• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mashtruan pronarin e exchange dhe i morën 140 mijë euro, kapet në Turqi një gjeorgjian

by A M
11/08/2024 13:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Policia e Shtetit ka arritur që të arrestojë një prej autorëve që dy ditë më parë mashtruan pronarin e një pike këmbimi valutor në Shkodër.

Uniformat blu thonë se në bashkëpunim me autoritetet turke kanë mundur që të arrestojnë 40-vjeçarin gjeorgjian Kakha Joua. Policia kishte zbuluar se ai po lëvizte nga Sarajeva në Stamboll dhe destinacion kishte kryeqytetin e Gjeorgjisë.

Pas shkëmbimit të informacioneve, policia turke ka ndjekur 40-vjeçarin në Stamboll ku e kanë arrestuar dhe i kanë gjetur me vete 7500 Euro. Ditën e sotme ai është dërguar në Shqipëri.

Ndërkohë hetimet kanë zbuluar edhe dy autorë të tjerë dhe po punohet për kapjen e tyre.

Më datë 9 gusht këta persona i kanë marrë pronarit të një pike të këmbimit valutor nëpërmjet mashtrimit 140 mijë euro dhe më pas janë larguar nga vendi.

“Si rezultat i veprimeve intensive hetimore të kryera nga Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare në DVP Shkodër, pas kallëzimit nga pronari i një exchange, se 3 shtetas e kishin mashtruar në exchange, duke i marrë një shumë parash në euro, u bë i mundur identifikimi i 3 autorëve të dyshuar”, njoftoi policia.

Për këtë arsye janë shpallur në kërkim dhe dy gjeorgjianë të tjerë, 45 vjeç dhe 36 vjeç.

“Në bashkëpunim me Prokurorinë, vijojnë veprimet intensive për dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti”, njoftoi policia.

Next Post
Fluks në Portin e Vlorës, numër i lartë pasagjerësh në tre ditët e fundit

Fluks në Portin e Vlorës, numër i lartë pasagjerësh në tre ditët e fundit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com