• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Materniteti i ri i Lezhës do të ndërtohet brenda këtij viti”, Manastirliu prezanton ekipin e ri të mjekëve specialistë

by Java News
01/05/2019 13:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Materniteti i ri i Lezhës nis të ndërtohet brenda këtij viti”. Gjatë prezantimit të ekipit të ri të mjekëve specialistë, të cilët i janë bashkuar spitalit rajonal të Lezhës, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, prezantoi projektin për transformimin e spitalit të Lezhës, që nis me ndërtimin e maternitetit të ri.

“Kemi finalizuar projektin për transformimin e spitalit rajonal Lezhë, që nis këtë vit me ndërtimin e maternitetit të ri, i cili do të jetë pjesë e korpusit spitalor”, tha Manastirliu gjatë takimit me mjekët e këtij spitali. Janë 350 milion lekë nga buxheti i shtetit, të cilat do të investohet për ndërtimin e maternitetit të ri në Lezhë. Godina e re e maternitetit do të ketë të gjitha shërbimet, duke filluar nga urgjenca, sallat e lindjes, dy salla operacioni, me një kapacitet 50 shtretër.

Duke deklaruar se ky është investimi më i rëndësishëm prej më shumë se 2 dekadash në këtë spital, Ministrja Manastirliu tha se projekti do të vijojë edhe në dy faza të tjera, me rehabilitimin e Poliklinikës së spitalit dhe rehabilitimin e plotë të godinës qendrore të spitalit të Lezhës.

Këto deklarata Ministrja Manastirliu i bëri gjatë prezatimit të 9 mjekëve specialistë në shërbimet e gjinekologjisë, kardiologjisë, kirurgjisë, urgjencës, reumatologjisë, onkologjisë, mikrobiologjisë dhe mjekësisë transfuzive, duke mundësuar edhe shërbime që nuk ofroheshin më parë në këtë spital. “E kemi dëgjuar shpesh që mungojnë mjekët specialistë. Politika e bllokimit të specializimeve për 4 vite patjetër që shkaktoi probleme dhe mungesa, por sot, pas katër vitesh specializim ja ku janë mjekët e rinj që po ofrojnë shërbime të specializuara. Janë 167 mjekë specialistë me kontratë me Ministrinë e Shëndetësisë, që prej muajit Mars janë atashuar pranë spitaleve rajonale dhe bashkiake në vend”, tha Manastirliu.

g.kosovari

Next Post
EMRAT e PS për zgjedhjet e 30 qershorit / Rikandidojnë 24 kryebashkiakë, 2 prefektë dhe 6 deputetë

EMRAT e PS për zgjedhjet e 30 qershorit / Rikandidojnë 24 kryebashkiakë, 2 prefektë dhe 6 deputetë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pas muajsh ndërprerjeje, PD-PS ulen sërish për “Zgjedhoren”, palët pa marrëveshje për agjendën

Pas muajsh ndërprerjeje, PD-PS ulen sërish për “Zgjedhoren”, palët pa marrëveshje për agjendën

November 8, 2026
Aksident në aksin Fier-Libofshë, autoboti me qumësht përplaset me motorin, plagoset shoferi

Aksident në aksin Fier-Libofshë, autoboti me qumësht përplaset me motorin, plagoset shoferi

November 8, 2026
Shqipëria, drejt një epoke të re të energjisë diellore?

Shqipëria, drejt një epoke të re të energjisë diellore?

November 8, 2026
Mélenchon prezanton programin presidencial në Francë, premton pagë minimale 1700 euro dhe pension në 60 vjeç

Mélenchon prezanton programin presidencial në Francë, premton pagë minimale 1700 euro dhe pension në 60 vjeç

November 8, 2026
Sulmet ndaj institucioneve bankare, Banka e Shqipërisë-qytetarëve: Kursimet tuaja janë të sigurta

Skema e kredive që rrezikoi t’u merrte shtëpitë qytetarëve, qeveria vendos kufij për interesat dhe gjobat

November 8, 2026
Përkeqësohet gjendja e këmbës së Erion Veliajt, mjekët rekomandojnë një tjetër ndërhyrje kirurgjikale

Veliaj: Puna nuk ndalet për Tiranën, 1800 kredi të buta për familjet dhe projekte të reja në kryeqytet

November 8, 2026
“Epsteini” ynë

Dy opozitat që kanë alibi për dështimin njëra-tjetrën

November 8, 2026
Kryeministri britanik: Kosova të respektojë mandatin e Gjykatës Speciale

Kryeministri britanik: Kosova të respektojë mandatin e Gjykatës Speciale

November 8, 2026
Rrjedhja e të dhënave nga Rosstat! Mbi 450 mijë rusë të vrarë në luftën në Ukrainë, zbardhen shifrat tronditëse

Rrjedhja e të dhënave nga Rosstat! Mbi 450 mijë rusë të vrarë në luftën në Ukrainë, zbardhen shifrat tronditëse

November 8, 2026
Eisenkot merr zyrtarisht mandatin për të formuar qeverinë e re në Izrael

Eisenkot merr zyrtarisht mandatin për të formuar qeverinë e re në Izrael

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In