• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, July 18, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
    • Exlibris
    • Intervistë
    • Kuzhinë
    • Në plan të parë
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Lutja…! In memoriam Alban Shehu

by B K
16/06/2025 11:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shënim: Midis dhjetëra dorëshkrimeve që ka lënë im bir Alban Shehu, i cili u nda nga jeta afro dy vjet më parë, kohët e fundit gjeta edhe këtë shkrim të hartuar 15 vjet me parë, të cilin po e publikoj sot në DITA. Ky shkrim, si edhe të tjerë, pasqyrojnë botën e tij, formimin dhe aspiratat që ai kishte për jetën dhe shoqërinë.

Këtë 16 qershor Albani ka ditëlindjen dhe ne, familja e tij, deshëm ta kujtojmë në këtë mënyrë të veçantë. Shokët dhe miqtë e shumtë të tij që udhëtuan së bashku për shumë vite, e njihnin shumë mirë botën dhe natyrën e shokut të tyre, shpirtin e tij, altruizmin, modestinë dhe zgjuarësinë. Albani punonte në heshtje, nuk donte dukjen sipërfaqësore, ndërsa e quante krejt të natyrshme të sakrifikonte më shumë për të tjerët se për vete, që përmblidhet në frazën përmbyllëse të këtij shkrimi: “Le të përpiqemi të lutemi më pak për veten e më shumë për të tjerë nevojtarë”

Xhevdet Shehu

Nga Alban SHEHU

Lutja dhe falënderimi, meqë ofrojnë një qetësi shpirtërore të konsiderueshme, janë gjithsesi të këshillueshme për besimtarët. Do të ishte mirë të mbahej parasysh edhe diçka tjetër përveç atyre që përmenda: le të mos konsumojmë kohë aktive dhe energjike të jetës sonë, le të përfitojmë edhe shplodhje fizike nëse jepet rasti nga lutja.

Dhe, pa pasur frikë egoizmin, por objektizimin, le të përpiqemi të lutemi më pak për veten e më shumë për të tjerë nevojtarë.

Gjithçka nisi nga një vizitë në kishë:
“Për çfarë ke nevojë për lutje?” pyeti pastori. Eh, sikur nevojat tona të përmbusheshin aq lehtë. Por ky është një problem tjetër. Ndoshta thellë-thellë të gjitha kanë lidhje. Nejse, vetëm një gjë është absolute, që gjithçka është relative. Dhe nuk është ide imja kjo.

Kur lutemi për veten, jemi të nxitur nga një nevojë/dëshirë. Po për çfarë kanë nevojë dhe luten njerëzit? Për pará, shëndet, pushtet, siguri, sukses, Dashuri, dashuri, fat, familje, etj-etj… Po, edhe këto. Duhej të ishin kryesisht këto, por njerëzit shohin më shpesh më afër se kaq.

Shohin një problem të tyrin (me valë të gjata apo të shkurtra) dhe kërkojnë zgjidhjen e tij. Zgjidhjen e tij… thjesht… edhe kur (shpesh) e dinë që nuk është vetëm ajo gjë që duhet kërkuar. Zgjidhja duhet shoqëruar me mos-përsëritjen.

Duke përjashtuar kërkesat për shëndet që lidhen me sëmundje të rastit, kronike apo mangësi të ngjashme, të cilat mund të shihen si padrejtësi, problemet e tjera mund të shihen si probleme subjektive më shumë. Nëse varet nga të tjerët, mund të kërkohet ndryshimi i të tjerëve deri botës në tërësi drejt diçkaje që mund të shihet si më e drejtë (ose më favorizuese). Nëse është diçka që varet nga vetë personi, mendoj se duhet kërkuar vullneti për të kapërcyer vështirësinë apo problemin, që sjell rrjedhimisht aftësinë për ta mbajtur gjendjen gjatë. Fati, në përgjithësi, është diçka për të cilin luten dhe ia vlen të luten njerëzit. Por këtë do ta shohim pak më vonë.

