• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Ne jemi viktima!” Pezeshkian tregon në OKB fotot e fëmijëve iranianë të vrarë. SHBA largohet nga salla

by A R
24/09/2026 10:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti i Iranit, Masoud Pezeshkian e përshkroi SHBA-në si terroristin e vërtetë në Lindjen e Mesme, ndërsa këmbënguli se Irani kishte treguar gjithmonë një angazhim në tryezën e negociatave.

Në një fjalim sfidues në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork, i pari i tij që kur SHBA-ja dhe Izraeli nisën një luftë kundër Iranit, Pezeshkian u zotua vazhdimisht se Teherani nuk do t’i përulej kurrë SHBA-së.

“Presidenti Trump dhe ata që kërkojnë të na ngacmojnë duhet ta kuptojnë se ne jemi të gatshëm për dialog, diplomaci dhe negociata, por pa gjuhën e forcës.”

Të martën, presidenti amerikan deklaroi në OKB se po shqyrtonte mundësinë e “asgjësimit” të Iranit, por përshëndeti rinisjen e bisedimeve midis negociatorëve të Teheranit dhe Uashingtonit.

Një takim i papritur tre-orësh midis ministrit të jashtëm të Iranit, Abbas Araghchi, dhe të dërguarit të posaçëm të SHBA-së, Steve Ëitkoff, në prag të asamblesë po atë ditë u konsiderua konstruktiv nga të dyja palët. Ishte takimi i parë i tillë që nga qershori, por nuk e ndaloi delegacionin amerikan të largohej në fillim të fjalimit të Pezeshkian.

Presidenti iranian nuk dha detaje rreth bisedimeve, por la përshtypjen se ishte i përqendruar në fitimin e mbështetjes së fqinjëve arabë të Iranit për propozimet që Teherani ka hartuar për të ardhmen e ngushticës së Hormuzit, rrugës ujore jetësore që është bllokuar herë pas here që nga fillimi i luftës, duke shkaktuar rritjen e çmimeve globale të energjisë.

Ai e bëri të qartë se Irani nuk mund të toleronte që ngushtica të përdorej për transportimin e armëve që më pas mund të përdoreshin kundër tij, një deklaratë që sugjeron se republika islamike do të kërkojë të drejtën për të inspektuar anijet që udhëtojnë nëpër ngushticë në të ardhmen. Qëllimi i Iranit, tha ai, ishte të jetonte i pavarur.

Pezeshkian akuzoi gjithashtu Uashingtonin për “terrorizëm” për vrasjen e udhëheqësit suprem Ajatollah Ali Khamenei në fillim të luftës. Ai tregoi fotografi të udhëheqësit të vdekur dhe më shumë se 150 nxënësve të shkollës të vrarë në ditët e para të konfliktit, përpara se të këmbëngulte se Teherani nuk kishte filluar kurrë një luftë.

“Ne vetëm sa kemi mbrojtur veten. Ne nuk jemi terroristë. Njerëzit tanë të pafajshëm kanë qenë shënjestra të sulmeve frikacake dhe agresioneve të imponuara ndaj vendit tonë”.

Ai tha se Irani kishte të drejtë të ndiqte një program bërthamor civil paqësor dhe nuk donte të ndërtonte armë bërthamore.

Next Post
Pas paraqitjes në SPAK, Monika Kryemadhi shpjegon kërkesën për dëshminë e Ramës në gjyq

Kryemadhi në GJKKO, ironizon SMS-të Hyseni-Agasi: Dashuria gjë e madhe, e pe si i fik radarët...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Horror në Athinë, gjendet trupi i pajetë i një vajze brenda një valixheje

Horror në Athinë, gjendet trupi i pajetë i një vajze brenda një valixheje

November 9, 2026
Shqipëria ka mjekë sa 53% e mesatares së BE-së, në raport me popullsinë

Shqipëria ka mjekë sa 53% e mesatares së BE-së, në raport me popullsinë

November 9, 2026
Vdes i riu që vrau 9 persona në Poloni. Publikohen videot e përplasjes së përgjakshme me policinë

Vdes i riu që vrau 9 persona në Poloni. Publikohen videot e përplasjes së përgjakshme me policinë

November 9, 2026
Rama publikon pamjet nga kantieri i Bypass-it të Tiranës: Nyje strategjike që do të lehtësojë trafikun

Rama publikon pamjet nga kantieri i Bypass-it të Tiranës: Nyje strategjike që do të lehtësojë trafikun

November 9, 2026
Arrestohet autori i grabitjes së bankës në Komunën e Parisit, dyshohet për një tjetër vjedhje

Arrestohet autori i grabitjes së bankës në Komunën e Parisit, dyshohet për një tjetër vjedhje

November 9, 2026
Moti për sot me reshje shiu të dendura dhe shtrëngata

Moti për sot me reshje shiu të dendura dhe shtrëngata

November 9, 2026
FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In