• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Më pak kosovarë në periudhën janar-prill në Shqipëri, por shtohet numri i turistëve nga Perëndimi

by Aalison Pearse Stevens
24/05/2019 09:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Hyrjet e shtetasve të huaj në vendin tonë u rritën me 7% në katërmujorin e parë, por shqiptarët nga Kosova i kanë frenuar ndjeshëm lëvizjet në Shqipëri në këtë fillimvit.

Sipas të dhënave të INSTAT në publikimin për lëvizjen e shtetasve, numri i shqiptarëve të Kosovës që kanë vizituar Shqipërinë gjatë janar-prill 2019 ka rënë me -6.4%. Një vit më parë e vizituan vendin 337,721 persona nga Kosova, ndërsa këtë vit 316,221 vizitorë.

Turistët nga Kosova përbëjnë numrin më të madh të vizitorëve në vendin tonë, ndaj dhe ulja e tyre e ndikon turizmin më negativisht se luhatjet nga shtetet e tjera.

Pas informacioneve të marra nga agjencitë turistike të Kosovës, Shqipëria mbetet si destinacioni kryesor i turistëve nga Kosova, megjithatë ofertat në rritje me çmime më të leverdishme nga vendet e tjera po i tërheqin një pjesë të mirë të shqiptarëve të Kosovës, duke i larguar ata nga turizmi tradicional në Shqipëri.

Për pushimet verore vërehet se ka rritje të kërkesës nga ana e shtetasve të Kosovës për shërbime më cilësore, ndërsa oferta ka mbetur e pandryshuar për shumë vite në bregdetin shqiptar.

Agjencitë e Kosovës pohojnë si arsye në një shkallë të madhe, në braktisjen e Shqipërisë nga shtetasit e Kosovës, çmimet e ulëta që kanë ofruar vendet e tjera.

Por gjithashtu ata kanë shumë rezerva edhe për cilësinë e shërbimit në Shqipëri. Agjencitë e kanë pohuar se po i vjen fundi turizmit patriotik, që në masë të madhe ka qenë deri më tani.

Sipas tyre, Shqipëria duhet t’i trajtojë shtetasit e Kosovës njësoj, për të mos thënë edhe më mirë se turistët polakë, çekë, apo rusë, të cilët së fundmi po shihen si zëvendësim, duke u ofruar shërbim më cilësor dhe atraksione më të mëdha.

Ndërsa kërkesa për turizëm në Shqipëri ishte e qëndrueshme nga vendet e tjera fqinjë. Shtetasit nga Italia ishin 8.9% më të shumë në numër se sa në katërmujorin e parë të vitit 2018. Gjithashtu vizitorët nga Maqedonia u rritën me 7%. Polakët vijojë të kenë një kërkesë të lartë edhe pse ende nuk është sezoni i plazhit. Në katërmujorin e parë, numri i polakëve që vizituan Shqipërinë u rrit me 12%. Rritje patën e vizitorët nga Zvicra, Gjermania dhe Spanja respektivisht me 29, 21 dhe 27 %.

Gjatë këtij katërmujori, Spanja ka pasur rritjen më të madhe me 124,2%, ndërsa uljen më të ndjeshme e ka pasur Mali i Zi me 3,2%. Në katërmujorin e parë 2019, ndër vendet që kanë hyrjet më të larta të shtetasve në Shqipëri, Zvicra ka pasur rritjen më të madhe me 29,5%, ndërsa uljen më të ndjeshme e ka pasur Kosova me 6,%.

Numri i shtetasve shqiptarë të dalë nga territori i vendit tonë në katërmujorin e parë 2019, është 1,719,591, duke u rritur 10,0%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

 

Gjatë muajit prill 2019, 469.788 shqiptarë udhëtuan jashtë vendit. Krahasuar me prill 2018, ky numër është rritur 4,1%.

Next Post
Raketat ruse përplasin partnerët e NATO-s, SHBA gati t’i vendosë sanksione Turqisë

Raketat ruse përplasin partnerët e NATO-s, SHBA gati t’i vendosë sanksione Turqisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rritja e tatimit mbi dividendin, Tatimet do të trajtojnë si shpërndarje fitimi dhe huatë për ortakët

Rritja e tatimit mbi dividendin, Tatimet do të trajtojnë si shpërndarje fitimi dhe huatë për ortakët

November 2, 2026
Trump për luftën me Iranin: Ose do të bëjnë marrëveshje, ose do ta përfundojmë ne

Trump për luftën me Iranin: Ose do të bëjnë marrëveshje, ose do ta përfundojmë ne

November 2, 2026
Shtetet me nxënësit më të zgjuar në botë për vitin 2026, Shqipëria në vend të 47-të, lë pas rajonin

Shtetet me nxënësit më të zgjuar në botë për vitin 2026, Shqipëria në vend të 47-të, lë pas rajonin

November 2, 2026
Franca nxjerr në treg 10 milionë fuçi naftë nga rezervat strategjike, kompanitë ulin çmimet e karburantit

Franca nxjerr në treg 10 milionë fuçi naftë nga rezervat strategjike, kompanitë ulin çmimet e karburantit

November 2, 2026
Protestat/ Rama publikon videon, tjetër thirrje studentëve për dialog

Protestat/ Rama publikon videon, tjetër thirrje studentëve për dialog

November 2, 2026
Reshje shiu dhe dëbore, çfarë na pret në 3 ditët e ardhshme?

Moti i paqëndrueshëm gjatë ditës së sotme, reshje shiu dhe shtrëngata në disa zona të vendit

November 2, 2026
Tragjedi në Florida, 9 viktima nga rrëzimi i avionit privat, detaje tronditëse nga komunikimet e fundit të pilotit

Tragjedi në Florida, 9 viktima nga rrëzimi i avionit privat, detaje tronditëse nga komunikimet e fundit të pilotit

November 2, 2026
Erdogan mbërrin në Korenë e Jugut, pritet të zhvillojë bisedime me presidentin e vendit

Erdogan mbërrin në Korenë e Jugut, pritet të zhvillojë bisedime me presidentin e vendit

November 2, 2026
FBI akuzon Korenë e Veriut për vjedhjen e mbi 6 miliardë dollarëve nga Binance

FBI akuzon Korenë e Veriut për vjedhjen e mbi 6 miliardë dollarëve nga Binance

November 2, 2026
Ukraina dhe Rusia përballen me sulme kibernetike ndaj sistemit të tyre të alarmit për sulme ajrore

Ukraina dhe Rusia përballen me sulme kibernetike ndaj sistemit të tyre të alarmit për sulme ajrore

November 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In