Ka mbërritur në portin e Durrësit superjahti Katara.
Jahti 124 metër i gjatë vjen me Emirin e Qatarit dhe të ftuar të tij në bord.
Ai u ankorua në orët e para të mëngjesit në kalatën nr.4 dhe pritet të furnizohet me 220000 litra naftë.
Për çdo litër naftë të marrë nga jahtet, që kanë prekur e vijojnë të prekin bregdetin shqiptar, 400 lekë/litër i shtohen arkës së shtetit.
/a.r