• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Ministri i Brendshëm i Serbisë: Kosova po pengon hetimin për vrasjen e Ivanoviqit

by Java News
18/01/2018 23:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Nebojsha Stefanoviq, e ka quajtur të papranueshme reagimin e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinajt në lidhje me hetimet për vrasjen e Oliver Ivanoviqit. Ai reagoi pas një raportimi të Prva TV në gjuhën serbe se Prishtina përfundimisht ka refuzuar bashkëpunimin e Beogradit për hetimin rreth vrasjes së liderit të Iniciativës Qytetare “Liria, Demokracia, Drejtësia” (SDP), Oliver Ivanoviqit, transmeton Koha.net raportimin e B92.

 

i Punëve të Brendshme të Serbisë, Nebojsha Stefanoviq, tha se është fare i papranueshëm reagimi i kryeministrit Ramush Haradinaj dhe i ministrit të Drejtësisë dhe institucioneve të Prishtinës, siç zakonisht i drejtohet Republikës së Kosovës Beogradi zyrtar, duke refuzuar pjesëmarrjen e organeve hetuese të Serbisë në hetimin rreth vrasjes së Oliver Ivanoviqit.

“Reagimi i tillë i institucioneve kryesore të Prishtinës tregon qartë se aty nuk ka vullnet që të gjenden vrasësit dhe të dënohen, e as të bëhet hetim profesional, meqë ai duhet të përfshijë të gjitha organet hetuese që do të mund të ndihmonin që të zbulohen autorët dhe organizatorët e kësaj vepre penale”, tha ai.

Del qartë qëllimi, ka shtuar ai, që vëmendja e e opinionit të orientohet në drejtim të gabuar dhe që të vështirësohet dhe pengohet zbulimi i motiveve të vërteta të kësaj vrasjeje, si dhe zbulimi i të gjithë atyre që janë përgjegjës për këtë.

“Përkundër të gjitha kërkesave të drejtuara EULEX-it dhe UNMIK-ut që të përfshijë organet hetuese të Republikës së Serbisë në procesin hetues kemi mbetur pa kurrfarë përgjigjeje të këtyre institucioneve ndërkombëtare. Deri tani posaçërisht shqetëson praktika e pashembullt që EULEX-i nuk merr rol më aktiv në procesin hetues në një vepër të tillë penale”, ka thënë Stefanoviq, transmeton Koha.net.

Ai ka shtuar se Serbia edhe më tutje që prokuroria e saj, policia dhe organet e saj hetuese të jenë pjesë e hetimit.

Konsiderojmë se vetëm kështu mund të ndriçohet e vërteta e plotë dhe të pengohet që autorët dhe urdhërdhënësit e tyre të mbesin të pandëshkuar”, deklaroi ministri Stefanoviq, përgatiti Express.

Next Post
Skënderbeu në kartëmonedha, më 1921 u bë prerja e parë

Skënderbeu në kartëmonedha, më 1921 u bë prerja e parë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dy persona të zhdukur gjatë luftës identifikohen përmes ADN-së në Kosovë

Dy persona të zhdukur gjatë luftës identifikohen përmes ADN-së në Kosovë

September 29, 2026
Nga regjistri fizik te detyrat brenda orarit, Italia vendos rregulla të reja për shkollat

Nga regjistri fizik te detyrat brenda orarit, Italia vendos rregulla të reja për shkollat

September 29, 2026
I dënuar për vrasje me paramendim, arrestohet shqiptari në Itali, 28-vjeçari drejt ekstradimit

I dënuar për vrasje me paramendim, arrestohet shqiptari në Itali, 28-vjeçari drejt ekstradimit

September 29, 2026
Tensionet për ishujt Falkland rriten, Argjentina kërcënon Britaninë me betejë ligjore

Tensionet për ishujt Falkland rriten, Argjentina kërcënon Britaninë me betejë ligjore

September 29, 2026
I armatosur me thikë dhe dy çekiçë, i riu shqiptar terrorizon kalimtarët në Romano di Lombardia

I armatosur me thikë dhe dy çekiçë, i riu shqiptar terrorizon kalimtarët në Romano di Lombardia

September 29, 2026
Zelensky: Mbi 8 mijë trupa të Koresë së Veriut ndodhen në Rusi, po përgatitet dërgimi i 10 mijë të tjerëve

Zelensky: Mbi 8 mijë trupa të Koresë së Veriut ndodhen në Rusi, po përgatitet dërgimi i 10 mijë të tjerëve

September 29, 2026
“Euronews”: Shqipëria, në krye të listës botërore për progresin më të shpejtë në turizëm

“Euronews”: Shqipëria, në krye të listës botërore për progresin më të shpejtë në turizëm

September 29, 2026
Komploti për sulm terrorist në bazën amerikane në Britani, Rubio: I përfshirë një aktor i huaj

Komploti për sulm terrorist në bazën amerikane në Britani, Rubio: I përfshirë një aktor i huaj

September 29, 2026
U kap me doza kokaine për shitje në lokalin e marrë me qira, arrestohet 57-vjeçari

U kap me doza kokaine për shitje në lokalin e marrë me qira, arrestohet 57-vjeçari

September 29, 2026
EKSKLUZIVE / Sondazhi: Çfarë rezultatesh zgjedhore do të kishim nëse do të votohej së afërmi?

TOP BAROMETER: PS-ja zbret në dyshemenë e saj elektorale, por…

September 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com