• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Prapaskenat e prishjes së marrëveshjes për Reformën

by Aalison Pearse Stevens
21/07/2016 09:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas pranimit të propozimit të komisionerit për Zgjerimin, Johannes Hahn, dhe shprehjes së entuziazmit për të miratuar ndryshimet kushtetuese për Reformën në Drejtësi me konsensus të plotë, askush nuk e priste se palët do të ktheheshin në pozicionet e tyre të para.

Përmes letrës dhe rekomandimit të komisionerit, palët kishin marrë një përgjigje për paqartësitë që kishin, por kjo nuk u zbardh në draft-propozimin që duhej t’i shkonte Komisionit të Posaçëm të Reformës në Drejtësi. Gjatë pasdites së djeshme, kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, mblodhi konferencën e kryetarëve për të caktuar axhendën e seancës së sotme parlamentare, ku miratimi i reformës ishte pika e parë e rendit të ditës.

Madje kryeparlamentari, duke iu drejtuar kryetarit të Komisionit të Posaçëm, Fatmir Xhafaj, është shprehur se duhej zbardhur mirë në draftin përfundimtar propozimi i komisionerit Hahn, në mënyrë që deputetët të kishin të qartë se për cilin variant po votonin në seancën plenare.

Madje, Meta mësohet se ka avancuar edhe më tej, kur i është drejtuar Xhafajt në lidhje me këtë çështje: “Nëse propozimi nuk do të jetë zbardhur siç duhet dhe do të fillojnë përsëri debatin për mënyrën se si e lexon njëri dhe tjetri, do të ndërpres seancën dhe do të sjell në Kuvend komisionerin Hahn të na tregojë se çfarë ka dashur të thotë me këto propozime”.

NEGOCIATORËT

Pas mbledhjes së kryetarëve, pritej që negociatorët e tri partive kryesore parlamentare, Oerd Bylykbashi, Ylli Manjani dhe Engjëll Agaçi të takoheshin dhe të hartonin dispozitat e nevojshme ligjore që do të përcaktonin rolin e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit për të cilat ishte shprehur komisioneri Hahn.

Mbledhja e negociatorëve ka nisur rreth orës 20:30, por që në fillim të saj mësohet se mes palëve ka pasur mosmarrëveshje. Përfaqësuesi i PD-së, Bylykbashi, nisur dhe nga një deklaratë e Kryeministrit Rama, sipas së cilës, përveç vetingut, PD-ja do të ketë pjesëmarrjen e saj në përzgjedhjen e institucioneve të reja, ka kërkuar që opozita të ketë njerëzit e saj në komisionet e përzgjedhjes së kandidatëve për Këshillin e Lartë të Gjyqësorit dhe Këshillin e Lartë të Prokurorisë.

Në këtë pikë përfaqësuesi i PS-së, Agaçi, nuk ka qenë dakord, duke u shprehur se formula e zgjedhjes së këtyre organeve të reja do të jetë e njëjtë me atë të vetingut dhe është larguar nga mbledhja. Ky ishte momenti i kthesës mes maxhorancës dhe opozitës, i cili do të çonte në prishje të konsensusit të arritur paraprakisht.

Në këtë moment, ka qenë ndërhyrja e ambasadës amerikane në Tiranë, e cila deri në atë kohë nuk kishte bërë asnjë reagim dhe kur palët kishin shprehur entuziazmin e tyre për arritjen e konsensusit. Ky qëndrim mund të ketë ardhur dhe për shkak të skepticizmit të tyre me politikën shqiptare, nga e cila duhet të sigurohen derisa propozimet të hidhen në letër dhe të firmosen nga palët.

Ambasada e SHBA shënjestroi kreun demokrat Lulzim Basha se ka sjellë kërkesa të reja përtej marrëveshjes së rënë dakord. Për disa orë në kryesinë e Kuvendit të Shqipërisë nuk pati asnjë zhvillim politik, por as teknik.

Ndërkaq, deputetët e opozitës, anëtarë të Komisionit të Posaçëm për Reformën në Drejtësi, bashkë me përfaqësuesin e LSI-së, Petrit Vasili, u ulën në sallën e punës së këtij komisioni për të pritur nisjen e shqyrtimit të propozimit të fundit.

KOMISIONI

Të kontaktuar në telefon, anëtarë të Partisë Socialiste në Komisionin e Posaçëm thanë se janë në pritje të mbërritjes në të të propozimeve të fundit nga negociatorët e tri partive për të zyrtarizuar edhe teknikisht konsensusin sipas rekomandimit të komisionerit Hahn.

Por për shkak të qëndrimeve të ndryshme, nënkryetari i komisionit, Bylykbashi, denoncoi mungesën e vullnetit të socialistëve për të miratuar bashkë Reformën në Drejtësi. Ndërsa kryetari i këtij komisioni, Fatmir Xhafaj, 10 minuta para mesnatës, doli në një prononcim për mediat duke thënë se nuk kishte thirrur asnjë mbledhje komisioni.

Sipas tij, drafti ishte gati për t’u përcjellë në seancë. Dy ditë më parë, Komisioni i Posaçëm, me prezencën vetëm të deputetëve të maxhorancës, miratoi draftin e ndryshimeve kushtetuese sipas propozimit hibrid të ambasadores Nuland. Pritja deri në orën 00:00 të ditës së djeshme vetëm sa zyrtarizoi afatin kohor për ta çuar të pandryshuar draftin kushtetues të miratuar dy ditë më parë në komision.

Panorama/d.i.

 

Next Post

Hahn vs. Nuland, ku ndryshojnë propozimet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama ftesë për dialog protestuesve përmes platformës ‘Fol me kryeministrin’

Rama ftesë për dialog protestuesve përmes platformës ‘Fol me kryeministrin’

November 8, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etnografia absurde e komunikimit Rama-Berisha?!

November 7, 2026
Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

November 7, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Pa popull me vete dhe shih si zihen…

November 7, 2026
“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

November 7, 2026
“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

November 7, 2026
“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

November 7, 2026
Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

November 7, 2026
“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

November 7, 2026
“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In