• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Mesazh opozitës/ Escobar i prerë: Në Ballkan, SHBA zgjedh për partnerë ata që janë të përkushtuar ndaj BE e NATO-s

by Java News
26/08/2023 15:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Emisari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara zgjedhin për partnerë në Ballkan shtetet të cilat tregojnë përkushtimin ndaj NATO-së, Bashkimit Evropian dhe ata që vazhdojnë luftën kundër korrupsionit.

Në një intervistë për një media në Maqedoninë e Veriut, Escobar ka treguar “llojin” e partnerëve me të cilët, SHBA duan të bashkëpunojnë.

“Sa i përket kreut të opozitës, ajo që dua të shtoj gjithashtu është se unë nuk kam ardhur për t’i thënë se çfarë të bëjë dhe nuk kam ardhur këtu për t’i diktuar kushte.

Por doja ta bëja të qartë se SHBA-ja zgjedh si partnerë në Ballkan ata që e afrojnë rajonin me Evropën, ata që tregojnë përkushtimin e tyre ndaj NATO-s dhe që vazhdojnë luftën kundër korrupsionit.

Kjo është pritshmëria jonë. Ajo që po ndodh tani, me mundësitë që janë paraqitur, për avancimin e statusit kandidat të Maqedonisë së Veriut drejt Bashkimit Evropian, është pjesë e këtij procesi.

Unë nuk po kërkoj që njerëzit të mbështesin Qeverinë. Unë i kërkoj popullit, ju lutemi punoni me ne, për të mbështetur rrugën evropiane. Sepse do të na sjellë dobi edhe neve”, ka thënë Escobar.

Ndërsa flet për vizitën e tij në Maqedoni, ky i fundit u deklarua edhe rreth rolit të Maqedonisë në rrugëtimin e deritanishëm të dialogut Kosovë-Serbi.

“Dhe ka bërë shumë, kjo qeveri ka bërë shumë. Pra – po, unë gjithmonë kam një arsye për të qenë në Shkup, por duhet të them se pjesë e saj është se ne jemi shumë të kënaqur që procesi është i hapur.

Sepse, si partner, Maqedonia e Veriut na ka ndihmuar për Afganistanin, për NATO-n, për Rusinë, për Ukrainën, madje na ka ndihmuar të krijojmë kushte për marrëveshjen historike për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës. Ne e vlerësojmë partneritetin tuaj në NATO dhe kemi nevojë për ju.

Amerika gjithashtu ka nevojë për ju në Bashkimin Europian. Të kesh një mik të tillë në një organizatë tjetër të rëndësishme, për ne një mundësi e tillë është shumë pozitive. Pra, po, jam i kënaqur që procesi është i hapur dhe jam i lumtur që jam këtu në këtë pikë.”, ka deklaruar Escobar./m.j

Next Post
Rrëzimi i avionit ku ndodhej Prigozhin, inteligjenca amerikane del në një konkluzion: Me shumë gjasa ishte në shënjestër të…”

Rrëzimi i avionit ku ndodhej Prigozhin, inteligjenca amerikane del në një konkluzion: Me shumë gjasa ishte në shënjestër të..."

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Pedagogët politikë, por pa alternativë politike

October 20, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 21 Tetor 2026

October 20, 2026
Udhëheqësi i sektit famëkeq shpallet fajtor për vrasjen e 191 personave, shumica e viktimave ishin fëmijë

Udhëheqësi i sektit famëkeq shpallet fajtor për vrasjen e 191 personave, shumica e viktimave ishin fëmijë

October 20, 2026
Rafte bosh dhe çmime marramendëse në Itali, domatet importohen nga Shqipëria

Rafte bosh dhe çmime marramendëse në Itali, domatet importohen nga Shqipëria

October 20, 2026
Rusia ndërton mega-radar në Kaliningrad, zgjeron mbikëqyrjen ushtarake mbi Evropën

Rusia ndërton mega-radar në Kaliningrad, zgjeron mbikëqyrjen ushtarake mbi Evropën

October 20, 2026
“Më qëlluan prindërit”! Zbardhet dëshmia e autorit të vrasjes të 2 vëllezërve në Kamëz

“Më qëlluan prindërit”! Zbardhet dëshmia e autorit të vrasjes të 2 vëllezërve në Kamëz

October 20, 2026
Tensionet në rritje me Rusinë, Zelensky akuzon SHBA-në për vonesat në dërgesat e raketave

Tensionet në rritje me Rusinë, Zelensky akuzon SHBA-në për vonesat në dërgesat e raketave

October 20, 2026
Gracka ku ra gazetari Fevziu

Të respektohet paqja dhe besnikëria ndaj atyre që dhanë votën për qeverisje!

October 20, 2026
Trump bllokon raketat Patriot për Ukrainën, Zelensky: Vendimet e SHBA-së janë të vështira për t’u shpjeguar

Trump bllokon raketat Patriot për Ukrainën, Zelensky: Vendimet e SHBA-së janë të vështira për t’u shpjeguar

October 20, 2026
Çmimet e naftës kalojnë 110 dollarë për fuçi, teksa tregtarët vlerësojnë rreziqet për furnizimin nga Lindja e Mesme

Çmimet e naftës kalojnë 110 dollarë për fuçi, teksa tregtarët vlerësojnë rreziqet për furnizimin nga Lindja e Mesme

October 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com