• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, September 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Luli si fjalëkryq

by Enkel Demi
21/07/2016 09:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Enkel Demi

Shqipëria është një vend qesharak.

Ky është i vetmi përfundim që mund të nxjerrësh mbrëmjen e sotme, tek shkruan dy rradhë, të cilat ka gjasë që nesër në mëngjes të jenë krejt jashtë loje, sepse këta mund ta dredhin sërish gjatë natës.

Para se të ulesha i hodha një sy lajmeve të ditës. Ngulmoj të ditës, jo të javës. Ka tituj plot gazmend si fjala vjen:

“Basha: Beteja për standardet e drejtësisë u fitua për Shqipërinë e për çdo shqiptar”

“Nishani: Përgëzoj aktorët politikë për konsensusin. Reforma rëndësi për të ardhmen”

“Pesë garancitë e reformës në drejtësi sipas Berishës”

“PDIU përshëndet konsensusin për reformën në drejtësi”

“PPE: Roli i Bashës qendror në marrëveshjen për reformën në drejtësi”

Dhe në fund, pasdite, pak para se Alban Hoxha të kthehej në hero të Budapestit del lajmi që Lulit ju prish mendja dhe kërkon negociata të reja, për pika të reja ose më mirë: “Upps!!! U talla”.

Çfarë t’i themi garancive të Berishës? Ndjesës së Eduard Selamit që u nxitua? Presidentit që na përgëzoi? Ilir Metës që u lumturua që gjeti marrëveshje? Ambasadorit Lu që i ka rënë pika? Çfarë t’i themi Joseph Daul, i cili ngulmoi të theksonte se Lulzim Basha ka alamet roli në gjetjen e rrugëzgjidhjes së krizës? Çfarë t’i themi zonjës Merkel që dje nuk thirri në telefon Erdoganin, por Lulin? Asaj të paktën t’i paguajmë impulset.

Ah, po i themi, Luli u tall, është shakator, prandaj e ka për zemër që nesër të bëhet kryeministër.

Nëse e kalon gjithë ditën e sotme dhe mbërrin në mbrëmje, kupton që Shqipëria është një vend qesharak, i cili udhëhiqet nga do pupacë. Është i vetmi vend në botë, ku del biri i botës mban një orë e gjysëm fjalim se fitoi, meqë të tërë shkuan pas qerres së tij dhe pas ca orësh thotë: “Jo, por tani që e mola lopën po e derdh kovën me qumësht”. Ky njeri nuk ka respekt për veten e tij, jo më të ketë respekt për ligjvënësit e PD-së, të cilët nesër duhet të bëjnë një nga zgjedhjet më të vështira për një politikan. Nesër ose zgjedhin kaushin e tipit Kim Jong Un, ose dalin nga vatha dhe mbyllin karrierën politike, të paktën në atë parti. E gjitha kjo, vetëm se Luli të lë kopilin në derë, me atë pamjen e tij gaztore, me atë ballë të lartë, me atë portret me tipare mongoloite dhe ato flokë të ngjyer aq shumë në të zez.

Shqipëria është një vend qesharak.

Faik Konica dikur e mbushte gojën dhe thoshte: “Shqipëri të kam dhjerë, si nuk të kuptova një herë”. Hë më, Lul po ti kupton gjë?

Next Post

Prapaskenat e prishjes së marrëveshjes për Reformën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ne jemi viktima!” Pezeshkian tregon në OKB fotot e fëmijëve iranianë të vrarë. SHBA largohet nga salla

“Ne jemi viktima!” Pezeshkian tregon në OKB fotot e fëmijëve iranianë të vrarë. SHBA largohet nga salla

September 24, 2026
Nis evidentimi i dëmeve pas zjarreve, Gogu: Ditë të vështira për shumë komunitete

Vlora Hyseni? Gogu: Përgjegjësia politike është marrë, në krye të SHISH ka një drejtues të ri

September 24, 2026
Vlora Hyseni në “arrest shtëpie”, PD kërkon debat me Ramën në Kuvend

Vlora Hyseni në “arrest shtëpie”, PD kërkon debat me Ramën në Kuvend

September 24, 2026
Ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale, Gogu: Më 30 shtator publikojmë paketën e re

Ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale, Gogu: Më 30 shtator publikojmë paketën e re

September 24, 2026
Njëzet e tetë vjet më pas, pikërisht në të njëjtën ditë…

Njëzet e tetë vjet më pas, pikërisht në të njëjtën ditë…

September 24, 2026
“I neveritshëm, s’je më babai im”, Francesco Totti rrëfen reagimin e vajzës së tij pas divorcit

“I neveritshëm, s’je më babai im”, Francesco Totti rrëfen reagimin e vajzës së tij pas divorcit

September 24, 2026
Belind Këlliçi paralajmëron ndryshime në qeveri

Këlliçi: Jemi kundër bojkotit, nuk është zgjidhja jonë. Ja agjenda e opozitës

September 24, 2026
Masa të shtuara sigurie para Kuvendit, vendosen gardhe metalike dhe bllokohen disa rrugë

Masa të shtuara sigurie para Kuvendit, vendosen gardhe metalike dhe bllokohen disa rrugë

September 24, 2026
Presidenti kinez Xi Jinping mbërrin në Uashington, nis vizitën shtetërore në ShBA

Presidenti kinez Xi Jinping mbërrin në Uashington, nis vizitën shtetërore në ShBA

September 24, 2026
FOTO/ Kërkohej nga Italia për tentativë vrasjeje dhe plagosje, arrestohet në Ndroq 33-vjeçari, Interpoli nis procedurat e ekstradimit

Vrau me thikë 49-vjeçarin në Tiranë, autori thyen heshtjen: U konfliktuam me fjalë, shkova në banesë dhe…

September 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com