• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

“Kasapi i Gazës” ‘hyn në punë’ edhe i vdekur, trupi i tij mund të përdoret për të për të negociuar lirimin e pengjeve

by S T
20/10/2024 09:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas eliminimit të “armikut nr. 1”, Jahja Sinwar, organizatori dhe mbështetësi i masakrës së 7 tetorit, Izraeli nis të ushtrojë presion mbi palestinezët në Gaza dhe mbi Hamasin për të liruar rreth 100 pengje, ende të burgosur prej 379 ditësh.

Për të mbyllur këtë çështje, qeveria izraelite mund të përdorë edhe trupin e Sinwar-it, të ruajtur në një vend të panjohur, si një “mall pazari” për lirimin e tyre, shkruan A2.

Dy burime i thanë CNN se ky shkëmbim është ndoshta e vetmja mënyrë që eshtrat e Sinëarit të kthehen në Gaza.

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit e vranë liderin e Hamasit, Yahya Sinwar, gjatë një sulmi në Gaza.

Yahya Sinwar, i lindur në vitin 1962 në Khan Yunis kaloi më shumë se njëzet vjet në burgjet izraelite deri në vitin 2011, ku mësoi hebraisht.

I njohur me pseudonimin “Kasapi i Gazës”, ai ishte ndër themeluesit e krahut ushtarak të lëvizjes islamike palestineze Hamas, Brigadave al-Qassam, dhe konsiderohet nga Izraeli si organizatori i sulmit të 7 tetorit 2023 në të cilin u vranë më shumë se 1200 njerëz, përfshirë ushtarë dhe civilë, raporton A2.

Sinwar u arrestua në vitin 1989 dhe u dënua nga Izraeli me katër burgime të përjetshme për rrëmbimin dhe vrasjen e dy ushtarëve izraelitë dhe katër palestinezëve të akuzuar për bashkëpunim.

Gjatë 22 viteve të tij në burg, ai u shfaq si një lider karizmatik dhe i pakompromistë për pozicionet e tij radikale, duke u bërë një pikë referimi edhe për të burgosurit që nuk ishin të lidhur me Hamasin.

Lirimi i tij erdhi në vitin 2011, si pjesë e një marrëveshjeje midis lëvizjes islamike dhe Izraelit për të liruar ushtarin izraelit, Gilad Shalit, në këmbim të të burgosurve palestinezë.

Pas kthimit në Gaza, Sinwar u ngrit shpejt në radhët e udhëheqjes së Hamasit. Ai besohet të ketë qenë pas vrasjes në vitin 2016 të një komandanti të lartë të Hamasit, Mahmoud Ishtewi, në një luftë të brendshme për pushtet.

Next Post
Ankth dhe depresion/ Cilat ishin problemet më të shpeshta në pandemi. Si t’i kalojmë momentet e vështira?

Më shumë të rinj te psikologu/ Shkak, marrëdhëniet në familje dhe rrjetet sociale

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama shkrin Kadastrën dhe ATP-në, ndryshon struktura e administrimit të pronave

Rama shkrin Kadastrën dhe ATP-në, ndryshon struktura e administrimit të pronave

September 9, 2026
Deputetet e PS reagojnë pas sulmeve ndaj kolegeve: Dhuna nuk është protestë, të rishikikohet protokolli i sigurisë

Deputetet e PS reagojnë pas sulmeve ndaj kolegeve: Dhuna nuk është protestë, të rishikikohet protokolli i sigurisë

September 9, 2026
Izraeli hakmerret ndaj sanksioneve të Britanisë/I mbyll konsullatën në Jerusalem, Londra shpreh keqardhje

Izraeli hakmerret ndaj sanksioneve të Britanisë/I mbyll konsullatën në Jerusalem, Londra shpreh keqardhje

September 9, 2026
Euro këmbehet për 99,25 lekë, ekspertët: Pas shtatorit mund të ketë tendenca të lehta rritëse

Euro në rënie edhe për shtatorin, pranë thyerjes së kufirit të 92 lekëve

September 9, 2026
Studimi: Ka 10 për qind shanse që AI të zhdukë njerëzimin në 10 vitet e ardhshme

Studimi: Ka 10 për qind shanse që AI të zhdukë njerëzimin në 10 vitet e ardhshme

September 9, 2026
MEPJ nxjerr për konsultim pr/ligjin “Për Shërbimin e Jashtëm në Republikën e Shqipërisë”

Qytetarët mund të vlerësojnë online shërbimet konsullore, Hoxha: Përmirësojmë së bashku shërbimin

September 9, 2026

Lufta në Lindjen e Mesme ‘çmend’ naftën, çmimi kalon 100 dollarë për fuçi

September 9, 2026
“Dronët ‘Made in Albania’ do jenë të nivelit të lartë”, Nufi: S’ka kërkesë nga NATO për pezullimin e…

“Çfarë trafiku armësh? A jeni në terezi?”, Nufi mohon akuzat pas audios së publikuar nga Ahmetaj

September 9, 2026
“Kam marrë shumë kërcënime” – Labinot Rexha rrëfen detajet e sherrit mes Jozefin Markut dhe Eduard Kuçit

“Kam marrë shumë kërcënime” – Labinot Rexha rrëfen detajet e sherrit mes Jozefin Markut dhe Eduard Kuçit

September 9, 2026
EKSKLUZIVE / Sondazhi: Çfarë rezultatesh zgjedhore do të kishim nëse do të votohej së afërmi?

Sa të interesuar janë adoleshentët shqiptarë për politikën?

September 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com