• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, August 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mblidhet Kuvendi/ Diskutohet ngritja e komisionit hetimor për çështjen ‘Bechetti’ dhe zgjedhjet e 25 prillit

by Java News
14/10/2021 10:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kuvendi i Shqipërisë mblidhet këtë të enjte, duke nisur që nga ora 10:00 e paradites.Në rend dite parashikohen disa pika për t’u hedhur për votim. Po ashtu, është parashikuar miratimi i dekretit të Presidentit të Republikës, për “menaxhimin e sistemit buxhetor të Republikës së Shqipërisë.

Sakaq pritet të votohet projektvendimi për ngritjen e komisionit hetimor për kontrollin e keqpërdorimit të burimeve të administratës shtetërore, si dhe të asgjësimit të kufirit midis shtetit dhe partisë Socialiste në pushtet për qëllime elektorale në zgjedhjet e 25 prillit 2021.

Në rend dite është parashikuar edhe të votohet dhe për ngritjen e komisionit hetimor lidhur me çështjen “Bechetti”, e kërkuar kjo me ngulm nga Partia Demokratike.

Rendi i Ditës:

Seancë plenare PUBLIKE E enjte, 14 tetor 2021, ora 10.00 Rendi i ditës Në mbështetje të Urdhrit nr. 13, datë 12.10.2021 të Kryetares së Kuvendit, znj. Lindita Nikolla, rendi i ditës është si më poshtë vijon:
1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare datë 7.10.2021. (Neni 44, pika 2 e Rregullores)

2. Njoftime. (Neni 44, pika 3 e Rregullores)

3. Dekret i Presidentit të Republikës nr. 13.179, datë 28.07.2021 “Për kthimin e ligjit nr. 86/2021 “Për miratimin e aktit normativ me fuqinë e ligjit nr. 25, datë 22.06.2021 i Këshillit të Ministrave “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9936, datë 26.06.2008 “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë” të ndryshuar””. (Neni 85 i Kushtetutës dhe nenet 86 dhe 73-77 të Rregullores. Dekreti humbet fuqinë e tij kur kundër tij votojnë shumica e të gjithë anëtarëve të Kuvendit) Shprehet komisioni përgjegjës për Ekonominë dhe Financat Diskutime (Shprehen grupet parlamentare) Koha e votimit

4. Dekret nr. 13.186, datë 28.07.2021 “Për kthimin e ligjit nr. 87/2021 “Për miratimin e aktit normativ me fuqinë e ligjit nr. 26, datë 22.06.2021 të Këshillit të Ministrave “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 137/2020 “Për buxhetin e vitit 2021”. (Neni 85 i Kushtetutës dhe nenet 86 dhe 73-77 të Rregullores. Dekreti humbet fuqinë e tij kur kundër tij votojnë shumica e të gjithë anëtarëve të Kuvendit) Shprehet komisioni përgjegjës për Ekonominë dhe Financat Diskutime (Shprehen grupet parlamentare) Koha e votimit 2

5. Dekret nr. 13.166, datë 16.07.2021 “Për kthimin e ligjit nr. 79/2021 “Për të huajt”. (Neni 85 i Kushtetutës dhe nenet 86 dhe 73-77 të Rregullores. Dekreti humbet fuqinë e tij kur kundër tij votojnë shumica e të gjithë anëtarëve të Kuvendit) Shprehet komisioni përgjegjës për Sigurinë Kombëtare Diskutime (Shprehen grupet parlamentare) Koha e votimit

6. Dekret nr. 11.762, datë 5.10.2020 “Për propozimin Kuvendit të Shqipërisë të kandidaturave për anëtarë të Komisionit të Konkurrencës në Autoritetin e Konkurrencës”. (Neni 60 dhe 111 Rregullore Kuvendi, ligji nr. 9121/2003 “Për mbrojtjen e konkurrencës” të ndryshuar””, votim i fshehtë, shumicë e thjeshtë votash për miratim). Shprehet komisioni përgjegjës për Ekonominë dhe Financat Diskutime (Shprehen grupet parlamentare) Koha e votimit

