• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

31-vjeçari që donte të vriste Donald Trump, foto i armatosur para se të kryente sulmin

by E B
29/04/2026 22:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pamje të reja të publikuara nga autoritetet amerikane tregojnë të dyshuarin Cole Tomas Allen duke bërë foto në një dhomë hoteli, pak para sulmit me armë gjatë darkës së gazetarëve të Shtëpisë së Bardhë në Uashington.

Në foto shfaqet 31-vjeçari i armatosur në dhomën e tij të hotelit, duke pozuar para pasqyrës me disa armë të lidhura në trup, përfshirë një thikë dhe një çantë me municion.

Prokurorët i dorëzuan këto prova së bashku me detaje të reja mbi veprimet e tij para incidentit të 25 prillit, duke kërkuar që Allen të mbetet në paraburgim deri në gjyq.

Sipas hetimeve, Allen kishte me vete një pistoletë gjysmë-automatike, një armë gjahu dhe tre thika, teksa kaloi me forcë një pikë kontrolli sigurie gjatë aktivitetit të së shtunës në mbrëmje.

Gjatë incidentit, presidenti Trump, zëvendëspresidenti JD Vance, anëtarë të kabinetit dhe zyrtarë të tjerë u evakuuan me urgjencë nga salla e hotelit, pasi u dëgjuan të shtëna me armë. Një agjent i Shërbimit Sekret u plagos, por jo rëndë.

Rreth orës 20:03, Allen kishte bërë foto të vetes në dhomë duke veshur rroba formale dhe pajisje si mbajtëse arme në shpatull, pincë dhe prerëse telash, të cilat më vonë u gjetën në posedim të tij.

Autoritetet pretendojnë se rreth 30 minuta më pas, ai kishte kontrolluar disa faqe interneti për transmetime live të darkës dhe për praninë e presidentit. Më pas, ai zbriti drejt sallës ku po zhvillohej aktiviteti.

Prokurorët thonë se Allen kishte hedhur një pallto të gjatë të zezë që fshihte armën e gjahut, përpara se të sulmonte pikën e kontrollit të sigurisë me armë. Ai kaloi me vrap përmes detektorit të metaleve duke mbajtur armën me të dyja duart.

Dokumentet e reja zbulojnë gjithashtu se Allen kishte mbajtur shënime në telefon mbi udhëtimin e tij nga Kalifornia drejt Uashingtonit, duke përshkruar edhe peizazhe që kishte parë gjatë rrugës.

Prokuroria e cilëson sulmin si të paramenduar, të dhunshëm dhe të kalkuluar për të shkaktuar vdekje, duke këmbëngulur se ai duhet të qëndrojë në paraburgim pasi përbën rrezik për shoqërinë. Nëse shpallet fajtor, Allen rrezikon burgim të përjetshëm.

Next Post
Iu bashkuan Salianjit, PD përjashton nga partia kryetarin e grupit të këshilltarëve dhe sekretarin e degës në Durrës

Salianji paralajmëron kandidaturën për kreun e PD: Do të luftoj për demokratizimin e Partisë Demokratike

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zbulohet shkolla ku mësoi Aleksandri i Madh, arkeologët nxjerrin në dritë kompleksin ku Aristoteli i dha mësime

Zbulohet shkolla ku mësoi Aleksandri i Madh, arkeologët nxjerrin në dritë kompleksin ku Aristoteli i dha mësime

September 28, 2026
213 lekë për litër, çmimi i naftës në Mbretërinë e Bashkuar arrin nivelin më të lartë historik

213 lekë për litër, çmimi i naftës në Mbretërinë e Bashkuar arrin nivelin më të lartë historik

September 28, 2026
Ndoshta së shpejti inteligjenca artificiale do ta zgjedhë presidentin e Kosovës

Viti i kalit, Asambleja e Përgjithshme e OKB-së dhe 193 fjalime

September 28, 2026
Hungari| I hiqet imuniteti kryeministrit Péter Magyar dhe dy ish-ministrave të Orbanit, i hapet rruga hetimeve

Hungari| I hiqet imuniteti kryeministrit Péter Magyar dhe dy ish-ministrave të Orbanit, i hapet rruga hetimeve

September 28, 2026
Pa marrëveshje dhe pa seancë, ngërçi politik në Kosovë hyn në fazë të re! Vendi shkon drejt zgjedhjeve të reja?

Asnjë votë kundër! Kuvendi i Kosovës, deklaratë për ish-krerët e UÇK: Kundërshtojmë aktgjykimin e padrejtë

September 28, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Martë 29 Shtator 2026

September 28, 2026
Vendimi i PS, reagon Bardhi: I korruptuari mbron të korruptuarit! Rama zyrtarisht peng i Ballukut

Bardhi ironizon mbledhjen e Këshillit të Sigurisë: Drejtohej nga një kukull

September 28, 2026
PE miraton raportin e progresit për Shqipërinë! Schieder: Integrimi në BE më 2030, objektiv realist

Raportuesi Schieder: Shqipëria është pararendëse e procesit të zgjerimit, jemi në fazën e fundit të garës

September 28, 2026
“Institucionet nuk konkurrojnë, por bashkëpunojnë”, Begaj reagon pas mbledhjes për SHISH

“Institucionet nuk konkurrojnë, por bashkëpunojnë”, Begaj reagon pas mbledhjes për SHISH

September 28, 2026
Pentagoni deklasifikon 71 dosje për UFO-t: Objektet misterioze mbeten pa shpjegim

Pentagoni deklasifikon 71 dosje për UFO-t: Objektet misterioze mbeten pa shpjegim

September 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com