• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

EMRAT e PS për zgjedhjet e 30 qershorit / Rikandidojnë 24 kryebashkiakë, 2 prefektë dhe 6 deputetë

by Java News
01/05/2019 13:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Partia Socialiste është duke përmbyllur procesin e caktimit të 61 kandidatëve të saj për bashkitë. Kryesia e Partisë do të mblidhet përpara 13 majit për të miratuar listën përfundimtare, ndërsa Report TV ka mësuar se deri tani është parashikuar rikandidimi i 24 kryebashkiakëve aktualë, ndërsa në emrat e rinj të futur në garë janë dy prefektë dhe 6 deputetë.

Ajo që bie në sy është se në 61 bashki, besimi i Edi Ramës tek zonjat është i ulët dhe parashikohen vetëm 6 kandidate femra.

Në bashkinë e Beratit PS do të garojë me ish zv ministrin e arsimit, Ervin Demo, ndërsa në Kuçovë me kryetarin e partisë, Sybi Shehu. Në Poliçan, Adriatik Zotkaj po shkon drejt mandatit të 4-t, por rikandidimi i tij ende nuk është ndarë përfundimisht.  Në Skrapar do të kandidojë Adriatik Mema ndërsa tek Ura Vajgurore do të rikonfirmohet kryetarja aktuale Juliana  Memaj.

Qarku Dibër është i vetmi në të cilën PS ende nuk ka përcaktuar asnjë kandidat për 4 bashkitë në fjalë, zona të njohura si tradicionalisht të djathta.

Për bashkinë Elbasan, PS e ka ndarë mendjen për të mos rikandiduar Qazim Sejdinin, dhe do të kandidojë pas 12 vjetësh një figurë të re, si Gledian Llatja, aktualisht prefekt i qarkut.

Në Belsh do të rikandidohet Arif Tafani dhe në Librazhd, Kastriot Gurra. Në Cërrik kandidati i PS do të jetë Andi Salla, ndërsa në Gramsh kryetari i partisë, Klodian Taçe. Në Përrenjas PS do të kërkojë t’ja heqë drejtimin e bashkisë LSI-së, duke kandiduar deputetin Nuri Belba. Në Peqin, gjasat më të larta janë që PS të mbështesë kryetarin aktual Saimir Hasalla të zgjedhur nga PDIU, ndërsa po mendon edhe një kandidaturë rezervë të sajën.

Në Vlorë, Rama do të rikandiojë Dritan Leli, në Konispol Shuaip Beqirin, e në Himarë Jorgo Goron. Në Sarandë PS do të zgjedhë mes tre emrave Ardian Kola, Ardian Gurma ose Alket Qendro, ndërsa në Delvinë do të kandidohet një zonjë. Në Finiq PS do të mbështesë një kandidat të propozuar nga partitë minoritare Greke. Në Selenicë ende nuk është vendosur nëse do të kandidojë deputeti Vullnet Sinaj.

Në Korçë PS do t’i japë një mandat tjetër Sotiraq Filo, ndërsa në Maliq Gëzim Topçiu do të kërkojë një mandat të 6-të, duke thyer të gjitha rekordet. Në Pogradec PS do të synojë t’ia marrë PD-së drejtimin e bashkisë, përmes deputetit Ilir Xhakolli. Në Devoll nuk është vendosur kandidimi i deputetes Edlira Bode, ndërsa në Kolonjë PS do të zgjedhë mes aktorit Erjon Isai dhe një arkitekti. Në Pustec, PS do të mbështesë kandidatin e minoritetit maqedonas, Vasil Sterofski.

Fieri është qarku me numrin më të lartë të rikonfirmimeve. PS pritet të kandidojë të njëjtët kryetarë bashkie që ka, me dyshime të vogla për Fatos Tushen. Në të vetmen bashki që nuk drejton, në Mallakastër, PS do të kandidojë me Qerim Ismailin.

