• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Marrëveshja/ Meta: LSI tashmë një forcë politike që do të sfidojë PS dhe PD

by Java News
24/05/2017 21:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti i zgjedhur, Ilir Meta, thotë se Lëvizjen Socialiste për Integrim nuk e penalizon marrëveshja Rama-Basha e arritur më 18 maj. Në emisionin “Studio e Hapur” me gazetaren Eni Vasili në studion e “News24”, ish-kreu i LSI thotë se forca politike që ai ka drejtuar deri në ditën kur u zgjodh President i vendit, ka qenë e angazhuar sistematikisht për futjen e opozitës në zgjedhje. Qeverinë me ministrat teknike të betuar të enjten që lamë pas, Meta e quan një “qeveri besimi”, si ajo që ata propozuan më herët.

Sa i takon pikës së marrëveshjes për të garuar në zgjedhjet e 25 qershorit si parti politike, jashtë koalicioneve, Meta thotë se LSI është një forcë politike jo e vogël, por në të njëjtat kushte me PS dhe PD.

Të ndalemi tek marrëveshja Rama-Basha. Ju jeni përpjekur që ta çonit opozitën në marrëveshje, por kjo u arrit pa ndërhyrjen tuaj. Ka zëra që kjo dëmton LSI?
Kjo marrëveshje në thelbin e saj që garanton zgjedhje me opozitën që ato të mos jenë farsë, janë rezultat i një angazhimi konstruktiv dhe sistematik të LSI. Dhe produkti përfundimtar është futja e opozitës në zgjedhje, dhe krijimi i një qeverie besimi për zgjedhjet. Dhe kjo ndodhi. LSI foli për këtë më herët, dhe madje vuri në dispozicion mandatet e saj. Ndihemi të lehtësuar, pasi vendi ishte buzë greminës sa i takon demokracisë dhe zgjedhjeve, dhe nuk ranë në fund të greminës për të kuptuar këtë, siç ka ndodhur në ’96-’97. LSI ka qenë e angazhuar dhe balancuar për kalimin e krizës.

Ata që e analizojnë marrëveshjen flasin për mungesën e koalicioneve dhe penalizimet që vijnë nga kjo…
Në këtë kuptim analizon edhe PS edhe PD. Disa aleatëve u është kërkuar që votat t’i kalojnë PS. Ata kanë shprehur shqetësim për ketë penalizmin. Por do thoja se nuk ndodh asnjë penalizim për LSI, pasi nuk është një parti e vogël. Është në pozita të barabarta me PS dhe PD. Është një garë tërësisht e barabartë mes tre parti kryesore.

ma.me

Next Post
FOTO/ Vlorë, publikohen imazhet e makinës së autorëve që vranë Hysenin dhe Saliun

FOTO/ Vlorë, publikohen imazhet e makinës së autorëve që vranë Hysenin dhe Saliun

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shtrenjtimi i çmimeve të karburantit, taksistët në Itali paralajmërojnë grevë

Shtrenjtimi i çmimeve të karburantit, taksistët në Itali paralajmërojnë grevë

October 26, 2026
Shtatë orë në SPAK, flet Behgjet Pacolli: Kam bërë një kallëzim penal për Aeroportin e Vlorës

Shtatë orë në SPAK, flet Behgjet Pacolli: Kam bërë një kallëzim penal për Aeroportin e Vlorës

October 26, 2026
Serbia pas Vuçiçit! Kush do jetë kryeministër dhe kur betohet qeveria e re?

Serbia pas Vuçiçit! Kush do jetë kryeministër dhe kur betohet qeveria e re?

October 26, 2026
Hoxha takon ambasadorët e BE-së: Liritë demokratike e shteti i së drejtës, në themel të rrugës europiane të Shqipërisë

Hoxha takon ambasadorët e BE-së: Liritë demokratike e shteti i së drejtës, në themel të rrugës europiane të Shqipërisë

October 26, 2026
SpaceX lidh marrëveshje financiare prej 40 miliardë dollarësh për blerjen e çipave të inteligjencës artificiale

SpaceX lidh marrëveshje financiare prej 40 miliardë dollarësh për blerjen e çipave të inteligjencës artificiale

October 26, 2026
VIDEO: “Merrni shembull nga Parisi!”/ Një ‘mesazh’ për policinë dhe ‘dhunën’ në protestat e Tiranës

VIDEO: “Merrni shembull nga Parisi!”/ Një ‘mesazh’ për policinë dhe ‘dhunën’ në protestat e Tiranës

October 26, 2026
Të huaj të përfshirë në protestat në Tiranë, Nura ngre alarmin: Ka një skenar të organizuar, të zbulohet kush qëndron pas tyre

Të huaj të përfshirë në protestat në Tiranë, Nura ngre alarmin: Ka një skenar të organizuar, të zbulohet kush qëndron pas tyre

October 26, 2026
Studentët rrëzojnë Vuçiçin, por jo qëndrimin ndaj Kosovës: “Është pjesë e Serbisë, këtë nuk e ndryshojmë!”

Studentët rrëzojnë Vuçiçin, por jo qëndrimin ndaj Kosovës: “Është pjesë e Serbisë, këtë nuk e ndryshojmë!”

October 26, 2026
Aksident tragjik në Berat, humb jetën drejtuesi i motorit

Aksident në Lezhë, 16-vjeçari humb kontrollin e ciklomotorit dhe dërgohet te Trauma

October 26, 2026
Chris Brown dënohet me 8 muaj burg me kusht, sulmoi producentin muzikor në një klub të Londrës

Chris Brown dënohet me 8 muaj burg me kusht, sulmoi producentin muzikor në një klub të Londrës

October 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In