Arrestohet në Vorë 41-vjeçari E.A. Ai u kap me armë zjarri pistoletë pa leje, ndërsa në momentin e ndalimit ka kundërshtuar efektivët që ishin vënë në ndjekje të tij. Ndërsa nga kontrolli në banesë iu gjet edhe një jelek antiplumb.
41-vjeçari është person me precedent penal i dënuar më parë “për “Vjedhje me dhunë,” Vjedhje me armë” dhe “Armëmbajtje pa leje”.
Ndërsa edhe më herët ka kundërshtuar forcat e policisë gjatë arrestimeve.
Grupi hetimor ka dyshime se 41-vjeçari është i përfshirë në aktivitete të paligjshme, ndërsa po hetohet si i përfshirë në shitjen e armëve.