Pse duhen të tilla gjëra, si kapërcimi i një problemi të rastit apo të zgjatur në kohë dhe fati? Për të pasur mundësi më të mira për realizimin e atyre që përmenda në krye të paragrafit të kaluar. E pse nuk kërkohet drejtpërdrejt ajo që do të ishte më përfundimtare?

Sepse njerëzit bëjnë mirë të mos mendojnë shumë e të mos shohin shumë qartë e larg. Përveç arsye zhgënjimesh, kemi edhe: “përditë shoh qartë e më qartë e vuaj thellë e më thellë” (këtu hyjmë në pikëpamje mbi vlefshmërinë/pavlefshmërinë e të jetuarit, që nuk janë objekt kryesor i këtij shkrimi). Kështuqë nevojitet që jeta të shtyhet përpara pa shumë plane, ose me ato plane të cilave u dihen rrethana penguese/vështirësuese, për zhdukjen e të cilave lutemi.

Nëse kuptojmë që kapërcimi i rrethanave vështirësuese duhet për atë/ato arsye, mund të shkojmë edhe më thellë dhe të kuptojmë se paratë, shëndeti, pushteti, siguria, suksesi, Dashuria, dashuria, fati, familja, etj., na shërbejnë për të ndërtuar te diçka e ngjashme me plotësimin tonë dhe me atë që identifikohet si lumturi (është personale pastaj se cilat në veçanti janë më të rëndësishmet mes tyre apo të tjerash). Por përse nuk kërkojmë drejtpërdrejt këtë gjë?

1) Nuk jemi aq budallenj!
2) Nuk jemi aq të zgjuar!

Objektizimi i njeriut është baza e të qenurit budalla në kërkimin e kësaj. Të kuptuarit që e vetmja mënyrë për të qenë 100% i lumtur është të jesh objekt (as kafshë jo: objekt, pa nevoja, pa dëshira, pa liri e pa mungesë lirie, pa plotësim dëshirash e pa plotësim nevojash) (bie në sy e para mungesa e lirisë në një objekt, ama nëse nuk ke nevojë për asgjë, ke gjithë lirinë për të cilën ke nevojë) (antikonformisti i mirëfilltë e ka shumë më të vështirë lumturinë në këtë aspekt) (nëse lumturia përfshin shumë liri e shumë pushtet, nuk je i prerë për të qenë besimtar; besimtari i vërtetë drejt objektizimit shkon gradualisht, shpirti njerëzor e bën atë një jo-objekt i cili do të bëhet objekt vetëm në prani të të plotfuqishmit (që na ka krijuar ne për dëshirën e Tij e thuhet se na Do, por ama duhet të bëjmë siç do ai, ndryshe EOF, dhe pritet të na japë lumturinë absolute nëse ndjekim këshillimet e tij, pa nevoja e pa dëshira të paplotësuara, natyrisht pa liri supozohet).

Për të evituar këtë objektizim, nevojiten ende nevojat dhe dëshirat tona, si edhe “lufta” për t’i përmbushur ato në ndjekje të lumturisë, e cila nuk është e pa-arritshme përveçse nëse kërkohet lumturia absolute që vjen vetëm si rrjedhojë e objektizimit (e pa-arritshme në çfarëdo mënyre nëse liria dhe pushteti mbi “të barabartët” tanë është çfarë kërkohet nga ekzistenca).

Atëherë, përse të lutemi? Vërtet, pa e menduar thellë, lutemi për gjënë e duhur. Vjen momenti që jeta merr një kuptim: lufta drejt një vegimi të lumturisë dhe plotësimit; dhe me raste jeta ngjan edhe e bukur nëse ato gjëra që kërkohen janë të arritshme e me pak (ose aspak) rrethana penguese. Rruga drejt plotësimit dhe mbajtja e këtij plotësimi, nëse arrihet, përbën një aspekt të ekzistencës. Nëse plotësimi është realizuar dhe kapërcyer në mënyrë pashpresshmërisht të pakthyeshme, të mbetet vetëm kujtimi. Plotësimi… lumturia… niveli i synuar, i dëshiruar, i arritshëm/arritur, në aspektet shoqërore, shpirtërore, emocionale, etj.

