• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, September 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale, Gogu: Më 30 shtator publikojmë paketën e re

by A R
24/09/2026 10:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pak para nisjes së seancës plenare, Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, bëri me dije për mediat se më 30 shtator do të publikohen ndryshimet e reja në Kodin e Procedurës Penale, të hartuara në bashkëpunim me Këshillin e Europës, pas një studimi mbi paraburgimin në Shqipëri. Gogu tha se bëhet fjalë për një nga paketat më të rëndësishme të ndryshimeve në Kod që prej miratimit të tij, e cila vjen pas rekomandimeve të Këshillit të Europës, por edhe pas një dekade reformash në sistemin e drejtësisë. Sipas Gogut, ndryshimet do të trajtojnë çështje që lidhen me përcaktimin e masave të sigurimit, të drejtat e palëve në proces, aksesin në prova, seancën paraprake, prezumimin e pafajësisë dhe publicitetin e seancave.

“Në datën 30 shtator, ne publikojmë së bashku me KiE-në korpusin më të madh të ndryshimeve në Kodin e Procedurës Penale që nga miratimi i tij. Kjo vjen si pasojë e ndryshimeve që KiE-ja ka bërë për sa i përket paraburgimit në Shqipëri, por edhe pas 10 vitesh reformë të shtetit të së drejtës. Është momenti për t’u rikthyer dhe për të parë. Korpusi është shumë i rëndësishëm. Bëhet fjalë për masat e sigurimit. Kemi një vendim unifikues të Gjykatës së Lartë. Në bashkëpunim me KiE-në, do të shikojmë caktimin e masave të sigurimit, si dhe të drejtat e palëve në proces, mundësinë për të parë provat, seancën paraprake, prezumimin e pafajësisë dhe publicitetin që një seancë ka.

Është një korpus shumë i rëndësishëm. Fuqia e shtetit të së drejtës duhet të jetë aty dhe garancitë e individit të fuqizohen. Më datën 30 shtator do të jenë në tryezë me ne drejtuesit e institucioneve të drejtësisë, përfaqësuesit e gjyqtarëve, prokurorëve, avokatëve, shoqëria civile, së bashku me median dhe partnerët ndërkombëtarë”, u shpreh ministri.

Ministri theksoi se synimi është forcimi i garancive për individin, duke ruajtur njëkohësisht funksionimin dhe autoritetin e shtetit të së drejtës. Më 30 shtator, në tryezën e prezantimit të ndryshimeve pritet të marrin pjesë drejtues të institucioneve të drejtësisë, përfaqësues të gjyqtarëve, prokurorëve dhe avokatëve, shoqëria civile, media dhe partnerët ndërkombëtarë.

Next Post
Vlora Hyseni në “arrest shtëpie”, PD kërkon debat me Ramën në Kuvend

Vlora Hyseni në “arrest shtëpie”, PD kërkon debat me Ramën në Kuvend

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“SPAK godet figura të tjera për të arritur tek Agasi”, ish-ministri: Vendim me pasion politik, cilësoje tradhëti …

“SPAK godet figura të tjera për të arritur tek Agasi”, ish-ministri: Vendim me pasion politik, cilësoje tradhëti …

September 24, 2026
Qytetet më të mira në botë për vitin 2026, çfarë i bën metropolet globale kaq tërheqëse për të jetuar dhe vizituar?

Qytetet më të mira në botë për vitin 2026, çfarë i bën metropolet globale kaq tërheqëse për të jetuar dhe vizituar?

September 24, 2026
Nuk do ta njihni! Nicolas Cage surprizon me transformimin e tij në John Madden

Nuk do ta njihni! Nicolas Cage surprizon me transformimin e tij në John Madden

September 24, 2026
Franca: Ligji i BE-së “Made in Europe” nuk duhet ta përfshijë Mbretërinë e Bashkuar

Franca: Ligji i BE-së “Made in Europe” nuk duhet ta përfshijë Mbretërinë e Bashkuar

September 24, 2026
Elbasani voton pro bashkimit me Cërrikun e Belshin, tensione dhe përplasje në Këshillin Bashkiak

Elbasani voton pro bashkimit me Cërrikun e Belshin, tensione dhe përplasje në Këshillin Bashkiak

September 24, 2026
Administrata Trump ashpërson rregullat e vizave: Në shënjestër rrjetet e “turizmit të lindjeve” në SHBA

Administrata Trump ashpërson rregullat e vizave: Në shënjestër rrjetet e “turizmit të lindjeve” në SHBA

September 24, 2026
Aksident në Jonufër të Vlorës, përplasen dy automjete, plagosen dy persona

Aksident në Jonufër të Vlorës, përplasen dy automjete, plagosen dy persona

September 24, 2026
Çmimet rekord të naftës tronditin kandidatët republikanë në prag të zgjedhjeve të mesmandatit në SHBA

Çmimet rekord të naftës tronditin kandidatët republikanë në prag të zgjedhjeve të mesmandatit në SHBA

September 24, 2026
Paralajmërimi danez, “Rusia do të sulmojë brenda pak muajsh”

Paralajmërimi danez, “Rusia do të sulmojë brenda pak muajsh”

September 24, 2026
“Është puç”, debat në studio, Rexhaj: Ku është parë që një prokuror të pezullojë kryeministrin?

Çështja e Vlora Hysenit / Rexhaj: Të trajtohet me seriozitet, flasim për SHISH e jo për kooperativë fshati

September 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com