• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Politikë

Udhëzimi i PD/ Alesia Balliu: Kriteret i ka bërë studio ligjore e Shkëlzenit!

by E B
29/04/2026 22:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Juristja Alesia Balliu është shprehur se udhëzimi i shpërndarë sot nga PD, ku përcaktohen kriteret që duhet të përmbushin kandidatët që do të marrin pjesë në zgjedhjet e 23 majit për kryetar të kësaj force politike, është përgatitur nga studio ligjore e Shkëlzen Berishës.

Komentet Balliu i bëri në një lidhje live për emisionin ‘Repolitix’, ku tha se në kriteret e përcaktuara sot, duhet të ishte futur edhe neni ‘Basha’, i cili sipas saj do të përjashtonte edhe Sali Berishën nga gara për kryetar.

“Unë nuk i marr për bazë kriteret e përcaktuara nga studio ligjore e Shkëlzen Berishës. Dhe padiskutim, te këto kriteret që kanë futur, duhet të kishin futur fillimisht nenin ‘Basha’ që skualifikon Berishën të parin. Nëse ky kriter do respektohej, padyshim do ta pranoja edhe unë kriterin. Nëse do të përjashtoheshim nga gara për mungesë kriteresh, të përjashtohej me ne edhe ai që nuk plotëson kriterin, që është vetë Berisha”, tha mes të tjerash Balliu.

Balliu tha më tej se do të dorëzojë ditën e nesërme dokumentacionin përkatës në selinë e PD-së, pavarësisht nëse do të lejohet ose jo të garojë. Më tej me ironi Balliu tha se sot në PD është në fuqi neni ‘Berisha’, i cili sipas saj përcakton që kryetari të jetë ‘non grata’ dhe të mos largohet kurrë nga posti.

“Padiskutim që unë do çoj dokumentacionin përkatës siç e kërkon Statuti dhe padyshim që do garoj. Këto kritere janë të vendosura për të penguar zërin ndryshe dhe për të ruajtur biznesin personal dhe familjar të Berishës. Nga sot ne kemi nenin Berisha, ku kryetari të jetë non grata dhe nuk largohet kurrë. Praktikisht me nenin Berisha ne jemi në një aleancë për t’ju kundërpërgjigjur SPAK. Unë s’mund të pranoj kurrë që kjo të quhet garë, përsa kohë nuk ka kundërshtarë. Nuk mund të pranojë një garë ku është shkelur Statuti”, vijoi më tej Balliu.

Kujtojmë se një prej kritereve të përcaktuara nga PD, që duhet të përmbushin kandidatët për kryetar, mund të lërë edhe Alesia Balliun jashtë gare. Bëhet fjalë për kriterin që kandidati duhet të jetë ‘Anëtar i Partisë Demokratike, figurë me profil shumë të lartë publik dhe politik, me angazhim politik dhe elektoral të paktën 10 vjeçar në Partinë Demokratike’.

Next Post
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Vota e diasporës dhe kufijtë e përgjegjësisë demokratike

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

UEFA Nations League/ Kombëtarja mbyll përgatitjet për ndeshjen ndaj San Marinos, ja si paraqitet gjendja e lojtarëve!

UEFA Nations League/ Kombëtarja mbyll përgatitjet për ndeshjen ndaj San Marinos, ja si paraqitet gjendja e lojtarëve!

September 28, 2026
Mbledhja e Këshillit të Sigurisë, rrëfehet Bamir Topi! Ish-presidenti  komenton arrestin ndaj kreut të SHISH: Kur ndodhi Gërdeci, unë zgjodha…

Mbledhja e Këshillit të Sigurisë, rrëfehet Bamir Topi! Ish-presidenti komenton arrestin ndaj kreut të SHISH: Kur ndodhi Gërdeci, unë zgjodha…

September 28, 2026
Netanyahu mohon se Egjipti e paralajmëroi para sulmit të Hamasit -

Zbardhet udhëtimi i fshehtë i Netanyahut në Abu Dhabi! Kryeministri izraelit u paralajmërua për sulmet e 7 tetorit, por tha se…

September 28, 2026
Operacioni “Cooperation”, çmontohet banda e vjedhjes së makinave dhe bizneseve! Zbardhen 6 krime në Kavajë, në pranga 2 nga të dyshuarit

Operacioni “Cooperation”, çmontohet banda e vjedhjes së makinave dhe bizneseve! Zbardhen 6 krime në Kavajë, në pranga 2 nga të dyshuarit

September 28, 2026
“Në më pak se dy vite kemi hapur të gjithë kapitujt”- Hoxha: Shqipëria nuk kërkon rrugë të shkurtra drejt BE apo favorizime! Angazhimi për reformat, i palëkundur

“Në më pak se dy vite kemi hapur të gjithë kapitujt”- Hoxha: Shqipëria nuk kërkon rrugë të shkurtra drejt BE apo favorizime! Angazhimi për reformat, i palëkundur

September 28, 2026
“Zgjerimi ndihmon Unionin”- McAllister: BE të njohë arritjet e vendeve që ecin përpara me reformat, të mos i jap hapësirë vendeve të treta në rajon

“Zgjerimi ndihmon Unionin”- McAllister: BE të njohë arritjet e vendeve që ecin përpara me reformat, të mos i jap hapësirë vendeve të treta në rajon

September 28, 2026
“Drejtësia po vepron, fund pandëshkueshmërisë”- Tabaku: Hetimi i zyrtarëve të lartë nuk është certifikatë pastërtie për qeverinë!

“Drejtësia po vepron, fund pandëshkueshmërisë”- Tabaku: Hetimi i zyrtarëve të lartë nuk është certifikatë pastërtie për qeverinë!

September 28, 2026
Alarm për rrjetin WhatsApp! AKSK paralajmëron për kompromentimin e llogarive dhe apelon për kujdes: Ja hapat dhe masat që duhet të merrni!

Alarm për rrjetin WhatsApp! AKSK paralajmëron për kompromentimin e llogarive dhe apelon për kujdes: Ja hapat dhe masat që duhet të merrni!

September 28, 2026
Mbushën shkollat e Tiranës me drogë, Gjykata lë në burg 31 të arrestuarit e operacionit policor!

Mbushën shkollat e Tiranës me drogë, Gjykata lë në burg 31 të arrestuarit e operacionit policor!

September 28, 2026
Persekutimi gjyqësor ndaj Veliajt, pse dhëndri i Berishës gjykohet në liri me të njëjtat akuza!

Veliaj shpërblen zjarrfikësit pas betejës me flakët! Vendimi pritet të miratohet në Këshillin Bashkiak

September 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com