• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mbreti mori 40 mln dollarë/ Artan Lame thirrje për hetime: Princ Leka të japë llogari për floririn e zhdukur

by Java News
20/02/2023 22:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Drejtori i Kadastrës, Artan Lame, i cili njihet edhe si studiues e koleksionist, ka bërë thirrje për hetime në lidhje me sasinë e floririt që Mbreti Zog mori me vete kur u largua nga Shqipëria në vitin 1939.

Në emisionin “Now” në Euronews Albania”, Lame u shpreh se Princ Leka, si trashëgimtar i fronit, duhet t’i japë llogari shtetit shqiptar për këtë çështje.

“E para, dokumenti ka nevojë për hetim të mëtejshëm. E dyta, unë nuk e besoj farë këtë zotërinë Gjonin. E treta, shteti shqiptar përsa kohë edhe e pranoi të kthehej në Shqipëri Princ Lekën dhe familjen mbretërore, unë jam nga ata që them po, duhej pranuar që të ktheheshin në Shqipëri, duke dhënë disa llogari.

Si trashëgimtar i fronit është dikush dhe ka llogari për të dhënë para shtetit shqiptar dhe shteti shqiptar ka detyrime ndaj tij për atë që përfaqëson”, theksoi ai.

 Drejtori i Arkivës: Ahmet Zogu mori 40 milionë dollarë me vete

Drejtori i Arkivës, Ardit Bido tha në “Now me Erla Mëhillin” se Ahmet Zogu mori me vete 40 milionë dollarë.

“Duhet të theksojmë se nuk bëhet fjalë për ndonjë shifër marramendëse. Kjo 250 mijë napoleonë floriri ishte në vlerën e kohës 1.5 milionë dollarë, me inflacion sot do të ishte diku te 40 milionë dollarë. Pra, nuk bëhet fjalë për një shifër e cila është marramendëse kur vjen fjala për kapacitetet e një vendi,” – u shpreh Bido.

Ai sidoqoftë theksoi se 1.5 milionë dollarë aso kohë nuk mund të krahasohen me 40 milionë dollarë sot.

“Xhepat po i shpërthenin nga paratë”, fotografia e rrallë e Ahmet Zogut në Angli

Historiani Erald Kapri ka treguar në emisionin “Now” në Euronews Albania, një fotografi të rrallë të Mbretit Zog në Angli.

Kapri u shpreh se Zogu kishte marrë 50 mijë stërlina nga banka dhe i kishte vendosur në xhepin e mbrampë të xhaketës.

Kjo i kishte rëndë në sy edhe shtypit britanik të asaj kohe dhe fotoja ishte publikuar me titullin “King Zog Bulges”, ose gunga e Mbretit Zog, pasi xhepat po i shpërthenin nga paratë.

“Është një foto e publikuar në shtypin britanik dhe titullohet “King Zog Bulges”, ose gunga e Mbretit Zog. Po të shikoni mbrapa në xhaketë, ka futur 50 mijë stërlina. Sa nisi Lufta e Dytë Mbretërore, udhëtoi me urgjencë nga Franca në Londër, qëndroi 6 ditë në Londër, vajti në bankë dhe i mori dhe i futi mbrapa.

Po ta shikosh, xhepi i xhaketës po i shpërthen nga mbrapa. 50 mijë stërlina i mori dhe i futi mbrapa sepse nuk kishte besim as te nipërit që e shoqëronin”, theksoi ai./m.j

Next Post
Publikimi i dokumentit për floririn që mori Zogu, reagon Princ Leka: Ka pasur komision…!

Publikimi i dokumentit për floririn që mori Zogu, reagon Princ Leka: Ka pasur komision…!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vodhën 15 mln euro me Call Center-at, SPAK kërkon konfiskimin e pasurive të dy të rinjve

Vodhën 15 mln euro me Call Center-at, SPAK kërkon konfiskimin e pasurive të dy të rinjve

March 3, 2026
Në Shqipëri hetohet për degjenerim publik, jo për të mbledhur prova në funksion të akuzave zyrtare

Kur të shkon në mend të vrasësh kundërshtarin, quhesh vrasës, jo më politikan

March 3, 2026
Shkrepe një foto këtu!

Editoriali Rama-Vuçiç “për qasjen realiste”, Komisioni Europian: Zgjerimi, prioritet kyç!

March 3, 2026
Ndodh edhe kështu! Klubi i njohur shkarkon trajnerin pas fitores 8-0

Ndodh edhe kështu! Klubi i njohur shkarkon trajnerin pas fitores 8-0

March 3, 2026
Një vendim i diskutueshëm i Gjykatës Kushtetuese dhe çështja Riley k. Kalifornisë

Skandal: Një përkthim i gabuar me pasoja të rënda në praktikën gjyqësore

March 3, 2026
Pas raketave iraniane: A është Dubai ende destinacioni ideal? Rrëfimet e VIP-ave që ndodhen atje…

Pas raketave iraniane: A është Dubai ende destinacioni ideal? Rrëfimet e VIP-ave që ndodhen atje…

March 3, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 4 Mars 2026

March 3, 2026
Minxhozi: Në rreshtat e dosjes si të Berishës ashtu dhe të Metës shohim një fakt goditës

Nga Bordi i Paqes në Manzë, kur shpresa kthehet në frikë

March 3, 2026
Të burgosurit u përjashtuan nga zgjedhjet në Rrogozhinë/ Frrok Çupi: KQZ goditi të drejtën e votës

Kur ndodhi gjëma, këta flinin

March 3, 2026
Konflikti në Lindjen e Mesme, MEPJ: Shmangni udhëtimet, shqiptarët në rajon të kontaktojnë përfaqësitë diplomatike

Konflikti në Lindjen e Mesme, MEPJ: Shmangni udhëtimet, shqiptarët në rajon të kontaktojnë përfaqësitë diplomatike

March 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In