7. Projektvendim “Për ngritjen e komisionit hetimor të Kuvendit për kontrollin e keqpërdorimit të burimeve të administratës shtetërore, si dhe të asgjësimit të kufirit midis shtetit dhe partisë Socialiste në pushtet për qëllime elektorale në zgjedhjet e 25 prillit 2021”. (Neni 77 i kushtetutës, neni 25 i Rregullores së Kuvendit, ligji nr. 8891, datë 2.5.2002 “Për organizimin dhe funksionimin e komisioneve hetimore të Kuvendit”, votim i hapur, shumicë e thjeshtë votash për miratim)

8. Projektvendim “Për ngritjen e komisionit hetimor të Kuvendit për të kontrolluar ligjshmërinë e veprimeve administrative dhe procedurës së ndjekur nga ana e organeve ekzekutive në procedurat për ndërtimin dhe administrimin e impianteve të trajtimit të mbetjeve urbane në Tiranë, Elbasan dhe Fier”. (Neni 77 i kushtetutës, neni 25 i Rregullores së Kuvendit, ligji nr. 8891, datë 2.5.2002 “Për organizimin dhe funksionimin e komisioneve hetimore të Kuvendit”, votim i hapur, shumicë e thjeshtë votash për miratim)

9. Projektvendim “Për ngritjen e komisionit hetimor të Kuvendit për kontrollin e ligjshmërisë së veprimeve dhe mosveprimeve të institucioneve shtetërore dhe funksionarëve publikë në çështjet që kanë sjell si pasojë vendimin e arbitrazhit “Becchetti dhe të tjerë kundër Shqipërisë”. (Neni 77 i kushtetutës, neni 25 i Rregullores së Kuvendit, ligji nr. 8891, datë 2.5.2002 “Për organizimin dhe funksionimin e komisioneve hetimore të Kuvendit”, votim i hapur, shumicë e thjeshtë votash për miratim)

10. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës (60’).

g.kosovari

Next Post
Berisha shtrembëron Biblën për interes: Sipas librave të shenjtë, Lulzim Basha as nuk duhet të lindte fare

PD përtej Berishës dhe Bashës, që duan veç ushtarë për të sulmuar “djallin” Edi Rama

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tetë vatra zjarri aktive në vend! Në Cikallesh flakët rrezikojnë banesat, ndërhyhet nga ajri

August 7, 2026
“Plazhi i lirë” në Spille, sekuestrohen 101 çadra dhe 202 shezlongë të vendosur pa leje

“Plazhi i lirë” në Spille, sekuestrohen 101 çadra dhe 202 shezlongë të vendosur pa leje

August 7, 2026
Sulmet e Izraelit në Liban ndezin tensionet, rrezikohet marrëveshja SHBA-Iran

Ndryshme në Amerikë, Trump me urdhër ekzekutiv: Ndalojmë turizmin e lindjes në SHBA

August 7, 2026
Kryebashkiaku grek mbetet në paraburgim, pas dyshimeve se shkaktoi zjarrin pranë Athinës

Kryebashkiaku grek mbetet në paraburgim, pas dyshimeve se shkaktoi zjarrin pranë Athinës

August 7, 2026
BE vendos sanksione ndaj 5 personave të lidhur me industrinë ushtarake ruse

BE vendos sanksione ndaj 5 personave të lidhur me industrinë ushtarake ruse

August 7, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 8 Gusht 2026

August 7, 2026
Po transportonin emigrantë të huaj kundrejt parave, pranga dy personave në Korçë e Pogradec

Po transportonin 15 shtetas afrikanë drejt Malit të Zi, arrestohen dy të rinj në Shkodër

August 7, 2026
Rregullorja e re e GJKKO, SafeJournalists: Të rishikohet! Kufizohen gazetarët dhe informimi publik

Rregullorja e re e GJKKO, SafeJournalists: Të rishikohet! Kufizohen gazetarët dhe informimi publik

August 7, 2026
Pasagjeri ndërron jetë në tragetin e linjës Bari-Durrës

Rritet fluksi i udhëtarëve në Portin e Durrësit, mbi 349 mijë pasagjerë në 7 muaj

August 7, 2026
Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

Mbi antishqiptarinë e shqiptarëve

August 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com