• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Më i madhi në historinë e Kosovës, mbi 130 mijë qytetarë morën pjesë në marshimin “Drejtësi, jo politikë”

by E S
17/02/2026 20:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mbi 130 mijë qytetarë kanë marrë pjesë në marshin “Drejtësi, jo politikë” në mbështetje të ish-luftëtarëve të UÇK-së në Hagë. Në njoftimin e shpërndarë për mediat nga Platforma Qytetare “Liria Ka Emër”, ky është marshimi më i madh në historinë e Kosovës së lirë.

“Sipas vlerësimeve të ekspertëve dhe të dhënave nga terreni, mbi 130 mijë qytetarë morën pjesë sot në marshimin “Drejtësi, jo politikë”, në mbrojtje të çlirimtarëve Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi dhe bashkëluftëtarëve të tyre, duke e bërë atë marshimin më të madh në historinë e Kosovës së lirë.

Sheshi dhe rrugët kryesore të Prishtinës ishin të stërmbushura me qytetarë nga të gjitha komunat e vendit, nga rajoni, diaspora dhe përtej oqeanit. Prania masive, organizimi qytetar dhe mesazhi i qartë e shndërruan këtë marsh në një moment historik të solidaritetit dhe qëndresës qytetare”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit, fatkeqësisht, me mijëra qytetarë të tjerë mbetën të bllokuar në trafik, në hyrje dhe dalje të ndryshme të kryeqytetit, gjatë ardhjes në Prishtinë.

“Fluksi i jashtëzakonshëm i pjesëmarrësve dëshmon për përmasat reale të kësaj mobilizimi mbarëkombëtar. Edhe përkundër kushteve jo të favorshme atmosferike, zëri i popullit nuk u ndal. As shiu, as vështirësitë logjistike nuk e zbehën vendosmërinë për të kërkuar drejtësi dhe liri për çlirimtarët.

Platforma Qytetare “Liria Ka Emër” shpreh mirënjohjen dhe falënderimin më të thellë për secilin qytetar, për çdo familje, për të rinjtë, për mërgatën dhe për të gjithë ata që kontribuuan në këtë mobilizim historik. Ky marsh dëshmoi qartë: kur populli flet, ai flet me dinjitet, me përgjegjësi dhe me zë të fuqishëm. Drejtësi, jo politikë. Liri për çlirimtarët”, përfundon deklarata.

Next Post
Konferenca e Mynihut/ Vengu për “Euractiv”: Ballkani Perëndimor, sistemi nervor i sigurisë së Europës

Konferenca e Mynihut/ Vengu për “Euractiv”: Ballkani Perëndimor, sistemi nervor i sigurisë së Europës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Armatimi erdhi nga Shqipëria”, ish-zv/shefi i shtabit të UÇK përlotet për luftën e Kosovës

“Armatimi erdhi nga Shqipëria”, ish-zv/shefi i shtabit të UÇK përlotet për luftën e Kosovës

February 17, 2026
“Ja çfarë na tha Wesley Clark”, ish-zv.shefi i shtabit të UÇK rrëfen bashkëpunimin me NATO-n gjatë luftës së Kosovës

“Ja çfarë na tha Wesley Clark”, ish-zv.shefi i shtabit të UÇK rrëfen bashkëpunimin me NATO-n gjatë luftës së Kosovës

February 17, 2026
Kosova, një pavarësi shkruar me sakrificat e të gjithë shqiptarëve!

Kosova, një pavarësi shkruar me sakrificat e të gjithë shqiptarëve!

February 17, 2026
Ekzekutimi i Jani Aliajt në burg merr tjetër rrjedhë, dyshohet se e ka vrarë shqiptari “Niko”

Zbardhet dosja mbi vrasjen e Jani Aliajt në burgun e Koridhalos: Konflikti nisi me një grek, por ekzekutimi u pagua

February 17, 2026
Manovra e mazhorancës, lakmuesi i një reforme të re në drejtësi?

Ndërhyrja e Ramës në Kodin e Procedurës Penale për “pezullimet”, reagon Komisioni Europian: Po e ndjekim nga afër amendamentin

February 17, 2026
“Procesi më i turpshëm i shekullit XXI”, Nasim Haradinaj: Ish-krerët e UÇK-së janë të pafajshëm

“Procesi më i turpshëm i shekullit XXI”, Nasim Haradinaj: Ish-krerët e UÇK-së janë të pafajshëm

February 17, 2026
Demokrati në Krujë kritikon Berishën për protestën e 10 shkurtit: Ishte rrëmujë dhe kaos! Disa këndej, e të tjerë andej

Demokrati në Krujë kritikon Berishën për protestën e 10 shkurtit: Ishte rrëmujë dhe kaos! Disa këndej, e të tjerë andej

February 17, 2026
“Epsteini” ynë

Kosova si fëmijë jetim i divorcit mes SHBA dhe Evropës

February 17, 2026
Gerd Hoxha fiton në KLGJ, gjyqtari që u skualifikua nga SPAK për një fotografi vazhdon garën si kandidat në GJKKO

Gerd Hoxha fiton në KLGJ, gjyqtari që u skualifikua nga SPAK për një fotografi vazhdon garën si kandidat në GJKKO

February 17, 2026
Konferenca e Mynihut/ Vengu për “Euractiv”: Ballkani Perëndimor, sistemi nervor i sigurisë së Europës

Konferenca e Mynihut/ Vengu për “Euractiv”: Ballkani Perëndimor, sistemi nervor i sigurisë së Europës

February 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In