• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Meta mbrohet si bashkëpunëtor sigurimi, Berisha mbrohet si anti-amerikan

by Mero Baze
19/08/2022 18:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sali Berisha dhe Ilir Meta kanë reaguar sot ndarazi, por njësoj, kundër një projektligji për integritetin e zyrtarëve të lartë dhe përfaqësuesve politik të vendit, që pritet të plotësohet në shtator, lidhur me përjashtimin nga jeta parlamentare dhe nga karriera shtetërore e bashkëpunëtorëve të Sigurimit të Shtetit dhe konsiderimi i personave “non grata”, i njëvleftshëm me personat që deportohen apo u ndalohet hyrja në vendet perëndimore, siç e ka aktualisht ligji i dekriminalizimit.

Të dy kërcënojnë, edhe pse ligji nuk është vetëm për ata. Sa i përket personave “non grata”, sot në Shqipëri është një listë që së bashku me familjarët e tyre i kalon 40 vetët, po të llogarisësh dhe këta të Britanisë së Madhe, ndërsa sa i takon bashkëpunëtorëve të Sigurimit të Shtetit, sipas statistikave, ata kanë qenë rreth 300 mijë, kështu që nuk është një ligj që personalizohet për Ilir Metën.

Ajo që është interesante këtu, është se reagimi i Ilir Metës, është pranim i pastër i të qenit bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit, pasi ai po reagon dhe po mbrohet si bashkëpunëtor Sigurimi, dhe jo si njeri i lirë.

Në gjithë deklaratën e tij agresive sot, kundër Edi Ramës, Ilir Meta nuk mbrohet siç mund të mbrohej një njeri i pastër, pra që të deklaronte se këto janë shpifje të Edi Ramës, unë shkoj e hap vet dosjen time dhe nuk keni çfarë më bëni. Përkundrazi, ai reagon si njeri i kapur mat, duke kërcënuar se po e përjashtuan si bashkëpunëtor Sigurimi, “do t’i thyejë në mes” dhe do t’ua fusë ligjet në b…, fjalor ky që në atë kohë i shkonte dhe shkollës së riedukimit.

Pra gjithë mënyra se si mbrohet Ilir Meta nga paralajmërimi për ligjin, tregon se ai e ka pranuar dhe vetë tani, që është bashkëpunëtor Sigurimi dhe do të mbrohet si i tillë.

Ndryshe nga ai, Sali Berisha po kërkon të mbrohet si hero anti-amerikan. I qartë se ai do të ndalohet nga jeta politike bashkë me gjithë listën e personave “non grata”, që janë shpallur nga SHBA dhe Britania e Madhe, ai premton se kjo do t’i rrisë mbështetjen në popull, duke e konsideruar popullin shqiptar një popull anti-perëndimor, që heronjtë e tij janë ata që luftojnë kundër SHBA dhe Britanisë së Madhe.

Edhe ky njësoj si Ilir Meta e shoqëron kërcënimin e tij me dhunë. Dhe kjo ka gjasa të jetë gjëja më e mirë që mund të ndodhë në shtator. Që këta të dy të mos i kapë vetëm ligji i dekriminilizimit, por dhe Kodi Penal.

Next Post
Lezhë-Shkodër/ Makina përplaset me një kamionçinë, 4 të plagosur përfundojnë në spital

FOTO: Aksident i rëndë në autostradë, një i vdekur dhe 4 të plagosur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Araghchi: Lufta dhe sanksionet nuk do të funksionojnë dhe ne jemi gati për një zgjidhje

Araghchi: Lufta dhe sanksionet nuk do të funksionojnë dhe ne jemi gati për një zgjidhje

October 4, 2026
Ndezi zjarr për të djegur mbeturinat, flakët u përhapën dhe dogjën ullishte, arrestohet 33-vjeçari në Mallakastër

Ndezi zjarr për të djegur mbeturinat, flakët u përhapën dhe dogjën ullishte, arrestohet 33-vjeçari në Mallakastër

October 4, 2026
Shembet harku i famshëm i Hawaiit, monumenti natyror 27 metra i lartë përfundon në Oqeanin Paqësor

Shembet harku i famshëm i Hawaiit, monumenti natyror 27 metra i lartë përfundon në Oqeanin Paqësor

October 4, 2026
Aksident fatal në Mitrovicë–Prishtinë, humbin jetën 2 të rinj

Aksident tragjik në Tiranë! Humb jetën e moshuara, në pranga 20-vjeçari

October 4, 2026
Katër ditë para skadimit të afatit kushtetues për presidentin e ri të Kosovës, Kurti: Zgjedhjet janë të panevojshme

Edhe tre ditë për marrëveshjen, ose Kosova shkon sërish në zgjedhje

October 4, 2026
Angelina Jolie i drejtohet botës me pamjet tronditëse: Çfarë ka mbetur nga Gaza?

Angelina Jolie i drejtohet botës me pamjet tronditëse: Çfarë ka mbetur nga Gaza?

October 4, 2026
Punën e armikut po e bëjmë vetë

Punën e armikut po e bëjmë vetë

October 4, 2026
FOTO/ Trafik droge me postë nga SHBA, kapen rreth 5 kilogramë e cilësisë së lartë me THC! Në pranga 20-vjeçari në Bathore, detajet e hetimit

Kapet në Tiranë një i shumëkërkuar nga Italia, i dënuar me mbi 21 vite burg, pritet ekstradimi

October 4, 2026
DETAJE / Viktima po çonte qumështin për të shitur, si ndodhi aksidenti në Korçë

DETAJE / Viktima po çonte qumështin për të shitur, si ndodhi aksidenti në Korçë

October 4, 2026

Pse është rritur besimi në ekonomi në shtator?

October 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com