Nuk ia vlen t’i jepet fund ekzistencës (kurrë nëse pritet të ketë një botë të përtejme, por as nëse nuk pritet) edhe në rastin kur nuk të mbetet asgjë përveç kujtimit të kohës së plotësimit shoqëror/shpirtëror. Mund të ndryshosh objektivin, qoftë duke synuar më poshtë, qoftë duke synuar të tjera vlera si vlera primare. Mund dhe duhet të bëhet.

Aftësia përshtatëse e trurit të njeriut, si edhe memoria e kufizuar deri në një farë mase e tij, ndihmojnë. Gjithsesi, kjo është një temë tjetër, që mund të ketë të bëjë me vlefshmërinë/pavlefshmërinë e të jetuarit (meqë gjithçka është relative).

Atëherë, përse lutemi për disa gjëra në veçanti? Seriozisht, përse lutemi, nëse “lufta” për plotësim është diçka që nxjerr unë që është pjesë e pandryshueshme e çfarë identifikohet si jetë. Dëshira për të fituar, dhe fitorja është më e lehtë nëse një ndihmë ofrohet. Sa më e madhe të jetë beteja, aq më e madhe është fitorja, ama aq më rrezik ka që të humbësh. Çfarë të bëhet… të nxitet vetja drejt humbjes për të rritur kënaqësinë e fitores? Apo… Të fitohet, edhe me ndihmë, për sa kohë të kemi një farë ideje se jemi ne që drejtojmë “luftën” dhe marrim fitoren.

Mos është gjë kryelartësi të kërkosh fitoren pa ndihmë? Të mos pranosh objektizimin e të mos kesh nevojë t’ia kesh për borxh (borxh të pakthyeshëm dot me të njëjtën monedhë, as me gatishmërinë për t’ia kthyer me të njëjtën monedhë, vetëm me mirënjohje dhe adhurim) ndonjë qenieje (njerëzore/hyjnore) suksesin tënd? Dhe pastaj? Edhe nëse quhet kryelartësi, duhet dyshuar? Pra, i ashtuquajturi i Plotfuqishëm që dëgjon e di gjithçka, përfshirë mendimet e mia tani! Gjithsesi, kjo është temë tjetër…

Rrethanat penguese mund të ndahen në subjektive, objektive dhe padrejtësi.

Le të lutemi që padrejtësitë të mos ndodhin… le të lutemi edhe nëse jemi ateistë, asgjë nuk është absolute, dyshimi mbi gjithçka, Zoti edhe mundet të ekzistojë.
Rastet objektive (pamundësi, paaftësi, drejtësi) janë më pak të debatueshme dhe pranohen më gjerësisht duke hapur shumë më pak kokëçarje e nxitur më pak lutje.

Rastet subjektive, të nxitura nga opinione shoqërore apo dëshira a mungesa dëshirash që bien ndesh me çfarë që shihet si e mirë për vazhdimësinë, traditën, paraqitjen, të ardhmen, etj., janë ato që kanë nevojë dhe kanë realisht më shumë lutje drejt fuqive mbinatyrore.

Pikërisht sepse këto japin përshtypjen se janë më të ndryshueshme (ose me të drejtë, më të ndryshueshme).

Mund të lutemi e të presim ndryshimin. Nëse vërtet besojmë, atëherë le të presim të bëhet vullneti i Tij, që di gjithçka dhe ndoshta ka në plan një vuajtje në lidhje me lirinë e të qenurit vetvetja ose vuajtje në zgjedhjen mes dëshirave/nevojave (mosdëshirave/mosnevojave) dhe arritjeve që priten nga grupi. A ia vlen të lutemi? Nëse besimi i vërtetë ekziston dhe po bëhet gjithçka sipas rregullave, atëherë le të pritet se objektizimi që sjell pasojë lumturinë (!?pa jetë?!) do të vijë me kohën. Ndoshta nuk ia vlen të lutemi. Jo për këtë ndryshim veçanërisht të paktën.

