• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, August 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Macroni në SHBA për të testuar Trumpin

by Java News
24/04/2018 07:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti francez, Emmanuel Macron, mbërrin në Washington për një vizitë tre-ditore, gjatë së cilës do të vihen në provë marrëdhëniet tij të mira personale me Presidentin amerikan Donald Trump.Macron do të përpiqet të ndikojë tek presidenti Trump për çështje të tilla me rëndësi siç janë Siria, Irani apo tregtia, pas një viti gjatë të cilit është shpenzuar mjaft kapital politik, por me pak përfitime.

Presidenti Macron do të përpiqet ta bindë Trumpin rreth nevojës për të mbajtur një prani amerikane në Siri edhe pas disfatës së terroristëve të Shtetit Islamik si dhe për ta përjashtuar Bashkimin Evropian nga tarifat e reja të aluminit dhe çelikut.

“Ne do të duhet të ndërtojmë një Siri të re pas luftës. Prandaj mendoj se roli i SHBA-së është shumë i rëndësishëm”, tha Macron për Fox Neës gjatë një interviste në Pallatin Elysee të Parisit përpara nisjes.

Presidenti Trump ka thënë se dëshiron të tërheqë sa më shpejt 2,000 trupat amerikane nga Siria, edhe pse një javë më parë ai urdhëroi ushtrinë amerikane të bashkohet me Francën dhe Britaninë për të goditur me raketa objektet e armëve kimike siriane në përgjigje të një sulmi të dyshuar sirian me gaz vdekjeprurës. Plani i Trumpit për tërheqjen e trupave vjen pas rënies së Rakës, kryeqyteti i vetëshpallur i ISIS-it në Sirinë veriore.

Presidenti francez Emmanuel Macron fitoi admirimin e Trumpit, kur e ftoi atë në Paris vitin e kaluar për ceremonitë madhështore me rastin e Ditës së Bastijës si dhe për një drekë në Kullën Eiffel.Kjo diplomaci e butë synonte të fitonte besimin e Presidentit Trump dhe të ndikonte mbi politikën e jashtme amerikane në një kohë që diplomatët evropianë thoshin se Ëashingtonit i mungonte një drejtim i qartë në politikën me partnerët evropianë.

Eksperti i politikës franceze dhe i marrëdhënieve ndërkombëtare Bertrand Badie thotë se Macron është përpjekur të zerë vendin e Britanisë si aleat i privilegjuar i Shteteve të Bashkuara.

“Emmanuel Macron është një president i ri që erdhi papritmas në skenën ndërkombëtare ku nuk ishte shumë i njohur. Ambicia e tij nuk është thjesht të jetë i pranishëm por edhe i dukshëm në skenën botërore si dhe të jetë në gjendje të ruajë marrëdhënie të mira me figurat e saj kryesore”, thotë analisti.

Me përjashtim të një shtrëngimi duarsh jashtëzakonisht të zgjatur dhe të fortë, Macron ka zgjedhur një qasje jo-konfrontuese ndaj presidentit të pazakontë amerikan, me shpresën se kështu mund të përfitojë lëshime.

“Mendoj se zoti Macron nuk e dëshiron një krizë franko-amerikane. Por kjo nuk është e lehtë, sepse zoti Trump nuk është as Obama, as George W. Bushi, që do të thotë se negocimi i një ekuilibri të ri me Amerikën e Presidentit Trump është diçka shumë e vështirë dhe me rreziqe. Megjithatë, mendoj se atij as që i shkon ndër mend të nisë një luftë për marrëdhëniet franko-amerikane. Përkundrazi, strategjia e tij është të përpiqet të tregojë se ai është i aftë të ketë një ndikim të caktuar mbi presidentin Trump, gjë që e arriti pjesërisht në krizën e fundit rreth Sirisë”, thotë Badie.

