• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mesila Doda: PDIU do garojë e vetme në zgjedhjet lokale. Hapja e dosjeve hap i madh, demokratët duhet ta kishin votuar

by Java News
21/10/2022 20:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputetja e PDIU-së, Mesila Doda bërë sot me dije se partia e saj do të garojë e vetme në zgjedhjet lokale të 2023.

Kështu ajo ka vulosur faktin se PDIU do të dalë me një listë. Sipas Dodës, kandidatët më të mirë nuk janë ata që do të garojnë përballë Ramës për të fituar, por kandidatët që njohin qytetin dhe shqetësimet e qytetarëve.

Doda: Këto zgjedhje kanë një veçanti. Koalicione nuk ka më, se janë hequr. Nuk ka asnjë mundësi të jesh në një koalicion dhe të jesh në lista të veçanta. PDIU do të garojë e vetme siç i takon në bazë të kodit elektoral.

Ky është misioni ynë. Kryetari i partisë mund të ketë takime të ndryshme, por kjo është vendimmarrje e jona. Ne jemi të detyruar të dalim me një listë që është lista e PDIU-së.

Unë vazhdoj mendoj që në këto zgjedhje nuk duhet të jenë kandidatë përballë Edi Ramës, por alternativa më e mirë për qytetarët. Duhet të jenë persona që njohin problematik dhe këta duhet të jenë kandidatët.

Hapja e dosjeve, Doda: Hap i madh, demokratët duhet ta kishin votuar

Pas 13 oresh diskutime në Kuvend ditën e djeshme, u miratua me 94 vota pro ligji për Dosjet e Sigurimit të Shtetit. Demokratët mbështetës të Sali Berishës nuk ishin të pranishëm në Kuvend në momentin e votimit, ndërsa Grupi që mbështet Alibeajn votuan pro ligjit.

Deputetja e PDIU-së, Mesila Doda e ftuar në studion e “Radarit Informativ”, në Abc me gazetaren Juli Xhokaxhi u shpreh se fakti që kjo nismë është ndërmarrë nga një forcë politike e majtë është e rëndësishme. Sipas saj, ky ligj duhet të ishte bërë nga demokratët.

Doda: Ne kemi çuar nismën për dekomunistizimin, bashkë me dekriminalizimin. Edhe krimet që janë bërë në atë kohë quhen vepra penale dhe nuk ke si mos e renditësh krah dekriminalizimit, por nuk u mor parasysh. Ne kemi kërkuar edhe heqjen e simboleve të komunizmit. Nga an tjetër fakti që po e bën një forcë e majtë na bën që të jemi akoma më reflektivë drejt vetes, jo sepse nuk ka pasur nisma e djathta, por sepse nuk i ka çuar në fund dhe nuk i ka kurorëzuar me sukses./m.j

Next Post
Gjashtë vite nga miratimi/ PS-PD, konsensus për korrigjimin e Reformës në Drejtësi

Sondazhi: Shqiptarët të zhgënjyer nga Reforma në Drejtësi, vetëm 27.3% besojnë se...!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Stuhia Austen godet Francën dhe Britaninë, 300 mijë banesa mbeten pa energji elektrike

Stuhia Austen godet Francën dhe Britaninë, 300 mijë banesa mbeten pa energji elektrike

October 23, 2026
Itali/ Kapet me drogë shqiptari 23-vjeçar, përdori dokumentet e vëllait binjak për të fshehur identitetin

Itali/ Kapet me drogë shqiptari 23-vjeçar, përdori dokumentet e vëllait binjak për të fshehur identitetin

October 23, 2026
“Është puç”, debat në studio, Rexhaj: Ku është parë që një prokuror të pezullojë kryeministrin?

Vëllai i Vuçiçit që i duhet opozitës

October 23, 2026
Afro 300 organizata në një rrjet koordinimi, Fox News: Si po organizohen protestat në Francë

Afro 300 organizata në një rrjet koordinimi, Fox News: Si po organizohen protestat në Francë

October 23, 2026
“E majta ekstreme, kërcënim për Europën”, eksperti: Rusia po nxit këto zhvillime, rol edhe emigracioni

“E majta ekstreme, kërcënim për Europën”, eksperti: Rusia po nxit këto zhvillime, rol edhe emigracioni

October 23, 2026
Presidenti argjentinas kritikon Sanchez në Madrid: Është diktator, hajdut dhe i korruptuar

Argjentina ndërpret hetimin ndaj presidentit Milei dhe motrës së tij për çështjen e kriptomonedhave

October 23, 2026
Protesta/ “Akte terroriste me origjinë nga Rusia”, analisti: Të shtunën s’do të ndodhë asgjë

Protesta/ “Akte terroriste me origjinë nga Rusia”, analisti: Të shtunën s’do të ndodhë asgjë

October 23, 2026
Presidenti iranian do të udhëtojë drejt Moskës, Pezeshkian dhe Putin pritet të takohen javën e ardhshme

Presidenti iranian do të udhëtojë drejt Moskës, Pezeshkian dhe Putin pritet të takohen javën e ardhshme

October 23, 2026
Franca refuzon lirimin e Ermal Beqirit, biznesmeni shqiptar mbetet në paraburgim

Franca refuzon lirimin e Ermal Beqirit, biznesmeni shqiptar mbetet në paraburgim

October 23, 2026
Protesta/ Sheshi para Kryeministrisë bosh, bulevardi thuajse i zbrazët që prej mesditës

Protesta/ Sheshi para Kryeministrisë bosh, bulevardi thuajse i zbrazët që prej mesditës

October 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In