• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

MAS: Kopshti “Diren” i palicensuar, ka vepruar në kushtet e informalitetit

by A R
21/06/2016 16:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministria e Arsimit dhe Sportit ka reaguar sot me ane te nje deklarate per shtyp ndaj pamjeve filmike te trasmetuara mbreme ku tregohet ushtrimi i dhunes ndaj nje femije ne nje kopesht privat ne Tirane.

“Nisur nga transmetimi i pamjeve filmike të datës 20 qershor 2016 në emisionin investigativ “Stop” në TV Klan, ku shihen pamjet e një administratoreje kopshti duke ushtruar dhunë ndaj një fëmije të mitur, ministria e Arsimit dhe Sportit dënon ashpër dhunën e ushtruar ndaj një fëmije të pambrojtur. Ky rast i paprecedentë dhe i urryer duhet të trajtohet me seriozitet maksimal nga të gjitha autoritetet shtetërore, nga shoqëria shqiptare, nga të gjithë ne, i madh e i vogël, me qëllim refuzimin e çdo precedence të tillë çnjerëzore, e cila, para së gjithash, nuk ka vend në strehën e edukimit”, thuhet ne deklarate.

“Menjëherë pas transmetimit të videos, ministrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla, ka kërkuar nisjen me urgjencë të procedurave të inspektimit për zbardhjen e ngjarjes. Nga inspektimi rezulton se kopshti “Diren”, me të ashtuquajturën administratore Anjeza Shabani, nuk është licencuar nga MAS-i dhe vepron në kushtet e informalitetit dhe krimit ekonomik”, thekson MAS.

“MAS ndien gjithë peshën e përgjegjësisë për të dhënë kambanën e alarmit për më shumë bashkëpunim mes qytetarëve, medias dhe institucioneve të shtetit shqiptar, në një aleancë të përbashkët për luftë pa kompromis ndaj informalitetit dhe mbrojtjes së të drejtave të fëmijëve shqiptarë”, thekson MAS.

“Nga inspektimet më të fundit, zhvilluar nga Inspektorati Shtetëror i Arsimit, janë gjobitur dhe mbyllur 20 kopshte private. Në ditët në vijim, ministria e Arsimit dhe Sportit do të rinisë një inspektim kombëtar të të gjitha kopshteve private. Rezultatet e këtij inspektimi do të publikohen në faqen zyrtare të ministrisë së Arsimit dhe Sportit”, vijon MAS.

“Ftojmë të gjithë prindërit që kanë fëmijët në kopshte private, të bëjnë verifikimin e statusit të institucionit parashkollor në: www.arsimi.gov.al. Ky verifikim do të jetë përgjigjja jonë e parë ndaj sigurisë së fëmijëve. MAS do të përforcojë kriteret për licencim, duke kërkuar vendosjen e kamerave të sigurisë në kopshtet private. Ftojmë të gjithë qytetarët të mos hezitojnë të denoncojnë çdo rast dhune fizike apo verbale në institucione publike, private apo jashtë tyre. Në kopshtet dhe në shkollat tona nuk do të ketë vend askush që guxon të ushtrojë dhunë mbi fëmijët. Falënderojmë gazetarët investigativë të emisionit “Stop” për zbulimin e këtij rasti skandaloz dhe të papranueshëm për askënd, rast për të cilin ligji do të veprojë me rreptës”, perfundon deklarata e MAS./a.m.

Next Post

Flet mamaja e të miturit: Koka e tij ishte me pika të kuqe nga shkuljet e flokëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Seanca e Metës në GJKKO, 134 emra nga mbrojtja në pritje të vendimit për të dëshmuar

“Do e kishit mbushur me kamera këtu”, Meta me akuza të forta në sallën e gjyqit

October 29, 2026
Paradoksi i votës arabe/ Vendimtare për të mundur Netanyahun, por askush nuk i do në qeveri

Paradoksi i votës arabe/ Vendimtare për të mundur Netanyahun, por askush nuk i do në qeveri

October 29, 2026
Tragjedi në festën kombëtare të Turqisë, shembet masivi shkëmbor në Kapadokia! Viktima dhe të plagosur (VIDEO)

Tragjedi në festën kombëtare të Turqisë, shembet masivi shkëmbor në Kapadokia! Viktima dhe të plagosur (VIDEO)

October 29, 2026
Bordi i Transparencës cakton çmimet e reja të naftës dhe benzinës, ja sa do të shiten

Bordi i Transparencës cakton çmimet e reja të naftës dhe benzinës, ja sa do të shiten

October 29, 2026
Vatikani zbulon garazhin e shenjtë të papamobilave të përdorur që nga viti 1930

Vatikani zbulon garazhin e shenjtë të papamobilave të përdorur që nga viti 1930

October 29, 2026
Pas 46 bashkive, 7 rajone?

Korrelacioni mes vendlindjes së babait dhe mënyrës së votimit në Tiranën urbane

October 29, 2026
Ndërron jetë ish-ministrja e Spanjës, e plagosur në aksidentin fatal mes dy trenave! Bilanci i viktimave arrin në 69

Ndërron jetë ish-ministrja e Spanjës, e plagosur në aksidentin fatal mes dy trenave! Bilanci i viktimave arrin në 69

October 29, 2026
Estonia forcon kufirin me Rusinë, planifikon ndërtimin e 150 bunkerëve ushtarakë

Estonia forcon kufirin me Rusinë, planifikon ndërtimin e 150 bunkerëve ushtarakë

October 29, 2026
KQZ-ja rrëzon akuzat e Netanyahut: Nuk ka prova për vjedhje votash nga partitë arabe

KQZ-ja rrëzon akuzat e Netanyahut: Nuk ka prova për vjedhje votash nga partitë arabe

October 29, 2026
Balla në takimin e KPSA: Shpresojmë që vendimi i Apelit për krerët e UÇK të jetë i drejtë dhe pa ndikim politik! Reforma Territoriale kalon në…

Lokalet 2027/ Balla: Nuk kemi një propozim për datën, respektojmë kompetencën e presidentit

October 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In