Presidenti Trump i ka dhënë Bashkimit Evropian afat deri më 1 maj për të negociuar përjashtimin e BE-së nga tarifat për çelikun dhe aluminin. Ndërkohë, i ka lënë afat Francës, Britanisë dhe Gjermanisë deri më 12 maj për të “ndrequr” marrëveshjen bërthamore për Iranin.

“Franca nuk është më e ekspozuara ndaj tarifave. Më të ekspozuara janë Gjermania dhe ndoshta Britania. Kam përshtypjen se brenda kësaj beteje tarifash, vëmendja është duke lëvizur nga Evropa në Azi, dhe Kina po vihet më shumë në shënjestër se sa europianët, të cilët për një farë kohe duket se janë kursyer nga aleatët e tyre amerikanë”, thotë Badie.​

Megjithatë, thotë analisti, duket se ka një përtëritje të miqësive ndëratlantike, të cilat po dominojnë ndaj proteksionizmit dhe nacionalizmit amerikan, përgatiti “VoA”. (b.an)

Next Post
VIDEO / Tusk pret Ramën: Reformat tuaja të guximshme, shembull për rajonin

Tusk sot në Tiranë, deputetët ‘mësyjnë’ në vendet e BE për negociatat, shtyhet seanca

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Të shtëna me armë zjarri pas mesnate te Casa Italia, një i plagosur rëndë

Humb jetën pas një sherri 69-vjeçari në Roskovec, i pranishëm edhe i biri! Dinamika e ngjarjes dhe çfarë dyshohet

August 6, 2026
Humb kontrollin e motorit, ndërron jetë në Rrugën e Kombit shqiptari nga Kosova

Humb kontrollin e motorit, ndërron jetë në Rrugën e Kombit shqiptari nga Kosova

August 6, 2026
Përmirësohet situata nga zjarret në Mallakastër! Mbeten aktive 10 vatra nga veriu në jug

Përmirësohet situata nga zjarret në Mallakastër! Mbeten aktive 10 vatra nga veriu në jug

August 6, 2026
“Po shkoni në rrugë të gabuar”, Houthit kryejnë operacion ushtarak me qindra të vrarë

“Po shkoni në rrugë të gabuar”, Houthit kryejnë operacion ushtarak me qindra të vrarë

August 6, 2026
Tmerr në Britani! Ish-kasapi copëtoi punonjësin e tij 55-vjeçar dhe e futi në një fuçi me çimento sepse mendonte se po i vidhte

Tmerr në Britani! Ish-kasapi copëtoi punonjësin e tij 55-vjeçar dhe e futi në një fuçi me çimento sepse mendonte se po i vidhte

August 6, 2026
“Thika” pas shpine, Zelenski do takohet me Vuçiç në Beograd, ja qëllimi

“Thika” pas shpine, Zelenski do takohet me Vuçiç në Beograd, ja qëllimi

August 6, 2026
Vala e të nxehtit / Italia në alarm të kuq, rekorde temperaturash në Austri e Sllovaki, sfida edhe në Ballkan

Vala e të nxehtit / Italia në alarm të kuq, rekorde temperaturash në Austri e Sllovaki, sfida edhe në Ballkan

August 6, 2026
“Ta zgjidhim me referendum…”, Boçi zbulon planin e PD-së për të penguar uljen e numrit të bashkive

“Ta zgjidhim me referendum…”, Boçi zbulon planin e PD-së për të penguar uljen e numrit të bashkive

August 6, 2026
“SHBA-ja të pranojë faktet”, kreu i parlamentit iranian: S’na duhet më teatër në diplomaci!

“SHBA-ja të pranojë faktet”, kreu i parlamentit iranian: S’na duhet më teatër në diplomaci!

August 6, 2026
I dënuar për kokainën e Frakullës, ekstradohet nga Kolumbia “kimisti” i laboratorit

I dënuar për kokainën e Frakullës, ekstradohet nga Kolumbia “kimisti” i laboratorit

August 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com