E drejta e njërit mbaron ku fillon e drejta e tjetrit. Nëse gjëja që nuk shkon në jetën tonë, rrethana penguese, është e lidhur ngushtë me vlerësimin e grupit, duhet kaluar në kompromis, dorëzim ose antikonformizëm. Antikonformizmi është më e lehta gjë për t’u bërë fizikisht, “kam të drejtë dhe pikë! Dhe le të bëhet ç’të bëhet, nuk lëshoj pé”.

Pasojat e mendjengushtësisë së grupit, sa kohë nuk janë vërtet të rënda (dhe në disa ambiente janë) mund të përbëjnë një arsye të lezetshme “lufte” për “mbijetesë”. Kompromisi dhe dorëzimi janë më të vështira vetëm për faktin se sjellin një ndryshim në personalitet, sjellje, paraqitje, përgatitje, etj. Pak është kjo?

Ka gjëra që njeriu i di që është më mirë të bëhen gjithsesi, por që nuk ka dëshirë/vullnet/nevojë të mirëfilltë për t’i bërë. Le të zgjedhë mes plogështisë në atë drejtim, që në fund të fundit është një formë e të ecurit drejt një lumturie/objektizimi të pamend apo aktivizimit për të kundërshtuar me vullnet kundër dëshirës për plogështi, në favor të një ndryshimi që pritet të sjellë qetësi/plotësim/mbarësi në rrugën drejt lumturimit.

Mund të ndihmojë në zgjedhje të parit e rrugës më të vështirë si sfidë, si një betejë tjetër që përbën atë që u quajt “lufta” që përbën jetën. Atëherë le të bëhet ajo çfarë është e drejtë të bëhet. Le të mos plogështohemi (ose të hiperaktivizohemi në një drejtim tjetër, për të evituar përballjen me rrugën e quajtur “të vështirë”).

Pritet të them: “Le të mos lutemi”, por nuk kam argumente të vlefshme kundër lutjes në këtë rast. Them këtë: meqë e konsideroj të gabuar dëshirën e të mos ia patur borxh një Ati të shenjtë, le të mos e presim prej tij ndryshimin që gjithsesi do të ketë të bëjë me forcën tonë jetësore, le të mos e presim prej tij një shenjë që mund të mos vijë kurrë, le të mos e presim prej tij momentin e saktë për të filluar, le të mos ia kemi për borxh atij që nuk do të mund t’ia kthejmë dot kurrë borxhin (thuhet që i detyrohemi jetën, por meqë nuk na pyeti fare për këtë jetë që na dha, nuk e vlerësoj si borxh…). Pra, le të mos lutemi e të shfrytëzojmë kohën dhe energjinë për të punuar. (Lutja vërtet të ofron qetësi shpirtërore, por është qetësi shpirtërore që anon nga objektizimi.)

Në momente qetësie le të meditojmë, po qe edhe të lutemi për të ditur çfarë është e drejtë dhe çfarë është e gabuar. Përgjigjja do të vijë. Le t’i besojmë logjikës.
Lutja për fat… në radhë të parë, çfarë kemi bërë ne për ta merituar fatin? Pse duhet ta kemi atë? Fati është një ndihmesë për rrugën tonë drejt plotësimit shoqëror, mendor, shpirtëror e emocional, një ndihmesë që do të na favorizonte kundrejt ndonjë personi që mundet ta meritojë më shumë ndoshta?

Apo sepse ne të fatit kemi bërë apo do të bëjmë ndonjë gjë më të mirë… Gjithsesi, fati është e vetmja gjë që meriton lutje, edhe pse është pothuaj egoizëm i mirëfilltë, ndryshe nga ndihma që mund të kërkojmë për të ndryshuar diçka tek vetja apo shoqëria. Apo më mirë të lutemi për ters sa për të përjetuar ferrin në tokë, meqë parajsa pa fund na pret. Ndoshta do të ishtë më mirë të mos luteshim fare as për këtë?

