• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, May 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

MEPJ: Certifikatat e vaksinimit njihen në Greqi, ky është rregulli i vetëm që ka ndryshuar

by
09/11/2021 16:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

MEPJ ka reaguar në lidhje me zërat se autoritetet greke nuk i njohin certifikatat shqiptare të vaksinimit.

Përmes njoftimit për mediat, MEPJ thekson se nuk ka asnjë protokoll të ri, ndërsa nënvizon se certifikatat tona të vaksinimit njihen në Greqi si më parë.

Më tej, i vetmi ndryshim sipas ministrisë, lidhet me moshën e të miturve që duhet të paraqesin test COVID, përpara udhëtimit në territorin grek.

Njoftimi
Deklaratë për Shtyp e MEPJ për rregullat e hyrjes dhe qarkullimit të qytetarëve në territorin e Greqisë

Pas publikimit në media të një informacioni që krijoi paqartësi lidhur me hyrjen apo qarkullimin në territorin e Greqisë, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme pas komunikimit zyrtar me autoritetet e vendit fqinj informon shtetasit shqiptarë se:

1. Nuk ka asnjë ndryshim thelbësor të protokollit të COVID – 19 për hyrjen apo lëvizjen e shtetasve shqiptar në territorin grek.

2. Të gjitha certifikatat e vaksinimit të lëshuara nga autoritetet shqiptare njihen dhe janë të vlefshme në Greqi njesoj si më parë.

3. Raste sporadike të problemeve me leximin e këtyre certifikatave nga sistemet respektive të shtetit grek nuk jane te kufizuara tek dokumentet shqiptare por janë vërejtur për shtetas të kombësive të ndryshme që jetojnë e punojnë në Greqi. Këto probleme lidhen vetëm me funksionimin e këtij sistemi të ndërtuar e menaxhuar nga strukturat në Greqi.

4. Shtetasit shqiptarë të pajisur me certifikatë vaksinimi lëshuar nga autoritetet shqiptare, duhet të shkarkojnë këto certifikata nga llogaria e tyre në e-albania njësoj si më parë

I vetmi ndryshim në rregullat ndaj COVID – 19 publikuar sot nga Shërbimi Aeroportual Civil i Republikës së Greqisë lidhet me moshën e të miturve që duhet të paraqesin test COVID, përpara udhëtimit  nëpër territorin grek.

Konkretisht:
– Në dallim me udhëzimin e mëparshëm aeroportual për fluturimet brenda vendit drejt të gjitha destinacioneve të Greqisë, udhëtarët e mitur nga mosha 4 deri në 17 vjeç mund të udhëtojnë me avion me paraqitjen e testit brenda 24 orëve, në ndryshim nga 4 deri 11 vjeç që parashikohej më parë.

Rregullat e tjera mbeten te pandryshuara, si më poshtë:

– Udhëtarët drejt të gjitha destinacioneve në Greqi duhet të përmbushin një nga kushtet e mëposhtme:

• Të kenë përmbushur të paktën përpara 14 ditëve vaksinimin për Covid-19 dhe të paraqesin vërtetim/çertifikatë vaksinimi. Çertifikata digjitale evropiane Covid-19, gjithashtu është e pranueshme. Çertifikata e vaksinimit përmban emrin mbiemrin, llojin e vaksinës dhe numrin e dozave.

• Të paraqesin çertifikatën e infektimit e cila lëshohet 30 ditë pas testimit të parë pozitiv dhe e cila vlen 180 ditë pas kësaj.

• Udhëtarët e fluturimeve brenda Greqisë, të cilët nuk janë vaksinuar, duhet të kenë rezultat negativ të testit PCR, kryer brenda 72 orëve nga dita e nisjes, ose brenda 48 orëve me rapid test para nisjes së fluturimit.

• Të miturit nga 4 deri në 17 vjeç mund të kryejnë udhëtimet e tyre me avion edhe me rapid test deri në 24 orë nga ora e fluturimit.

