• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, July 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mënxyrat që “groposi” koha

by Artur Ajazi
01/07/2023 13:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artur Ajazi

Fatmirësisht sot akoma ka gjallë njerëz, që kanë përjetuar “live” mënxyrat e qeverisjes “demokratike” të pas 22 Marsit 1992. Janë gjallë ata që asokohe ishin në punëra të ndryshme, që ose u flakën nga  puna si lecaka, ose ishin atje, ku u vodhën, shitën dhe shkriu pasuria e madhe e shqiptarëve. Beqiri nga Korça, një qytetar që rastësisht e njoha, ndoshta mezi priste rastin të “zbërthehej”, dhe tregonte çfarë i kanë parë sytë  nga 1992 deri 1997. “Isha në Lozhan me punë oficer, sapo kisha mbushur 5 vjet punë atje, kur më erdhi “mandata” , “dorëzo kapelen, je këlyshi Enverit, dhe zhduku”.

Më lanë pa punë -thotë “por nuk mund të ikja kollaj fare sepse më duhej të dorëzoja detyrën”. Beqiri kishte nën komandën e tij 12 tunele që shtriheshin nga Lozhani deri në kufi me Gramshin. Ishin tunelet e ish-Ushtrisë Popullore, të mbushura nga tonelatat me miell, deri tek raketat tokë-ajër. Ishin tunele të mbushura nga betonieret e reja fringo, deri tek tanket ushtarake, zetorët e bujqesisë, dhe çdo produkt tjeter ushqimor, industrial, dhe  ushtarak. Kishin ardhur nga 1968 deri 1977 me vaporë nga Kina e largët në Durrës (27 ditë ushëtim cfilitës të marinarëve).

Beqiri thotë se “kishim aq mallra sa mund të bënim 5 vjet luftë, pa munguar asgjë”. Por nejse, vitet kaluan, dhe Shqipëria u bër demokratike, anëtare e KiE, anëtare e NATO-s, dhe rreziku i një luftë të mundshme, është zeruar-i thashë. Por Beqiri gjetkë e kishte fjalën. “Mua nuk më hiqen nga sytë skenat e vjedhjeve me urdhër të ish-kryeministrit të atyre viteve, me urdhër të ish-ministrave dhe ish-deputetëve të PD së atyre viteve, ku ngarkoheshin “Saurrela”, maune dhe lloj-lloj mjetesh të tjera me pasurinë e shqiptarëve që kishte blerë dhe marrë nga Kina “diktatori”, dhe nuk dihej ku shkonte.

Kishte zëra që thonin se “armatimet “skarco” dërgoheshin në Malin e Zi për tu shkrirë, të tjera  mallra në qese, apo në “graso” bliheshin badiava nga pushtetarët, nisën tu shiteshin firmave dhe bizneseve sikur të ishin “mall belik”. Ish-ushtaraku Beqir, tha se “vetëm në tunelet e Lozhanit  deri në kufinjtë me Gramshin mund të kishte mbi 34 km tunele, me mallra krejt të reja, një pasuri e madhe e popullit, që u vodh, mendo sa tunele kishte të dyllosura në gjithë vendin, që u zbrazën nga zagarët e atij pushteti, nga ata ish-ministra dhe ish-pushtarë që sot janë miliardierë, edhe pse zbritën nga fshatrat e tyre me këpucë të grisura dhe valixhe druri”.

Tek dëgjoja ligjeratën e ish-ushtarakut Beqir, një tregim rrënqethës ku konstatoja vjedhjen e pasurisë së shqiptarëve, mëndja më shkoi tek SPAK. Përse kjo strukturë e drejtësisë së re, të mos hapë “dosjet e vjetra” të vjedhjeve dhe abuzimeve marramandëse?

Përse duhet të gëzojnë edhe sot e kësaj dite milionat dhe miliardat e shqiptarëve, një grusht hajdutësh që ç’nuk i shitën këtij vendi, nderin, pasurinë, trojet, pronat, detin, lumin, dhe gjakun e shqiptarëve. Fatmirësisht janë ende gjallë shumica e dëshmitarëve të atyre viteve, ku në emër të “liri-demokracisë”, ish-qeveritarët e kësaj PD-je të rrënuar, dogjën, vodhën, shitën dhe blenë pasurinë e këtij populli.

Ata që sot ulurasin “ky popull po vidhet, po vuan nga korrupsioni qeveritar”, duhej të ishin në burg me kohë, nqs do të kishte drejtësi. Ndëshkimin ligjor, e kërkon i pari ish-ushtaraku Beqir, që 32 vjet më parë ish-komunisti Sali i preu në mes, ëndërrat, karierën e nisur, dhe e flaku në rrugë pse mbronte rerpartin, tunelin, pasurinë e popullit.

 

Next Post
3659 bimë kanabis të djegura në Tropojë, në kërkim kultivuesit

3659 bimë kanabis të djegura në Tropojë, në kërkim kultivuesit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Në një vit u proceduan 961 fëmijë, avokati tregon rastin: Konflikt lindi përmes Instagramit

Në një vit u proceduan 961 fëmijë, avokati tregon rastin: Konflikt lindi përmes Instagramit

July 12, 2026
Tjetër aksident në aksin Gjirokastër-Tepelenë, përplasen dy automjete

Tjetër aksident në aksin Gjirokastër-Tepelenë, përplasen dy automjete

July 12, 2026
Tre debate të panevojshme për protestën

Shumica e heshtur që u zgjua nga “këshilltarët” e protestës

July 12, 2026
Na ndihmon suksesi i koncertit në Kashar?

Na ndihmon suksesi i koncertit në Kashar?

July 12, 2026
“Pseudo gazetar që nxin ekonominë”, biznesmeni Luca reagon ndaj Erebarës pas sulmit me komente negative

“Pseudo gazetar që nxin ekonominë”, biznesmeni Luca reagon ndaj Erebarës pas sulmit me komente negative

July 12, 2026
VIDEOLAJM/ Protesta në ditën e 43-të, ja sa u mblodhën në sheshin “Skënderbej” në orën 19:45

VIDEOLAJM/ Protesta në ditën e 43-të, ja sa u mblodhën në sheshin “Skënderbej” në orën 19:45

July 12, 2026
Protesta në ditën e 43-të, qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë

Protesta në ditën e 43-të, qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë

July 12, 2026
Flamingot kundër Zogut të Parajsës

Flamingot kundër Zogut të Parajsës

July 12, 2026
Pse “liderët” e protestës paralajmërojnë burg sipas ligjit të “sufllaqes”

Pse “liderët” e protestës paralajmërojnë burg sipas ligjit të “sufllaqes”

July 12, 2026
Anglia në gjysmëfinale, 12 nga 13 golat e shënuar mbajnë firmën e Kane dhe Bellingham

Anglia në gjysmëfinale, 12 nga 13 golat e shënuar mbajnë firmën e Kane dhe Bellingham

July 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In