• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Më ofruan 500 mijë euro”/ Ish-presidenti i ‘Partizanit’: Ja si më bënë presion për të dorëzuar klubin në duart e Malltezit e Bektashit

by Java News
23/10/2023 21:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-presidenti i klubit Partizani, Paro Laçi zbardhur detaje nga privatizimi i ish-kompleksit “Partizani”, që çoi pas hekurave Jamarbër Malltezin, ndërsa la në ‘detyrim paraqitje’ ish-kryeministri Sali Berisha dhe ndërtuesi Fatmir Bektashi.

Gjatë intervistës në “Real Story” Laçi tregoi disa episode sesi kërcënohej për t’u larguar nga kompleksi. Ai përmendi emra, mes të cilëve edhe të ish- ministrit të Mbrojtjes, Arben Imami, që sipas tij e kanë kërcënuar për të firmosur dorëzimin e klubit.

Ai thotë se oreksi për të grabitur ish-kompleksin Partizani, ka nisur që në kohën kur babai i Jamarbër Malltezit, Luan Malltezi ka qenë në krye të Arkivit të Shtetit.

“Sot filloi dita me një intensitet i madh për mua, Kam qenë mbi katër orë në SPAK, dhashë një dëshmi të detajuar për historinë  klubit Partizani. Sata morën shkas pas një emisioni televiziv, ku unë preka disa detaje me emër dhe mbiemër dhe mbrëmë u kontaktova që mund të paraqitesha për të dhënë dëshmi. Kam qenë personi më protagonist në atë grabitje, atë sjelle të ashpër. Në 1996, i ati i Jamarbër Maltezit ka qenë Drejtor i Arkivës së Shtetit dhe aty ka filluar oreksi. Ka origjinën nga ai moment. Italia fashiste ka paguar me flori i kam publikuar dokumentet që në maj, është shuma dekreti i kryeministri i asaj kohe, Shefqet Vërlaci, në mos gabohem. Kanë marrë para. E di gjithë Tirana që ajo ka qenë pronë e shtetit.

Sapo është vënë Fatmir Mediu është vënë i gjithë zinxhiri i ushtrisë dhe gjithë dekretet që ka nxjerrë Berisha, për t’ia dhuruar këtë pronë. Për t’ia dhuruar Berisha Malltezit. Nëse ata e bletë poshtërisht me dokumente false, ajo pronë ishte në pronësi të klubit të Partizanit  Na e kanë marrë klubin si vandal. Na kanë hedh në rrugë me shkelma. Në 2009, derisa partizanin e përfunduan në kategorinë e tretë, unë u arrestova për këtë problem. Ata kanë filluar të ndërtojnë këto pseudo pronarë, por janë vandalë. Ku është Xhim Begea? Ku është Ben Imamin? pse fshihet? Ben imami më ka bërë presion mua. Më ka bërë personalisht presion. Behët fjalë rreth viteve 2010. Kur unë jam arrestuar në mars të 2011, kanë filluar të vënë tullën e parë, sepse falë tifozi Erise dhe gazetarisë, herë u fshihnin herë jo. Gjithë shteti u vu në funksionim. Këta hajdutë na hodhën në rrugë. Berisha është shumë i ashpër kur do të grabis”, tha ai.

Ai thekson se ka pasur edhe një ofertë nga Jamarbër Malltezi dhe Fatmir Bektashi për të dorëzuar klubin në duart e tyre, ofertë të cilësinë e ka refuzuar.

“Unë kam pasur presion nga Agron Kuliçi, mbasi nuk pranova të firmos për të dorëzuar klubin dhe mbasi këta më premtuan… Nuk ka se si SPAK mos të këtë fakte për Fatmir Bektashi, i ka dhënë kujtdo, dhe më ka ofruar dhe mua një kontratë për ndërtim. Më ofruan 500 mijë euro dhe ambiente ndërtimi nga Xhim Begea, Jamarbër Maltezi dhe Fatmir Bektashi. Kam pasur kontakte direkt. Ata klubin nuk e morën me ligj, por me maliq. Kanë hyrë një ditë të bukur, kanë thyer zyrat e klubit dhe kanë bërë dy ambiente”, tha ai./m.j

Next Post
Spiropali, takim në DASH me Yuri Kim: Mike e mirë e Shqipërisë dhe shqiptarëve

Spiropali, takim në DASH me Yuri Kim: Mike e mirë e Shqipërisë dhe shqiptarëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pogradec, theu masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, arrestohet Denis Meçe

Pogradec, theu masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, arrestohet Denis Meçe

October 28, 2026
Raporti thirrje OKB: Ndryshimi i klimës të shpallet emergjencë shëndetësore, ndikimet nuk mund të injorohen më

Raporti thirrje OKB: Ndryshimi i klimës të shpallet emergjencë shëndetësore, ndikimet nuk mund të injorohen më

October 28, 2026
Vrau me sëpatë ish-gruan e vëllait në Kosovë! Pas dy ditëve në arrati, kapet autori

Vrau me sëpatë ish-gruan e vëllait në Kosovë! Pas dy ditëve në arrati, kapet autori

October 28, 2026
Arabia Saudite marrëveshje 1 miliard dollarëshe me Iranin për të ndalur sulmet e Huthëve! Prapaskenat e negociatave sekrete

Arabia Saudite marrëveshje 1 miliard dollarëshe me Iranin për të ndalur sulmet e Huthëve! Prapaskenat e negociatave sekrete

October 28, 2026
Melania Trump njofton armëpushim humanitar mes Rusisë dhe Ukrainës në qytetin Oleshky

Melania Trump: Armëpushimi në Oleshky është shtrirë edhe në zona të tjera të Khersonit

October 28, 2026
VIDEO / Rama përsërit ftesën për dialog, protestuesit nuk tërhiqen: Dorëheqje pa kushte!

VIDEO / Rama përsërit ftesën për dialog, protestuesit nuk tërhiqen: Dorëheqje pa kushte!

October 28, 2026
Vritet një i mitur në Beograd pasi sulmoi me thikë rojen e Ambasadës së Izraelit

Vritet një i mitur në Beograd pasi sulmoi me thikë rojen e Ambasadës së Izraelit

October 28, 2026
Zgjedhjet në Izrael, Netanyahu pa shumicën: 55 mandate kundrejt 49 të opozitës

Zgjedhjet në Izrael, Netanyahu pa shumicën: 55 mandate kundrejt 49 të opozitës

October 28, 2026
Pas humbjes në zgjedhjet presidenciale në Brazil, Flavio Bolsonaro mbërrin në SHBA mes hetimeve për pastrim parash

Pas humbjes në zgjedhjet presidenciale në Brazil, Flavio Bolsonaro mbërrin në SHBA mes hetimeve për pastrim parash

October 28, 2026
Moti sot, kthjellime në të gjithë vendin, ja sa pritet të shënojnë temperaturat

Moti sot, kthjellime në të gjithë vendin, ja sa pritet të shënojnë temperaturat

October 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In