• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, September 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mesazhi i kreut të futbollit ukrainas nga fushë-beteja: Le të mos ketë alarme sulmesh ajrore në qytetet tona, por këngë tifozësh në stadiume…

by Java News
01/04/2022 13:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shfaqja me video e kreut të futbollit ukrainas, i veshur me një jelek të blinduar nga rrugët e Kievit, e dërgoi ndikimin e luftës së Rusisë në Kongresin e FIFA-s. “Ne kemi marrë rregullisht lajme të trishtuara për vdekjen e anëtarëve të komunitetit të futbollit ukrainas, – tha Andriy Pavelko në një mesazh të regjistruar për kongresin e Katarit, që përfshinte edhe delegatë nga Rusia, të enjten. – Ata janë vrarë nga raketat e agresorëve, nga një prej ushtrive më të mëdha në botë. Futbolli ka dalë në plan të dytë në vendin tonë”.

Kyiv priti finalen e Ligës së Kampionëve vetëm katër vite më parë. Pastaj, Botërori i futbollit u zhvendos në Rusi më 2018. Një Kupë Bote, të cilën presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, ende e konsideroi si “një sukses të madh sportiv dhe kulturor”. “Natyrisht që nuk i zgjidhi problemet e botës, – tha Infantino. – Nuk zgjidhi problemet as në rajon, nuk krijoi një paqe të qëndrueshme”.

Infantino nuk e përmendi njeriun me të cilin u filmua duke xhongluar një top dhe duke e lavdëruar në vitin 2018: presidenti rus Vladimir Putin. Po kështu, kreu i FIFA-s nuk e fajësoi apo përmendi Rusinë në fjalimin e tij.

Pati një lutje për të ndaluar konfliktet dhe luftërat në përgjithësi në vend që të lëshohej në mënyrë specifike me mesazh të drejtpërdrejtë për Putinin, i cili i dha Infantinos medaljen e Urdhrit të Miqësisë së Rusisë, pas Kupës së Botës 2018. Në audiencën e Dohas ishte Alexey Sorokin, shefi ekzekutiv i komitetit organizativ të “Rusia 2018” dhe ish-anëtar i Këshillit të FIFA-s.

Kishte një shprehje keqardhjeje nga Sorokin kur pa videon e Pavelko: “Është e vështirë për ta, ne e kuptojmë këtë. Sidoqoftë, jam këtu për të mos diskutuar mbi politikën, aktivitetet ushtarake apo ndonjë gjë tjetër. Jam këtu për Kongresin e FIFA-s”.

Rusia nuk do të jetë në shortin për Kupën e Botës, sot, pasi u skualifikua nga FIFA për të luajtur ndërkombëtarisht për shkak të luftës. Ukraina ende mund të kualifikohet, por gjysmëfinalja e saj e “play-off”-it kundër Skocisë është shtyrë deri në qershor me shpresën se skuadra do të jetë në një pozicion për t’u rikthyer në fushë deri atëherë.

Për momentin, prioriteti për Ukrainën është mbrojtja e vendit nga Rusia, siç tha Pavelko në Kongresin e FIFA-s: “Fëmijët tanë kanë pësuar lëndime të tmerrshme psikologjike. Ndoshta futbolli do t’i ndihmojë ata të harrojnë tmerret e luftës. Unë besoj se çdo fjalë, lutje dhe veprim në mbështetje të Ukrainës dhe kundër luftës mund ta ndalojë atë.

Ne nuk kemi të drejtë të heshtim. Le të mos ketë alarme sulmesh ajrore në qytetet tona, por këngë tifozësh. Le të zhvillohen betejat jo në rrugë me armë, por në stadiume të mbushura me njerëz. Na nevojiten duele futbolli të ndershëm dhe spektatorët në tribuna le të shpërthejnë kur skuadra e tyre e preferuar shënon gol, jo bombat”.

Next Post
Analiza/ Gabimet strategjike të Putinit dhe synimet në vazhdim mbi Ukrainën

Zërat që qarkullojnë për një sëmundje që ka prekur shefin e Kremlinit: Dyshohet se ka kancer në tiroide

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Spiunazh me Pegasus në Serbi, në shënjestër aktivistët studentorë dhe opozita

Spiunazh me Pegasus në Serbi, në shënjestër aktivistët studentorë dhe opozita

September 3, 2026
“Call Centerat shqiptare po na mashtrojnë”, ministri grek lëshon alarmin: Do arrestohen të gjithë!

“Call Centerat shqiptare po na mashtrojnë”, ministri grek lëshon alarmin: Do arrestohen të gjithë!

September 3, 2026
Aksident dramatik në Vlorë-Orikum, “Audi” përplas këmbësoren me foshnjën 3-muajshe, mrekullisht shpëtojnë të dyja!

Orikum, 10 persona të armatosur ‘pushtojnë’ hotelin, gjobë pronarit: Na jep 5 mln euro ose largohu nga vendi

September 3, 2026
Temperaturat deri në 36°C, Instituti i Gjeoshkencave paralajmëron: Rrezik i lartë për zjarre në 5 qarqe

Temperaturat deri në 36°C, Instituti i Gjeoshkencave paralajmëron: Rrezik i lartë për zjarre në 5 qarqe

September 3, 2026
Manovra të rrezikshme me gomone në Vlorë, drejtuesi në gjendje të dehur gjobitet me 50 mijë lekë

Manovra të rrezikshme me gomone në Vlorë, drejtuesi në gjendje të dehur gjobitet me 50 mijë lekë

September 3, 2026
Detajet nga atentati në Mirditë, Viktor Bardhi u qëllua me më shumë se 8 plumba, makina e autorëve u gjet në Rubik

Detajet nga atentati në Mirditë, Viktor Bardhi u qëllua me më shumë se 8 plumba, makina e autorëve u gjet në Rubik

September 3, 2026
Plani sekret amerikan, Hegseth zgjat vendosjen e trupave në Lindjen e Mesme

Plani sekret amerikan, Hegseth zgjat vendosjen e trupave në Lindjen e Mesme

September 3, 2026
Norvegjia sekuestron një anije ruse për të siguruar dëmshpërblimin prej 4.22 miliardë dollarësh

Norvegjia sekuestron një anije ruse për të siguruar dëmshpërblimin prej 4.22 miliardë dollarësh

September 3, 2026
EMRI/ Goditi me grushte policin gjatë detyrës, arrestohet i riu

EMRI/ Goditi me grushte policin gjatë detyrës, arrestohet i riu

September 3, 2026
Dorëheqja e Evis Salës, Klodiana Spahiu emërohet ministre e Shëndetësisë

Dorëheqja e Evis Salës, Klodiana Spahiu emërohet ministre e Shëndetësisë

September 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com