• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Më tradhtoi shoku i ngushtë, s’kisha dyshuar kurrë”, Murat Basha: Djali i Petro Markos më spiunoi

by B K
23/01/2025 17:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Murat Basha ishte pjesë e panelit të emisionit Top Story në Top Channel, ku u diskutua koha e komunizmit.

Ai tha se ishte tradhtuar dhe spiunuar nga shoku i tij i ngushtë, i biri I Petro Markos, Jamarbër Marko.

“Po ça kisha bërë, kisha vra njeri? Doja të jetoja i lirë, nuk e duroja dhunën, por për një gjë, aty thotë një fjalë, dyshohet për veprimtari armiqësore. Ai sistem na pat vënë përballë vetes, për këtë më ka bërë nder. Më thuaj një emër nga këta që nga ’92 në politikë deri më sot që kanë qenë përballë atyre që ata i kanë njoft për kundërshtarë, njeh ndonjë ti?

Unë dhe shumë njerëz të tjerë kemi qenë përballë atyre me fakte dhe letra, di një një nga këta në politikë që kanë qenë përballë atyre, kundërshtarit, apo kanë qenë me ata. Ata janë në sistem sot. Unë dija si t’i ruhesha atyre, fillova t’u largohesha të gjithë njerëzve, edhe dy shokëve të mi të ngushtë që t’u mos u bëj keq atyre, por unë kisha rënë në mina, shoku që unë rrija gjithë ditën ishte kryespiuni Fajkoi që më spiunonte për çdo gjë, s’kisha dyshuar kurrë, e kisha shok, e doja, jam munduar ta ndihmoj, ai spiunonte, por thoshte edhe jo të vërteta.

Shkuam një ditë tek hotel Arbëria, porosisnim verë dhe thoshte do t’i gjuaj fotografisë së Enver Hoxhës se ai ka qenë…e kishte fjalën për anën seksuale të tij, i thosha mbylle gojën se po na merr në qafë idiot. Dhe ky është Jamarbër Marko, i biri i Petro Markos, ja ku e ke me dokument të ish Sigurimit të Shtetit, janë edhe 5 emra të tjerë. Ai ka vdekur dhe nuk ka asnjë njeri më në jetë, ka një motër, nuk ka fëmijë, ky më ka bërë dëmin më të madh.

Më ka ardh i biri i njërit prej bashkëpunëtorëve që ka bashkëpunu që e ka pseudonimin Fortuna, janë pesë është ky Fajkoi, Adriatiku, Patrioti, Adriatiku dhe Faqorja. Unë nuk mund ta bëj me turp djalin e këtij Fortunës, para vjehrrit të tij, gruas, i kanë fëmijët nga 30-40 vjeç. Më ka ardh në palestër dhe më tha jam djali i filanit. Më tha babai im të ka bërë keq, më tha të kërkoj ndjesë në emër të tij por do të lutem për një gjë që nuk do e denoncosh. I thash thuaj babës tat të iki i qetë, nuk ia nxjerr emrin, se ti nuk ke arsye të turpërohesh për maskarallëqet e tët eti”, tha Murat Basha.

“Ti je qen dhe i pafytyrë”, Murat Basha tregon përballjen e fortë me spiunin e tij: Je fëlliqësirë!

Murat Basha rrëfeu përballjen me një nga personat që e spiunoi gjatë kohës së komunizmit.

Ai tha se sapo e kishte marrë dosjen, sepse nuk e dinte më parë, ndërsa e kishte takuar disa herë.

“Fajkoin e kam takuar një ditë në një lokal. Më tha o xhaxhi Murat hajde të pimë një kafe, kush je ti i them, jam çuni i filanit, Faqores. Ishte zonja e tij, i dhashë dorën, e kisha marrë unë dosjen dhe gjej emrat, se nuk e kam dit, tha gruaja edhe ky burri im nuk pi, çudi i thash se ky e ka pirë rakinë dikur me faqore, ai më pa në sy, asnjë minutë  më lejoni të largohem u thash dhe u ngrita, më tha faleminderit që nuk fole në sy të atyre.