Në Gjirokastër PS do të zgjedhjë mes deputetit Flamur Golemi dhe zëvendësministres së jashtme, Artemisa Dralo. Në Tepelenë do të rikandojë Tërmet Peçi, në Këlcyrë Klemend Ndoni dhe në Libohovë Luiza Mandi. PS ende nuk ka përcaktuar kandidatin e saj në Memaliaj, ndërsa në Përmet do të kandidojë Alma Hoxha dhë në Dropull Dhimitër Tola.

Në Durrës, moskandidimi i Dakos duket një histori e mbyllur, dhe PS po shkon drejt kandidimit të Spartak Kovaçit. Në Krujë pritet një rikandidim i Artur Bushit, ndërsa në Shijak diskutimet vërtiten mes kryetarit të Partisë Elton Arbana dhe funksionarit Elton Varaku.

Në qarkun  Shkodër, PS do të rikandidojë të tre kryebashkiakët që ka, ndërsa për Vaun e Dejës do të provojë ta thyejë PD-në me biznesmenin Mark Babani, ndërsa për bashkinë më të madhe, atë të Shkodrës, PS do të kandidojë më prefektin aktual të qarkut, Valdrin Pjetrin.

Në Has, PS do të rikandidojë me Adem Lalën, në Kukës me   Safet Gjicin, ndërsa në Tropojë me Rexhë Biberajn.

Në Tiranë, rikandidimi i Erjon Veliajt është një proces i mbyllur, ndërsa në Vorë kandidati socialist nuk është përcaktuar, edhe pse deputeti Sadi Vorpsi është një nga emrat e mundshëm. Në Kamëz deputeti Rakip Suli do të tentojë të mposhtë Xhelal Mziun. Në Kavajë duket se mjeku Arben Rugia nuk është kandidati përfundimtar, dhe PS po kërkon emra të tjerë. Në Rrogozhinë PS do të garojë me zv. ministrin e Rinisë,   Shpati Kolgega.

Në Lezhë është zyrtarizuar kandidimi i deputetit Pjerin Ndreu, si dhe rikonfirmohet në Mirditë Ndrec Deda. Në Kurbin PS do të guxojë të garojë me një zonjë në një bastion demokrat. Kandidatja socialiste pritet të jetë Edona Veliaj.

BERAT

1.     Berat                              Ervin Demo

2.     Kuçovë                          Sybi Shehu

3.     Poliçan                           Adriatik Zotkaj?

4.     Skrapar                         Adriatik Mema

5.     Ura Vajgurore                Juliana  Memaj

DIBËR

1.     Bulqizë                           E papërcaktuar

2.     Dibër                             E papërcaktuar

3.     Klos                               E papërcaktuar

4.     Mat                                E papërcaktuar

ELBASAN

1.     Elbasan                          Gledian Llatja

2.     Belsh                             Arif Tafani

3.     Cërrik                                      Andi Salla

4.     Gramsh                          Klodian Taçe

5.     Librazhd                        Kastriot Gurra

6.     Peqin                              Saimir Hasalla ose….?

7.     Përrenjas                        Nuri Belba

VLORË

Vlorë                              Dritan Leli

Konispol                        Shuaip Beqiri

Sarandë                         Ardian Kola, Ardian Gurma, Alket Qendro

Selenicë                          Vullnet Sinaj ?

Delvinë                          (Femër)