Këto certifikata mund paraqiten ose të printuara  nga platformat ëëë.gov.gr ose HTTPS://SELF-TESTING.GOV.GR, ose në forme digjitale me kontroll të njëkohësishëm të identitetit.

Shtetasit e huaj që hyjnë në territorin grek mund të paraqesin çertifikatën e vaksinimit ose vërtetimin e infektimit ose testin negativ, në gjuhën greke, angleze franceze, gjermane, spanjolle, italiane ose ruse. Kusht i domosdoshëm është që shkresa të jetë lëshuar nga autoritet publik dhe në përputhje me legjislacionin vendas. Nëse këto kontrolle janë kryer jashtë vendit dhe janë të vlefshëm gjatë momentit të hipjes së udhëtarëve në avion, këto vërtetime pranohen me të njëjta kushte siç lejohet hyrja e tyre në Greqi.

Për cdo informacion të mundshëm që lidhet me rregullat e lëvizjes në vendet e BE dhe jo vetëm, lutem informohuni në rubrikën e posacme të MEPJ: https://punetejashtme.gov.al/map.html

/b.h

Next Post
Greqia rikthen pensionet “300 euro” në Jug/ Këngëtari me origjinë shqiptare takon kryeministrin Mitsotakis

Greqia rikthen pensionet “300 euro” në Jug/ Këngëtari me origjinë shqiptare takon kryeministrin Mitsotakis

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zgjedhjet në PD/ Në degën 8 gjysma e anëtarëve braktisin procesin, 607 vota për Berishën, 31 kundër

Zgjedhjet në PD/ Në degën 8 gjysma e anëtarëve braktisin procesin, 607 vota për Berishën, 31 kundër

May 23, 2026
Gjirokastër/ Berisha merr 270 vota pro në PD, 11 kundër

Gjirokastër/ Berisha merr 270 vota pro në PD, 11 kundër

May 23, 2026
Aktori Birçe Hasko përcillet për në banesën e fundit, homazhet mbahen nesër në Teatrin e Operas dhe Baletit

Aktori Birçe Hasko përcillet për në banesën e fundit, homazhet mbahen nesër në Teatrin e Operas dhe Baletit

May 23, 2026
Votimi për kreun e PD mbyllet në të gjitha degët, pritet rezultati

Votimi për kreun e PD mbyllet në të gjitha degët, pritet rezultati

May 23, 2026
Referendumi për konfirmimin e Berishës/ PD tha mbi 28 mijë, Salianji publikon numrin e vërtetë të pjesëmarrjes

Referendumi për konfirmimin e Berishës/ PD tha mbi 28 mijë, Salianji publikon numrin e vërtetë të pjesëmarrjes

May 23, 2026
Integrimi në BE, Hoxha në Pragë: Qytetarët dhe bizneset drejt përfitimeve të prekshme në rrugën e anëtarësimit

Integrimi në BE, Hoxha në Pragë: Qytetarët dhe bizneset drejt përfitimeve të prekshme në rrugën e anëtarësimit

May 23, 2026
‘Corriere della Sera’: Ja projekti i madh i Ramës për verën shqiptare!

‘Corriere della Sera’: Ja projekti i madh i Ramës për verën shqiptare!

May 23, 2026
Referendumi në PD, përfundon votimi në disa degë, pjesëmarrje e ulët

Referendumi në PD, përfundon votimi në disa degë, pjesëmarrje e ulët

May 23, 2026
Alkool dhe drogë në burgun e Fierit, nisin procedimet penale për zyrtarët përgjegjës

Alkool dhe drogë në burgun e Fierit, nisin procedimet penale për zyrtarët përgjegjës

May 23, 2026
Shqipëria afron legjislacionin me BE, pritet rritja e siguracionit të automjeteve

Shqipëria afron legjislacionin me BE, pritet rritja e siguracionit të automjeteve

May 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In