• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mediat: Ikin Paloka dhe Spaho, kush do të jenë dy nënkryetarët e rinj të PD-së

by A R
28/08/2021 13:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pushimet e verës po mbarojnë, ndërsa shtatori duket se do të sjellë edhe zhvillime të forta politike, në të dyja kampet.

Ndërsa kryeministri Edi Rama ka parlajmëruar se javën e ardhshme do të shpallë kabinetin e ri qeverisës, edhe në Selinë blu paralajmërohen ndryshime.

Ditën e hënë, Partia Demokratike pritet të mbledhë Këshillin Kombëtar, ku pritet të zgjidhet pasuesi i Bujar Nishanit, Kryesia e re, Sekretariatet, Departamentet, por edhe organet e tjera brenda partisë.

Ndërkohë, CNA.al ka mësuar edhe disa nga lëvizjet që pritet të ndodhin në mbledhjen e së hënës.

Dy persona që pritet të lëvizin, janë dy nënkryetarët Edi Paloka dhe Edmond Spaho. Vendin e tyre me shumë gjasë do ta zënë Alfred Rushaj dhe Jorida Tabaku.

Nga ana tjetër një emër që nuk lëviz, është besniku i Lulzim Bashës, Gazment Bardhi.

Ky i fundit, mesa duket do të vijojë të jetë Sekretar i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, pavarësisht humbjes katastrofike që shënoi në Elbasan, si drejtues politik.

Lëvizje edhe në Departamente

Lëvizje “surprizë”, pritet që të ketë edhe në Departamente, ku Basha mund të bëjë edhe “qokat” e tij.

Do ketë shumë emra që do rivalizojnë që nga Enkelejd Alibeaj, Kreshnik Çollaku, Ervin Salianji, Luçiano Boçi, Gazmend Koduzi, Bardh Spahia, Fitim Zekthi, Ina Zhupa, Orjola Pampuri e deri tek Flamur Noka apo Oerd Bylikbashi dhe Ivi Kaso. Shumë nga emrat do jenë edhe personazhet që kanë pasur vullnetin më të madh dhe që kanë mbeshtetur Lulzim Bashën në çdo aksion dhe dështim të tij politik, me shumë gjasë do marrin “shpërblimin” e tyre.

Po ashtu pritet të ketë, largime në të gjitha sekretariatet dhe kënaqësitë mund të plotësohen me departamente apo pozicione që mund të shpikë Lulzim Basha rrugës siç ishin këshilltarët e tij që shpalli ditën e nxjerrjes së listës të kandidatëve për deputetë.

Rokadë edhe në Kryesi

Edhe Kryesia e re pritet të ketë ndryshime të mëdha.

Fakti i ndryshimeve që do bëhen në sekretariat, departamente etj do sjellë që shumë nga emrat aktualë të kryesisë të largohen, si Fatbardh Kadilli, Eno Bozdo, Florjon Mima, Endri Hasa etj.

Basha këtë herë do luajë me formatin e kryesisë të madhe dhe të vogël për të pasur më shumë kontroll në një rreth të ngushtë individësh që do jenë në sekretariate.

/a.r

Next Post
E solli “Charlotte”/ Zbulohet itinerari i kokainës me logo ‘COVID’ me vlerë 100 mln euro në Malin e Zi. Ja kur ndërhyri policia

E solli “Charlotte”/ Zbulohet itinerari i kokainës me logo 'COVID' me vlerë 100 mln euro në Malin e Zi. Ja kur ndërhyri policia

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zhaku drejt divorcit: Mendoj që është gabim të martohesh… vetëm halle ke!

Zhaku drejt divorcit: Mendoj që është gabim të martohesh… vetëm halle ke!

October 6, 2026
Bledi Mane pas përplasjes me protestuesit: U sulmova, përgjegjës Qorri dhe Shehaj

Bledi Mane pas përplasjes me protestuesit: U sulmova, përgjegjës Qorri dhe Shehaj

October 6, 2026
Një “pushtim” në heshtje, çfarë po kërkon Izraeli në jug të Sirisë?

Një “pushtim” në heshtje, çfarë po kërkon Izraeli në jug të Sirisë?

October 6, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 7 Tetor 2026

October 6, 2026
Policia reagon pas sulmit ndaj gazetarit Mane: Askush nuk mund të vendosë se kush duhet ndëshkuar dhe ta zbatojë këtë vendim në rrugë

Policia reagon pas sulmit ndaj gazetarit Mane: Askush nuk mund të vendosë se kush duhet ndëshkuar dhe ta zbatojë këtë vendim në rrugë

October 6, 2026
Zgjerimi i BE-së | Hoxha: Koha për veprim, Shqipëria po bën pjesën e saj

Zgjerimi i BE-së | Hoxha: Koha për veprim, Shqipëria po bën pjesën e saj

October 6, 2026
Protestë kundër 4 HEC-eve në Pukë, banorët kërkojnë nga Gjykata Administrative shfuqizimin e lejeve

Protestë kundër 4 HEC-eve në Pukë, banorët kërkojnë nga Gjykata Administrative shfuqizimin e lejeve

October 6, 2026
Gogu në Komisionin e Ligjeve: Avokati i pavarur nuk është privilegj i profesionit, është garanci për qytetarin

Gogu në Komisionin e Ligjeve: Avokati i pavarur nuk është privilegj i profesionit, është garanci për qytetarin

October 6, 2026
Kontrata e Shërbimit Publik/ Karakaçi: Elektrifikimi Tiranë-Durrës-Rinas përfundon në 2027

Kontrata e Shërbimit Publik/ Karakaçi: Elektrifikimi Tiranë-Durrës-Rinas përfundon në 2027

October 6, 2026
Kinë, të ardhurat e kinemave gjatë Festës Kombëtare 2026 i kalojnë 900 milionë juanët

Kinë, të ardhurat e kinemave gjatë Festës Kombëtare 2026 i kalojnë 900 milionë juanët

October 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com