• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Masat që kemi propozuar ne janë realiste dhe të zbatueshme”/ Basha i përgjigjet ironisë së Ramës: Mos harxho energji me opozitën

by Java News
17/03/2020 16:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha ironisë së kryeministrit Edi Rama në lidhje me propozimin me tetë pika i është përgjigjur sërish me thirrjen që të lërë batutat dhe të fokusohet te mbështetja e qytetarëve dhe bizneseve në këto momente kritike.

“Çdo vend ka marrë masa financiare dhe fiskale për përballimin e krizës. Prej një jave edhe ne kemi propozuar masa lehtësuese që u vijnë në ndihmë familjeve në nevojë, sipërmarrësve të vegjël dhe punëtorëve. Detyra e parë e qeverisë duhet të jetë shëndeti i shqiptarëve dhe po kështu, ndihma për qytetarët dhe për ekonominë. Shëndeti, siguria dhe ekonomia e njerëzve, janë shqetësimi ynë. Është e papërgjegjshme dhe jo njerëzore të sulmosh ditë e natë opozitën, në një kohë kur të gjitha energjitë duhen fokusuar për tu ardhur në ndihmë njerëzve.

Çdo masë që kemi propozuar është realiste dhe e zbatueshme nëse ka mirëmenaxhim, kompetencë dhe transparencë. 120 milionë euro që shkojnë dëm me koncesionet e oligarkëve, duhet të angazhohen urgjentisht për mbështetje sociale, për fonde shtesë për shëndetësinë si dhe për mbështetje fiskale dhe financiare për bizneset që sot kanë mbyllur dyert. Jeta nuk ka çmim, sulmet bajate kundër opozitës nuk ofrojnë asnjë zgjidhje.

Me batuta nuk qeveriset vendi, nuk ushqehen njerëz, nuk shpëtohen biznese dhe nuk rimëkëmbet ekonomia. Ndaj do të vazhdoj pa u lodhur ti bëj thirrje qeverisë, që për hir të të gjithë shqiptarëve, të lërë mënjanë luftën politike, dhe të vërë interesat e njerëzve të parat. Ndiqni më poshtë masat me efekt të menjëhershëm që i bëj thirrje qeverisë ti zbatojë pa humbur më kohë” shkruan Basha.

g.kosovari

Next Post
Takuan Papën javën e kaluar; Një peshkop pozitiv me koronavirus, 28 në izolim

Takuan Papën javën e kaluar; Një peshkop pozitiv me koronavirus, 28 në izolim

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Veliaj i rrethuar me heshtje pas një propozimi dinjitoz për reformën territoriale

Ndryshime në bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj liron nga detyra dy nënkryetarë

October 30, 2026
Protestë për vrasjen e Arlinda Zekajt në Prishtinë, qytetarët gjuajnë me vezë drejt zyrës së Kurtit

Protestë për vrasjen e Arlinda Zekajt në Prishtinë, qytetarët gjuajnë me vezë drejt zyrës së Kurtit

October 30, 2026
Kosova refuzuese dhe e mbyllur të dhemb në shpirt

Nis ndërtimin parku i parë eolik i Shqipërisë: ç’fitojmë?

October 30, 2026
Udhëheqësja e opozitës në Venezuelë, Maria Machado, bën thirrje për zgjedhje pas kthimit

Udhëheqësja e opozitës në Venezuelë, Maria Machado, bën thirrje për zgjedhje pas kthimit

October 30, 2026
Sherr me grushte dhe karrige në Parlamentin e Armenisë pas debatit mbi “Ministrinë e Seksit”

Sherr me grushte dhe karrige në Parlamentin e Armenisë pas debatit mbi “Ministrinë e Seksit”

October 30, 2026
Rriten çmimet e naftës pas sulmeve të cisternave në Ngushticën e Hormuzit

Rriten çmimet e naftës pas sulmeve të cisternave në Ngushticën e Hormuzit

October 30, 2026
Tre të vdekur pas përplasjes së dy helikopterëve në ajër pranë aeroportit të Oregonit në SHBA

Tre të vdekur pas përplasjes së dy helikopterëve në ajër pranë aeroportit të Oregonit në SHBA

October 30, 2026
Sulm kibernetik ndaj Binance, zhduken 6.3 miliardë dollarë, dyshime për përfshirjen e hakerëve të Koresë së Veriut

Sulm kibernetik ndaj Binance, zhduken 6.3 miliardë dollarë, dyshime për përfshirjen e hakerëve të Koresë së Veriut

October 30, 2026
Mbledhja e grupit të PS-së, Balla: Ne do ta zgjedhim Avokatin e Popullit, me ose pa opozitën!

Lokalet 2027/ Begaj nis konsultimet, PS i vendos vetëm një kusht: Çdo datë, përveç 2 majit!

October 30, 2026
Me pistoletë dhe jelek antiplumb, arrestohet në Vorë 41-vjeçari: Ja për çfarë dyshon policia

Me pistoletë dhe jelek antiplumb, arrestohet në Vorë 41-vjeçari: Ja për çfarë dyshon policia

October 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In