Himarë                           Jorgo Goro

Finiq                              Aleatët MEGA

KORCË

1.     Korçë                                      Sotiraq Filo

2.     Devoll                            Edlira Bode?

3.     Kolonjë                          Erjon Isai (ose një arkitekt)

4.     Maliq                             Gëzim Topçiu

5.     Pogradec                        Ilir Xhakolli

6.     Pustec                            Vasil Sterofski

FIER

1.     Fier                                Armando Subashi

2.     Lushnjë                          Fatos Tushe?

3.     Divjakë                          Fredi Kokoneshi

4.     Patos                              Rajmonda Balilaj

5.     Mallakastër                    Qerim Ismaili

6.     Roskovec                       Majlinda Bufi

GJIROKASTËR

1.     Gjirokastër                     Flamur Golemi/ Artemisa Dralo

2.     Tepelenë                        Tërmet Peçi

3.     Këlcyrë                          Klemend Ndoni

4.     Libohovë                       Luiza Mandi?

5.     Memaliaj                        E papërcaktuar

6.     Përmet                           Alma Hoxha

7.     Dropull                          Dhimitër Tola

DURRËS

1.     Durrës                            Spartak Kovaçi

2.     Krujë                             Artur Bushi

3.     Shijak                                     Elton Arbana, Elton Varaku

SHKODËR

1.     Shkodër                         Valdrin Pjetri

2.     Fushë-Arrëz                            Fran Tuçi

3.     Malësi e Madhe              Tonin Marinaj

4.     Pukë                               Gjon Gjoni

5.     Vau i Dejës                    Mark Babani

KUKËS

1.     Has                                Adem Lala

2.     Kukës                                     Safet Gjici

3.     Tropojë                          Rexhë Biberaj

TIRANË

1.     Tiranë                            Erjon Veliaj

2.     Vorë                               Sadi Vorpsi?

3.     Kamëz                            Rakip Suli

4.     Kavajë                           Arben Rugia?

5.     Rrogozhinë                    Shpati Kolgega

LEZHË

1.     Lezhë                             Pjerin Ndreu

2.     Kurbin                           Edona Veliaj

3.     Mirditë                           Ndrec Deda

g.kosovari

Next Post
Idrizi tregon pse mungoi në takimin e aleatëve të Bashës me Metën

Idrizi tregon pse mungoi në takimin e aleatëve të Bashës me Metën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sa ‘zogj’ vrau Edi Rama, dhe pse Kuvendi me 101 deputetë e mban në pushtet deri 2050?

“Kam qenë dëshmitar i vrasjes”, Spahiu flet për Azem Hajdarin: Pse SHBA i kërkoi PD-së të hiqnin dorë nga hakmarrja e armatosur

September 14, 2026
Zelensky: SHBA kërkuan ndërprerje të luftimeve, Ukraina gati ta mbështesë propozimin

Zelensky: SHBA kërkuan ndërprerje të luftimeve, Ukraina gati ta mbështesë propozimin

September 14, 2026
“I donin të gjitha qyl”!/ Artan Hoxha për dosjen “AKSHI”: Skemë tipike se si ka…

Polici goditi me grusht në bark protestuesin, Hoxha: Veprim që i shoqëruari të ulte kokën, mirëpo…

September 14, 2026
Veliaj me raport mjekësor, shtyhet për në 7 korrik seanca në Gjykatën e Posaçme

“Erion Veliaj mund të lirohet nesër”, analisti tregon si do të procedojë Gjykata e Lartë me kryebashkiakun

September 14, 2026
Hetimet e SPAK për Berishën/ Lorenc Vangjeli: 96 orët që po ndryshojnë Shqipërinë

“Çështja e Veliajt ka të bëjë me fatin e Tiranës”, Vangjeli: Në një Shqipëri europiane ai duhet të lërë qelinë

September 14, 2026
Pas Dados, Veliaj padit edhe KLP: Prisja të kishte transparencë! Ka një palë që do errësirë…

Avokati i Veliajt për seancën në Gjykatën e Lartë: Arsyeja pse nesër presim lirimin nga burgu…

September 14, 2026
Selin Bollati flet se çfarë ndodhi me 100 mijë eurot e BBV

Selin Bollati flet se çfarë ndodhi me 100 mijë eurot e BBV

September 14, 2026
PS-PD bashkojnë votat: Komisioni i Jashtëm pro dërgimit të 40 trupave në Gaza

PS-PD bashkojnë votat: Komisioni i Jashtëm pro dërgimit të 40 trupave në Gaza

September 14, 2026
I mori mijëra euro për legalizim fals, mashtruesja e Kadastrës kapet në kafe në flagrancë

I mori mijëra euro për legalizim fals, mashtruesja e Kadastrës kapet në kafe në flagrancë

September 14, 2026
“Skandali” i xhudistes lituaneze në Tiranë, keqinterpretimi i medias serbe dhe reagimi i organizatorëve

“Skandali” i xhudistes lituaneze në Tiranë, keqinterpretimi i medias serbe dhe reagimi i organizatorëve

September 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com