• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Mesazhet e terroristit të arrestuar në FB: “Kurrë pa qenë terrorist mos metsha”

by A R
01/12/2015 13:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Samet Imishti, i arrestuar sot në Han të Elezit si i dyshuar për nxitje të terrorizmit, ka qenë mjaft aktiv në Facebook.

Ai shpesh ka bërë postime me tone kërcënuese, të cilat i ka lënë madje edhe publike, duke kërcënuar politikanë, parti, media e ambasadorë, shkruan lajmi.net.

Në një postim të bërë në maj të këtij viti, ai kishte përshëndetur miqtë e tij me përshëndetjen islamer “selam alejkum”.

Pasi kishte bërë këtë postim, një nga miqtë e tij në Facebook i kishte komentuar se “do të shpallin terrorist”, duke nënkuptuar faktin se kishte bërë një përshëndetje islame.

Por, kjo nuk e ka shqetësuar fare Sametin.

“Kurrë pa qenë terrorist mos metsha, tjau heki krytë qafirave kështu”, i ishte përgjigjur ai.

Nuk ka munguar as një mesazh ultra-ekstremist ndaj ambasadores amerikane, Tracey Ann Jacobson.

Ai madje kishte ilustruar me foto se si duhet t’i hiqet koka asaj.

Kurse, Imishti kishte kritika edhe për flamurin shqiptar.

Në një postim të 28 nëntorit të vitit të kaluar, ai kishte thënë se “28 nëntori është dita e flamurit bizant dhe festohet dita copëtimit të Shqipërisë”, shkroi Imishti, transmeton lajmi.net.

Mes tjerash, Sameti kishte kritika e kërcënime edhe për koalicionin PDK-LDK.

Në një nga postimet, ai kishte paraljmëruar edhe “kapjen e pushkave” nga myslimanët kosovarë, të cilët do të ndiqnin pabesimtarët “deri në Beograd”.

Imishti ka qenë një nga kosovarët e arrestuar sot në një operacion të përbashkët Kosovë-Itali.

Ai është arrestuar në Kosovë, kurse tre të tjerët, ndër ta edhe vëllau i tij Ismaili, janë arrestuar në Itali.

Në profilin e Imshitit në Facebook shihen shumë “check-in” në Itali, ashtu siç edhe kishte thënë policia italiane, se ai shpesh e kishte vizituar këtë shtet dhe mes tjerash është “koka” e grupit të dyshuar.

Pas sulmeve në Paris, Sameti kishte shkruar:

“Parisi në zi, kulla pa drita, 158 të vdekur. Ky është vetëm fillimi”

“O ju jobesimtarë, do ta kuptoni se Islami nuk luftohet, është e kotë. Luanët ju kanë lënë një mesazh, por ju keni bërë shaka me mesazhet e tyre, dhe keni vazhduar me bombardime, e tani ky është rezultati”, kishte shkruar ai në postimin e tij.

Ndërsa, i irrituar me kundërshtimet që njerëzit po i bënin sulmeve terroriste në Paris, ai u kishte bërë thirrje miqve të tij në Facebook, se nëse e ndjenin vetën francez, të largoheshin nga miqësia e tij.

“Të gjithë ata që e ndien veten francez ju lutem ikni nga miqësia ime mos ma infektoni profilin!”, kishte shkruar ai ndër të tjera.

 

fb1 fb2 fb3 fb4 fb5

fb6

Next Post

Balla: Të nisin hetimet për njeriun që i shmanget gjyqeve me raport mjekësor

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Do t’ju tregoj të gjithë të vërtetën”/ Ronaldo merr vendimin e papritur për Portugalinë

“Do t’ju tregoj të gjithë të vërtetën”/ Ronaldo merr vendimin e papritur për Portugalinë

September 30, 2026
Raporti: Djali i Netanyahut u evakuua fshehurazi nga Miami pas komplotit iranian për vrasjen e tij -

Netanyahu tregon tmerrin në avion: Piloti goditi me thikë kolegun dhe tentoi ta rrëzonte

September 30, 2026
Banka Qendrore e Skandaleve

Banka Qendrore e Skandaleve

September 30, 2026
Emri/ Drejtori i paraburgimit të Vlorës jep dorëheqjen nga posti dhe zbulon arsyen e vendimit

“Arresti me burg” në fokus, ndryshon Kodi Penal, Karanxha: Paraburgimi është tepruar në Shqipëri

September 30, 2026
Integrimi në BE/ Kthupi: Nuk kemi problem të shkruajmë ligje, por të arrijmë standardet

Integrimi në BE/ Kthupi: Nuk kemi problem të shkruajmë ligje, por të arrijmë standardet

September 30, 2026
Von der Leyen në Tiranë, Zogaj: Dy sfidat e mëdha të Shqipërisë janë drejtësia dhe mjedisi

Von der Leyen në Tiranë, Zogaj: Dy sfidat e mëdha të Shqipërisë janë drejtësia dhe mjedisi

September 30, 2026
Protesta e 15-të në Prishtinë! Mijëra qytetarë kërkojnë drejtësi për ish-drejtuesit e UÇK-së

Protesta e 15-të në Prishtinë! Mijëra qytetarë kërkojnë drejtësi për ish-drejtuesit e UÇK-së

September 30, 2026
Malaj: Shqipëria është më pranë Europës, progresi drejt BE-së është i pakontestueshëm

Malaj: Shqipëria është më pranë Europës, progresi drejt BE-së është i pakontestueshëm

September 30, 2026
Von der Leyen në Tiranë/ Bimo: Vizita ishte e rëndësishme! Rama ka të drejtë për veton

Von der Leyen në Tiranë/ Bimo: Vizita ishte e rëndësishme! Rama ka të drejtë për veton

September 30, 2026
Rutte: Vetëm SHBA ishte në gjendje të eliminonte kapacitetin bërthamor të Iranit

Rutte: Vetëm SHBA ishte në gjendje të eliminonte kapacitetin bërthamor të Iranit

September 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com