• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ministri Hoxha takon drejtuesit e Policisë në Sarandë: Masa të forta për të përmbyllur një sezon të sigurt

by A M
11/08/2024 13:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministër i Brendshëm Ervin Hoxha zhvilloi një vizitë inspektuese në qytetin e Sarandës, ku u takua me drejtues vendorë të Policisë së Rendit dhe Kufirit. Ministri i përgëzoi për masat për sezonin turistik dhe shprehu shqetësimet mbi disa problematika të konstatuara.

“Mjetet e lundrimit, të cilat i pashë edhe gjatë inspektimit në bregun e Sarandës, janë në përputhje të plotë me planin e masave që keni hartuar. Nga pikëpamja e rendit dhe sigurisë publike duhet të ushtrojmë kontrolle shumë të shpeshta, të respektojnë parametrat e mbylljes së muzikës në oraret e përcaktuara në ligj, sepse pas këtyre orareve nuk do të lejohet askush“, deklaroi Hoxha.

Ai kërkoi masa të posaçme në fushën e qarkullimit rrugor, për të parandaluar ngjarje me pasoja.

“Komisariati i Policisë Sarandë duhet të ushtrojë në veçanti një kontroll më të theksuar. Akset kryesore janë të mbingarkuara, punonjësit e Policisë Rrugore duhet të jenë në gatishmëri të plotë për të zbatuar planin e masave”, nënvizoi ministri i Brendshëm.

Gerald Toska, Shefi i Komisariatit Sarandë informoi se bazuar në planin e masave për sezonin, çdo gjë ka shkuar qetësisht.

“Kemi marrë edhe forca shtesë nga drejtoritë e tjera për të na mbështetur për sezonin turistik. Koordinohemi me Komisariatin e Kufirit dhe së bashku kemi bërë një plan masash edhe për mjetet lundruese, ku kemi filluar një kontroll të dokumentacionit të të gjitha mjeteve.

Sa i përket Komisariatit, në vazhdimësi, për ndotjen akustike, pas orës 12:00 të natës, nuk tolerojmë të ketë muzikë. Kemi pasur 7 raste, të konstatuara pas orës 12:00, të cilët janë proceduar, janë referuar në prokurori dhe janë sekuestruar pajisjet muzikore. Për këtë aspekt jemi gjithmonë në gatishmëri, për t’u siguruar pushuesve një mjedis sa më të qetë“, tha Kryekomisar Toska.

Ministri Hoxha, gjithashtu instruktoi strukturat vendore të Policisë, të mbajnë në vëmendje mjetet ujore që përdoren për transport të pushuesve.

“Nuk mund të kemi njësi matëse dhe licenca të dhëna, njësoj, për operatorë, që kanë ‘hobby’ lundrimin dhe ndaj operatorëve, që kanë përgjegjësi më të madhe në lundrim dhe marrin pasagjerë me mjete më të mëdha. Kam konstatuar, në raste të caktuara, që korridoret dhe vijat bregdetare të përcaktuara për ndalimin dhe zbritjen e pasagjerëve të mjeteve që lundrojnë, nuk respektohen plotësisht”, u shpreh ministri.

“Jemi në pikun e sezonit turistik dhe ngarkesa e Policisë Kufitare është me kapacitet të plotë. Jemi të angazhuar të gjithë për kontrollin e vijës bregdetare, për sigurinë e plazheve për të gjithë turistët, që frekuentojnë Sarandën në këto ditë të sezonit turistik”, tha Fadil Veli, Shef i Komisariatit të Kufirit Sarandë.

Next Post
Mashtruan pronarin e exchange dhe i morën 140 mijë euro, kapet në Turqi një gjeorgjian

Mashtruan pronarin e exchange dhe i morën 140 mijë euro, kapet në Turqi një gjeorgjian

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tornado e fuqishme godet Siçilinë, dy persona në gjendje të rëndë dhe dëme të shumta

Tornado e fuqishme godet Siçilinë, dy persona në gjendje të rëndë dhe dëme të shumta

October 9, 2026
Berisha: Shqiptarët na votojnë vetëm nëse ripërtërihemi dhe paraqesim një vizion të ri

Berisha: Shqiptarët na votojnë vetëm nëse ripërtërihemi dhe paraqesim një vizion të ri

October 9, 2026
Kronika e dëshpërimit të Nallbatit dhe të tjera gajle

“Braçe zinte kokën me grushte. Heronjtë ikin, nafaka mbetet”/ Satira e Gjekmarkajt për Territorialen: Bela po i linte në suspancë…

October 9, 2026

Kriza për naftën, pse çmimi i karburantit po shkon në rekorde historike?

October 9, 2026
Zgjerimi, BE forcon kushtet për anëtarët e rinj: Deri në 15 vite mbikëqyrje dhe pezullim fondesh nëse mashtrojnë!

Mbyllja e “Kapitullit 20”, konfirmohet 13 tetori për Konferencën Ndërqeveritare Shqipëri-BE! I pranishëm do jetë edhe Rama

October 9, 2026
Mes Diellës dhe Skënderbeut: politika virtuale dhe Shqipëria reale

“PROTESTA – Shënimet e një gazetari”

October 9, 2026
“Këta që kanë mbetur janë zogjtë e një klloçke plakë”, deputetja e PS: Protesta është e lidhur me Berishën

Sali, Shqipëria do të bëhet!

October 9, 2026
Tentuan t’i arratiseshin Policisë, prangoset çifti shqiptar në Selanik, iu gjenden kokainë dhe armë në makinë!

Tentuan t’i arratiseshin Policisë, prangoset çifti shqiptar në Selanik, iu gjenden kokainë dhe armë në makinë!

October 9, 2026
Një ditë para takimit me ministrat e drejtuesit politikë, Rama mbledh qeverinë

“Shqipëria mbyll kapitullin e katërt”- Integrimi dhe anëtarësimi në BE, reagon kryeministri Rama: Nis numërimi mbrapsht i kohës drejt objektivit historik

October 9, 2026
Operacion antidrogë në Janinë, 3 shqiptarët kapen duke trafikuar 36 kg marijuanë!

Operacion antidrogë në Janinë, 3 shqiptarët kapen duke trafikuar 36 kg marijuanë!

October 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com