• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mbi 55 mijë turistë në Sazan-Karaburun nga maji në shtator, udhëtimet me anije vijojnë edhe në tetor

by S T
20/10/2024 09:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ujërat e kristalta, peisazhi natyror i gërshetuar me atë historik, bëjnë që drejt parkut të vetëm detar kombëtar, Sazan-Karaburun edhe gjatë këtij viti të kishte një fluks turistësh.

Anijet turistike që kanë operuar në portin e Vlorës gjatë periudhës maj-shtator kanë organizuar udhëtime drejt ishullit të Sazanit dhe gadishullit të Karaburunit.

Kapiteneria e portit të Vlorës bëri të ditur për ATSH-në se “për periudhën maj-shtator të këtij viti anijet turistike me kapacitet mbi 12 pasagjerë kanë kryer në total 879 prekje me 54 660 turistë vendas dhe nga vende të ndryshme të botës, si Italia, Rusia, Ukraina, Egjipti, Kosova, Maqedonia e Veriut, etj.”

“Në gjirin e Vlorës kanë operuar gjithsej 15 anije turistike të licencuara, që u kanë krijuar mundësinë turistëve të vizitojnë Sazanin dhe Karaburunin”, tha Kapiteneria.

Interesi i turistëve vendas e të huaj për parkun më të madh detar në vend vijon të jetë i lartë edhe në muajin tetor.

“Aktualisht në port vijon transporti i udhëtarëve me mjetet e vogla lundruese si gomone, skafe, veliera etj, pasi falë motit të mirë ende ka interes për të vizituar Sazanin dhe Karaburunin”, theksoi Kapiteneria e portit të Vlorës.

Bregdeti tepër i thyer, lëndinat që zbresin deri poshtë, afër vijës së ujit, gjiret e shumta dhe të fshehura, plazhet e virgjëra, janë disa prej atraksioneve që turistët shfaqin interes në parkun detar të Sazan-Karaburunit.

Next Post
“Kasapi i Gazës” ‘hyn në punë’ edhe i vdekur, trupi i tij mund të përdoret për të për të negociuar lirimin e pengjeve

“Kasapi i Gazës” 'hyn në punë' edhe i vdekur, trupi i tij mund të përdoret për të për të negociuar lirimin e pengjeve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rikthehen reshjet e shiut! Moti pëson kthesë drastike javën që vjen

Rikthehen reshjet e shiut! Moti pëson kthesë drastike javën që vjen

November 1, 2026
“Tërmet” në Serbi, arrestohet një nga drejtuesit e lartë të policisë

“Tërmet” në Serbi, arrestohet një nga drejtuesit e lartë të policisë

November 1, 2026
Protestat e dhunshme/ Gjykata e Tiranës lë në detyrim paraqitjeje protestuesin

Protestat e dhunshme/ Gjykata e Tiranës lë në detyrim paraqitjeje protestuesin

November 1, 2026
Aksident tragjik në Durrës, makina përplas 66-vjeçarin, humb jetën në spital

Makina del nga rruga dhe përplas këmbësoren në Shkodër, humb jetën 67-vjeçarja

November 1, 2026
Zjarri shkrumbon banesën në Fier, 30-vjeçari me epilepsi shpëtohet nga fqinjët

Zjarri shkrumbon banesën në Fier, 30-vjeçari me epilepsi shpëtohet nga fqinjët

November 1, 2026
Netanyahu rrezikon pushtetin në Izrael, opozita kërkon shumicën me partitë arabe dhe ultra-ortodokse

Netanyahu rrezikon pushtetin në Izrael, opozita kërkon shumicën me partitë arabe dhe ultra-ortodokse

November 1, 2026
A ju detyroi Edi Rama të votoni pro Territoriales? Erion Braçe rrëfehet: Kryeministri më tha se…

Braçe kundërshton alarmin për TVSH-në 21%: Biznesi i vogël nuk do të paguajë asnjë lek tatim mbi fitimin deri në 2029

November 1, 2026
BE vendos tarifë të re për pakot online, blerësit do të paguajnë 2 euro shtesë

BE vendos tarifë të re për pakot online, blerësit do të paguajnë 2 euro shtesë

November 1, 2026
Luftë e ftohtë mes protestuesve dhe opozitës, Kikia zbulon frikën e PD-së nga skenari serb

Luftë e ftohtë mes protestuesve dhe opozitës, Kikia zbulon frikën e PD-së nga skenari serb

November 1, 2026
Ndalimi i 4 nxënësve shqiptarë në Kotorr, ambasada shqiptare në Malin e Zi tregon çfarë ndodhi dhe si u sigurua lirimi i tyre

Ndalimi i 4 nxënësve shqiptarë në Kotorr, ambasada shqiptare në Malin e Zi tregon çfarë ndodhi dhe si u sigurua lirimi i tyre

November 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In