• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Mëkatet e Kserës”… bënte festat e Romëve me agjensitë funerale

by Java News
18/09/2016 16:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjykata e Tiranës zbardhi arsyetimin e vendimit të dënimit të ish-ministrit, Spiro Ksera, me 1 vit e 8 muaj burg për akuzën e “vjedhjes duke shpërdoruar detyrës”.

Vendim i arsyetuar ndaj ish-ministrit të Punës dhe Çështjeve Sociale dhe tre ishvartësve të tij, i siguruar nga “Panorama”, nxjerr në dritë “mëkatet” e ish-zyrtarëve të akuzuar gjatë procedurave për realizimin e gjashtë aktiviteteve për shtresat në nevojë.

Spiro Ksera në gjykatëSpiro Ksera në gjykatë

Sipas Gjykatës, shkelje janë vërejtur që në përzgjedhjen e fituesve të tenderit 25 milionë lekë për organizimin e aktiviteteve nga një bashkim kompanish, që nuk kishte kapacitetet e nevojshme dhe deri te mbushja me dokumente fiktive të dosjeve të organizimit të aktiviteteve.

Gjykata arsyetonte se dy kompanitë private të kontraktuara nga ministria kishin si objekt të veprimtarisë shërbime nga inertet e deri te shërbimet funerale, por jo me organizimin e eventeve.

Në dokumentet e falsifikuara të përdorura në këto procedura janë konstatuar dhe tre nënshkrime të Juela Meçanit, ishkëshilltare e Kserës, për mbledhje të zhvilluara disa ditë pasi Meçani kishte ndërprerë marrëdhënien e punës në këtë ministri.

MËKATET KSERES

Referuar vendimit të gjykatës, zyrtarët kanë zhvilluar fiktivisht aktivitetet, për të cilat janë lëvruar në total gati 30 milionë lekë nga buxheti i ministrisë.

Në rastin më të mirë, aktivitetet nuk i kanë ngjarë aspak planifikimit, ndërsa në rastin më të keq, nuk janë zhvilluar fare dhe dosjet për to janë mbushur me dokumente fiktive, foto të manipuluara, apo video që u përkasin aktiviteteve të tjera dhe pa fatura justifikuese për shpenzimet e kryera.

Në dosjen për eventin “Prioriteti i MinoriteteveBarazi në të drejta”, aktivitet 8- ditor në qershor-korrik 2013 në Dropull është gjetur një DVD me pamje të një aktiviteti të kryer në mars 2013 në nder të ish-futbollistit Lefter Millo.

Në dosjen shoqëruese të një aktiviteti tjetër, i zhvilluar sipas dokumenteve më 28 qershor-1 korrik 2013, është gjetur një DVD me pamje të një aktiviteti të prillit të atij viti, aktivitet i financuar nga PNUD dhe jo nga ministria. Njëkohësisht fotot shoqëruese nuk përkonin me aktivitet të kësaj date.

Aktiviteti “Mosha e tretë vlerë për shoqërinë” ka kushtuar 4.3 milionë lekë dhe pretendohet se janë shpenzuar për qëndrimin dyditor në Durrës të 50 të moshuarve të “Shtëpisë së të moshuarve”.

Sipas Gjykatës, aktiviteti nuk është zhvilluar fare, ashtu si dhe disa aktivitete të tjera të cilat figurojnë vetëm në letër. Në një tjetër aktivitet, të programuar për fëmijët e verbër, janë parashikuar pajisje fonie 10.000 vatë, si dhe pajisje të ndryshme, për 6 ditë, por nga fotot rezulton që trajnimet të jenë bërë në klasa, vetëm me ndihmën e një “cd player”-i./panorama/a.k

Next Post
Zgjedhjet, Paloka: Çfarë lidhje ka Gjiknuri me Dibrën?

PD kërkon qeveri teknike për zgjedhjet e 2017, Paloka: Përdorim çdo mjet për t'ja arritur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Të pathënat e eliminimit të Elton Çiçës në mes të Bllokut, Jani Aliaj iu drejtua me emër

Të pathënat e eliminimit të Elton Çiçës në mes të Bllokut, Jani Aliaj iu drejtua me emër

February 18, 2026
4 ish-krerët e UÇK-së mund të shpallen të pafajshëm?! Çfarë pritet në qershor-korrik

4 ish-krerët e UÇK-së mund të shpallen të pafajshëm?! Çfarë pritet në qershor-korrik

February 18, 2026
Bes Kallaku konfirmon zërat për romancën e re, publikon për herë të parë foto me partneren

Bes Kallaku konfirmon zërat për romancën e re, publikon për herë të parë foto me partneren

February 18, 2026
“Kush hyn në PD me mendjen e tij, del me mendtë e Berishës!”, Bejko vlerëson lëvizjen e Salianjit

“Kush hyn në PD me mendjen e tij, del me mendtë e Berishës!”, Bejko vlerëson lëvizjen e Salianjit

February 18, 2026
Mostakimi i McAllister me Berishën, mesazh për të gjithë klasën politike

Mostakimi i McAllister me Berishën, mesazh për të gjithë klasën politike

February 18, 2026
Vuçiç: Serbia pranon anëtarësimin në BE pa të drejtë vetoje. Prioritet lëvizja e lirë e mallrave, njerëzve dhe kapitalit

Vuçiç: Serbia pranon anëtarësimin në BE pa të drejtë vetoje. Prioritet lëvizja e lirë e mallrave, njerëzve dhe kapitalit

February 18, 2026
“Liria ka një emër!”/ Kryeministri Rama ndan fjalën e fundit të Hashim Thaçit  para trupës gjykuese në Hagë

“Liria ka një emër!”/ Kryeministri Rama ndan fjalën e fundit të Hashim Thaçit para trupës gjykuese në Hagë

February 18, 2026
U kapën me 80 kg kokainë nga Ekuadori të fshehur në kontejnerë, arrestohen dy shqiptarë në Spanjë

U kapën me 80 kg kokainë nga Ekuadori të fshehur në kontejnerë, arrestohen dy shqiptarë në Spanjë

February 18, 2026
Rritet skepticizmi global për Samitin e Bordit të Paqes/ Aleatët kryesorë evropianë refuzojnë pjesëmarrjen

Rritet skepticizmi global për Samitin e Bordit të Paqes/ Aleatët kryesorë evropianë refuzojnë pjesëmarrjen

February 18, 2026
2026 është viti i Kalit të Zjarrit, njihuni me parashikimin e horoskopit kinez

2026 është viti i Kalit të Zjarrit, njihuni me parashikimin e horoskopit kinez

February 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In