Nuk ta ka fajin çuni që ti je h*le, je qen bir qeni, je i pafytyrë, më ke spiunu, s’ke lënë gjë pa saju, më tha më kanë detyru, më kanë rrah, ou ti do të ndërtosh lumturinë tënde mbi dhimbjet e mia? Ke gënjy për një përfitim, për një punë më të mirë dhe vjen më flet? M’u zhduk qelbësirë, ti do një grusht palaço, nuk e preka me dorë, je fëlliqësirë, pse s’më ke kërku falje nga 30 vjet, më ke taku 100 herë rrugës, s’kisha për të vrarë, prandaj kemi dhimbje, prandaj ulërasim ne sot”, tha ai.

Next Post
Kush e ka radhën? Proda takim ambasadorin e Brazilit, intensifikohet bashkëpunimi për të goditur prostitucionin e trafikun e drogës

Kush e ka radhën? Proda takim ambasadorin e Brazilit, intensifikohet bashkëpunimi për të goditur prostitucionin e trafikun e drogës

Comments 1

  1. Lui says:
    1 year ago

    Habia ime është me ju vetë që çuditeni me këto..?! Si mendon ti, kush do spiunonte për ty? Dikush që as të njihte fare? Apo dikush që e përshëndesje nka 2 herë në ditë e kaq? Sigurisht që Sigurimi i Shtetit do rekrutonte individë që ishin sa më afër me ty..!!! Kështu funksionon në gjithë botën. Nuk u shpik nga Sigurimi i Shtetit!

    Reply

Leave a Reply to Lui Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Goditet me dronë një nga rafineritë më të mëdha të naftës në Kuvajt

Goditet me dronë një nga rafineritë më të mëdha të naftës në Kuvajt

April 3, 2026
Gjyqi ndaj Veliajt, prokurori përplaset me avokatin Haxhia: Nuk je kryetar i Dhomës këtu…

Gjyqi ndaj Veliajt, prokurori përplaset me avokatin Haxhia: Nuk je kryetar i Dhomës këtu…

April 3, 2026
Inteligjenca italiane parashikoi saktë! Pse lufta me Iranin po kthehet në një konflikt të gjatë?

Inteligjenca italiane parashikoi saktë! Pse lufta me Iranin po kthehet në një konflikt të gjatë?

April 3, 2026
Një vit pas tarifave të Trump…rriten çmimet, rëndohet barra për amerikanët

Një vit pas tarifave të Trump…rriten çmimet, rëndohet barra për amerikanët

April 3, 2026
Sjellja e SPAK ndaj Veliajt: Përhapja e akuzës në media përpara se i akuzuari të njihet zyrtarisht, cenon thellë besimin e publikut te drejtësia

Nis seanca e katërt e gjyqit në themel ndaj Veliajt. Në 13:00, përballja me Prokurorin Dado në Administrative

April 3, 2026
Përndiqte dhe kanoste në rrjetet sociale 37-vjeçaren, arrestohet 28-vjeçari

Në kërkim për lëndë narkotike dhe armë pa leje, arrestohet 33-vjeçari

April 3, 2026
Gogu takohet me kreun e SPAK: Bashkëpunim për ligjin, kapacitetet dhe forcimin e shtetit të së drejtës

Gogu takohet me kreun e SPAK: Bashkëpunim për ligjin, kapacitetet dhe forcimin e shtetit të së drejtës

April 3, 2026
Dalja në pension/ Ja kostoja për pagimin e sigurimeve për plotësimin e viteve të punës

Gati projektligji për kontabilitetin, nga raportimi për qëndrueshmërinë tek transparenca fiskale

April 3, 2026
Irani rrëzon avionin amerikan F35, dyshohet se piloti nuk i mbijetoi sulmit

Irani rrëzon avionin amerikan F35, dyshohet se piloti nuk i mbijetoi sulmit

April 3, 2026
Një jetë në skenë: Maestro Zhani Ciko vjen me monografinë ‘Opera ime’”

Një jetë në skenë: Maestro Zhani Ciko vjen me monografinë ‘Opera ime’”

April 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In