• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

4 ish-krerët e UÇK-së mund të shpallen të pafajshëm?! Çfarë pritet në qershor-korrik

by E S
18/02/2026 22:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Përmes një lidhjeje live për “Opinion” në Tv Klan, avokate e së Drejtës Ndërkombëtare Penale (me grupin e mbrojtjes së Rexhep Selimit në Hagë), Dina Jasini, foli për gjyqin më të diskutuar të momentit për shqiptarët.

Sipas saj, vendimi për katër ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës mund të merret në periudhën qershor-korrik të këtij viti.

-Ky ishte deklarimi përfundimtar, pas kësaj nuk ka më asnjë seancë tjetër?

Jasini: Po, mund të them me bindje se Prokuroria nuk ka vepruar mbi bazën e një strategjie të mbështetur në evidencë dhe prova të forta. Katër deklaratat e sotme, në fakt mbahen në atë sallë gjyqi ku pritet akt-gjykimi në muajt në vijim. Sot ka qenë mbyllja e çështjes, në këtë proces gjyqësor kjo prokurori është përpjekur të rishkruajë rolin dhe funksionin e UÇK-së, historia nuk mund të shkruhet në sallonet e Brukselit sepse është shkruar me gjakun e luftëtarëve dhe jetën e dëshmorëve.

-Sa kohë mund të marrë vendimi?

Jasini: Kjo mbetet për t’u parë, trupi gjyqësor ka deklaruar se do njoftojë palët në proces, mendoj nga qershori, maksimumi në korrik. Ka arsye të justifikuara mbi bazën e volumit të çështjes, mos të harrojmë që deklarata përmbyllëse kanë qenë sintezë e dosjeve me qindra faqe. Të katër të akuzuarit janë të prezumuar të pafajshëm, prokuroria është një palë.

Më tej tha se Prokuroria pas një procesi të gjatë e të lodhshëm e ka mbështetur akuzën në disa “thërrime provash”, me mungesë qartësie se çfarë kërkon të provojë.

Jasini: Prokuroria pretendon se UÇK-ja ka vepruar në bazë të një zinxhiri të mirëstrukturuar komandimi dhe të katërt kanë pasur përgjegjësi individuale komanduese, gjë që kërkon interpretim se për sa kohë kanë qenë anëtarë të Shtabit, prokuroria pretendon se kanë pasur përgjegjësi dhe për atë që kanë kryer vartësit e tyre. Kategoria e përgjegjësisë penale që kjo prokurori kërkon të provojë, është kategoria e tretë e ndërmarrjes së përbashkët kriminale. Sipas Prokurorisë, ata duhet të kishin ditur që në një cep të Kosovës dikush iu bashkua vullnetarisht UÇK-së…

– Po ku ka pasur komunikim?!

Jasini: Unë të kuptoj shumë mirë, por duhet parë edhe perspektiva që paraqet prokuroria që ka 5 vite e ca që mundohet të paraqesë prova.

-Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së ka edhe shumë persona të tjerë, pse përgjegjësinë e mbajnë vetëm këta të katërt?!

Jasini: Prokuroria është munduar të lidhë një zinxhir, ka ngritur një strategji të caktuar, këta individë ka menduar se kanë pasur rolet për të plotësuar kriteret e një komande të strukturuar kriminale.

-Duket sikur janë përzgjedhur figura ekzakt…

Jasini: Sikundër janë përzgjedhur në shumë çështje ndërkombëtare, edhe në çështjen Haradinaj vetëm në muajt e fundit Prokuroria vendosi se kush do t’i bashkohej atij…

Bazuar në disa gjykime të ngjashme, avokatja shprehet optimiste se Gjykata mund të shkojë në një vendim që shpall pafajësinë për të akuzuarit edhe pse për ta kërkohet dënim ekstrem.

Në Gjykatën Speciale në Hagë u mbajt këtë të mërkurë, 18 shkurt, një prej seancave më të rëndësishme në gjyqin ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi. Ata patën në dispozicion nga 20 minuta për t’iu drejtuar gjykatës me deklaratat e tyre përmbyllëse.

Ish-krerët e UÇK-së ndodhen në qendrën e paraburgimit të Hagës që nga muaji nëntor i vitit 2020. Ndaj tyre janë ngritur akuzat për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Prokuroria Speciale në Hagë ka kërkuar 180 vite burg në total (nga 45 vite për secilin). Akuzat e saj janë rrëzuar nga avokatët mbrojtës e të 4 ish-udhëheqësve të UÇK-së.

Pas seancës së sotme, Gjykata Speciale ka kohë 90 ditë për të shpallur vendimin.

Next Post
Të pathënat e eliminimit të Elton Çiçës në mes të Bllokut, Jani Aliaj iu drejtua me emër

Të pathënat e eliminimit të Elton Çiçës në mes të Bllokut, Jani Aliaj iu drejtua me emër

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“I donin të gjitha qyl”!/ Artan Hoxha për dosjen “AKSHI”: Skemë tipike se si ka…

Polici goditi me grusht në bark protestuesin, Hoxha: Veprim që i shoqëruari të ulte kokën, mirëpo…

September 14, 2026
Veliaj me raport mjekësor, shtyhet për në 7 korrik seanca në Gjykatën e Posaçme

“Erion Veliaj mund të lirohet nesër”, analisti tregon si do të procedojë Gjykata e Lartë me kryebashkiakun

September 14, 2026
Hetimet e SPAK për Berishën/ Lorenc Vangjeli: 96 orët që po ndryshojnë Shqipërinë

“Çështja e Veliajt ka të bëjë me fatin e Tiranës”, Vangjeli: Në një Shqipëri europiane ai duhet të lërë qelinë

September 14, 2026
Pas Dados, Veliaj padit edhe KLP: Prisja të kishte transparencë! Ka një palë që do errësirë…

Avokati i Veliajt për seancën në Gjykatën e Lartë: Arsyeja pse nesër presim lirimin nga burgu…

September 14, 2026
Selin Bollati flet se çfarë ndodhi me 100 mijë eurot e BBV

Selin Bollati flet se çfarë ndodhi me 100 mijë eurot e BBV

September 14, 2026
PS-PD bashkojnë votat: Komisioni i Jashtëm pro dërgimit të 40 trupave në Gaza

PS-PD bashkojnë votat: Komisioni i Jashtëm pro dërgimit të 40 trupave në Gaza

September 14, 2026
I mori mijëra euro për legalizim fals, mashtruesja e Kadastrës kapet në kafe në flagrancë

I mori mijëra euro për legalizim fals, mashtruesja e Kadastrës kapet në kafe në flagrancë

September 14, 2026
“Skandali” i xhudistes lituaneze në Tiranë, keqinterpretimi i medias serbe dhe reagimi i organizatorëve

“Skandali” i xhudistes lituaneze në Tiranë, keqinterpretimi i medias serbe dhe reagimi i organizatorëve

September 14, 2026
Lagarde: Europa të zhvillojë IA-në e saj, varësia nga SHBA dhe Kina kërcënon ekonominë

Lagarde: Europa të zhvillojë IA-në e saj, varësia nga SHBA dhe Kina kërcënon ekonominë

September 14, 2026
Arrestimi i ish-luftëtarit të UÇK, Koloneli Goxhaj: Shqipëria, protektorat i Speciales! Çfarë është kjo urgjencë për ekstradimin?

Dilaver Goxhaj: Gjykata Speciale është bërë që Kosova t’i kthehet Serbisë

September 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com