.

Gjosha thotë se do ta presë pasardhësin e saj në zyrë për t’i dorëzuar detyrën, por thotë se është kundër idesë së bashkimit të Ministrisë së Integrimit me atë të Punëve të Jashtme.

“Nuk ka të bëjë fare më kulturën time. Institucioni patjetër që duhet të dorëzohet tek pasardhësi, kushdo qoftë ai, bashkë me dokumentacionin përkatës, për ta pritur në zyrë dhe për ta uruar që ky proces të vazhdojë me të njëjtin ritëm.

Ministria e Integrimit është shprehur zyrtarisht dhe ekspertët kanë dalë në përfundimin se Ministria e Integrimit duhet të ruhet si një institucion më vete.

Të mos harrojmë se me hapjen e negociatave puna do të jetë më e madhe. Ka disa modele. Mali i Zi është një model suksesi, i cili e ka pasur integrimin të përfshirë në ministrinë e jashtme, dhe tani e ka nxjerrë një ministri më vete. Mendoj që do të jetë me shumë vlerë ruajtja e MIE”, vijon ministrja e Integrimit e LSI, Klajda Gjosha.

Sa i takon strategjisë opozitare të LSI-së, Gjosha e cila do ta bëjë këtë rol si deputete e Tiranës, shprehet: “Do të jetë një opozitë që fatkeqësisht në vitet që lamë pas i ka munguar vendit. Do të jetë opozitë e fortë dhe konstruktive. Ne do të jemi aty për të konstatuar shkeljet, por edhe të japim alternativat tona. Nuk mendoj që opozita bëhet me bojkot, por brenda Kuvendit të Shqipërisë”.

Gjosha thotë se LSI nuk i tërhoqi ministrat e saj nga qeveria edhe pse doli në opozitë, me qëllim që të çojnë deri në fund detyrimet kushtetuese.

ma.me

Next Post
Velipoja po e humb ndaj Ulqinit, edhe prej çmimeve

Velipoja po e humb ndaj Ulqinit, edhe prej çmimeve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Protesta në të gjithë Spanjën për krizën e strehimit

Protesta në të gjithë Spanjën për krizën e strehimit

October 3, 2026
Analiza/ Afrohet fundi i afatit për mbrojtjen e përkohshme, ukrainasit në SHBA përballen me pasiguri

Analiza/ Afrohet fundi i afatit për mbrojtjen e përkohshme, ukrainasit në SHBA përballen me pasiguri

October 3, 2026
“Turpi dhe morali, shpikje patriarkale”, “Gratë e mira bëjnë…”/ Shkrime në mure pas publikimit të videove intime të artisteve

“Turpi dhe morali, shpikje patriarkale”, “Gratë e mira bëjnë…”/ Shkrime në mure pas publikimit të videove intime të artisteve

October 3, 2026
Zhduket nga radarët avioni me gjashtë persona në bord

Zhduket nga radarët avioni me gjashtë persona në bord

October 3, 2026
Trajneri Maran pas humbjes me Finlandën: Na penalizuan vendimet e arbitrit

Trajneri Maran pas humbjes me Finlandën: Na penalizuan vendimet e arbitrit

October 3, 2026
Shpërthen Ylli Manjani: Prokurorë, shkoni me lule te varri i Enverit. Ai nuk lejonte avokatët!

Opozita e Taiwanit…

October 3, 2026
Rey Manaj optimist pas humbjes me Finlandën: Në fund do dalim të parët!

Rey Manaj optimist pas humbjes me Finlandën: Në fund do dalim të parët!

October 3, 2026
Kush duhet të turpërohet?

Kush duhet të turpërohet?

October 3, 2026
Kreshnik Spahiu komenton reagimin e Eli Farës pas publikimit të videove intime: Duke mbrojtur alibinë e Hilës, u bë bashkëpunëtore

Kreshnik Spahiu komenton reagimin e Eli Farës pas publikimit të videove intime: Duke mbrojtur alibinë e Hilës, u bë bashkëpunëtore

October 3, 2026
Shqipëria nis me gol, por kartoni i kuq i Berishës përmbys gjithçka! Finlanda mposht kuqezinjtë 2-1 në Helsinki

Shqipëria nis me gol, por kartoni i kuq i Berishës përmbys gjithçka! Finlanda mposht kuqezinjtë 2-1 në Helsinki

October 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com