Lutja dhe falënderimi, meqë ofrojnë një qetësi shpirtërore të konsiderueshme, janë gjithsesi të këshillueshme për besimtarët. Do të ishte mirë të mbahej parasysh edhe diçka tjetër përveç atyre që përmenda: le të mos konsumojmë kohë aktive dhe energjike të jetës sonë, le të përfitojmë edhe shplodhje fizike nëse jepet rasti nga lutja.

Dhe, pa pasur frikë egoizmin, por objektizimin, le të përpiqemi të lutemi më pak për veten e më shumë për të tjerë nevojtarë.

Alban Shehu në kohën kur ka shkruar “Lutja”

Mary Elizabeth Frye

Mos derdhni lotë mbi varrin tim

Mos derdhni lotë mbi varrin tim!
Unë nuk jam aty!
Nuk po fle!
Unë jam era që ledhaton tokën,
Jam diamanti që ndriçon borën,
Jam dielli që pjek grurin,
Shiu i butë i vjeshtës që mëkon gjumin,
Kur zgjohesh, në paqen e mëngjesit,
Jam fërfëllima e zogjve
Kur flatrat përplasin drejt qiellit.
Dhe kur mbrëmja bie,
Jam tek yjet që ëmbël vezullojnë ndër qiej!
Mos derdhni lotë mbi varrin tim!
Unë nuk jam aty!
Nuk kam vdekur!

Next Post
Tragjedia ajrore në Indi, hetuesit gjejnë një regjistrues zëri në kabinën e pilotit

Tragjedia ajrore në Indi, hetuesit gjejnë një regjistrues zëri në kabinën e pilotit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Erion Veliaj kërkon lirinë në Apel, kryebashkiaku ofron edhe garanci pasurore për të dalë nga qelia

Tortura, akoma evidente

July 18, 2025
Tirana Bank shpallet “Banka më e Mirë në Shqipëri” për vitin 2025 nga Euromoney

Tirana Bank shpallet “Banka më e Mirë në Shqipëri” për vitin 2025 nga Euromoney

July 18, 2025
Përmbyset mjeti bujqësor, humb tragjikisht jetën një person në Maliq

I shpallur në kërkim disa ditë më parë, gjendet i pajetë 72-vjeçari në Fier

July 18, 2025
“Edi Rama shihet si shpresë në Maqedoni”, ish-ministri i Jashtëm: Vizita e tij në Shkup bëri jehonë, është bashkues

“Edi Rama shihet si shpresë në Maqedoni”, ish-ministri i Jashtëm: Vizita e tij në Shkup bëri jehonë, është bashkues

July 18, 2025
“Zgjedhjet e tetorit janë një referendum”, Bujar Osmani: Shqiptarët po trajtohen si qytetarë të dorës së dytë

“Zgjedhjet e tetorit janë një referendum”, Bujar Osmani: Shqiptarët po trajtohen si qytetarë të dorës së dytë

July 18, 2025
Trump kërkon tarifa minimalisht 15-20% për mallrat nga BE, Brukseli nën presion

Trump kërkon tarifa minimalisht 15-20% për mallrat nga BE, Brukseli nën presion

July 18, 2025
Mbytja e të miturve më Shkumbin, i afërmi: Me ato bagëti mbahemi, në lumë ishte formuar një gropë

Mbytja e të miturve më Shkumbin, i afërmi: Me ato bagëti mbahemi, në lumë ishte formuar një gropë

July 18, 2025
Sa pak mjafton sot për të zbuluar gjithçka për dy të panjohur!

Sa pak mjafton sot për të zbuluar gjithçka për dy të panjohur!

July 18, 2025
Shqipërisë i duhen 1.2 miliardë dollarë ushqime për sezonin turistik të këtij viti

Shkrirja AKU, Denaj: Të gjithë inspektorët në “filtër”, është ngritur komisioni me pesë anëtarë

July 18, 2025
Drejtori i Mossad në SHBA, kërkon ndihmë për planin e zhvendosjes së palestinezëve nga Gaza

Drejtori i Mossad në SHBA, kërkon ndihmë për planin e zhvendosjes së palestinezëve nga Gaza

July 18, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
    • Exlibris
    • Intervistë
    • Kuzhinë
    • Në plan të parë

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com