• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

LSI: Plot 1/10 e stafit të Ramës merret me FB ndërkohë organet e Vettingut nuk plotësohen me punonjës

by A R
25/09/2017 15:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Lëvizja Socialiste për Integrim ka reaguar pas miratimit nga Komisioni i Ligjeve i organikave të institucioneve të Vettingut.

Në një deklaratë për mediat nga kryesia e Kuvendit, deputeti i LSI-së Nasip Naço ju referua faktit që mazhoranca nuk votoi një shtesë prej 70 personash të nevojshëm për funksionim normal të strukturave të Vettingut. Sipas deputetit të LSI-së mazhoranca po përpiqet të vë nën kontroll institucionet e pavarura.

“Kërkohet një shtesë gati sa 1/10 e ushtrisë së Edi Ramës që siç dihet në vend të punës merret vetëm me komente në Facebook dhe të tjera punë të paqarta”, tha Naço.

Nga ana tjetër ai garantoi mbështetjen e LSI-së ndaj “çdo kërkese që i krijon kushte optimale pune organeve të Vetingut”.

Komisioni i Ligjeve miratoi sot 113 punonjës si pjesë e stafit të tre institucioneve të rëndësishme të Vettingut, nga 185 punonjës që ishte kërkuar për tre organet.

Konferenca për shtyp në Kryesinë e Kuvendit e Deputetit të LSI, Nasip Naço

Sot Komisioni i Ligjeve votoi vetëm me votat e Partisë Socialiste strukturën organizative dhe klasifikimin e pagave. 1-Komisionit të posaçëm të Apelimit, 2-Komisionerëve Publik dhe me votat e LSI të 3-Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Duam t’i bëjmë me dije opinionit publik se kërkesa për mbështetje të strukturave të Vetingut ishte tepër e thjeshtë, pra ata kërkonin një shtesë prej rreth 70 personash për të siguruar në çdo rast një funksionim normal të strukturave të Vetingut.

Në mënyrë të qartë u provua që përbetimet për Vetingun nga ana e Partisë Socialiste rezultuan vetëm demagogji, pasi kjo shtesë nuk u votua prej tyre dhe bëhej fjalë siç e thashë edhe më lart për rreth 70 persona, në një kohë që vetëm Kryeministri ka një staf të tij prej rreth 1300 punonjësish, ku në stafin e tij të ngushtë punojnë 600, thënë më thjesht kërkohet një shtesë gati sa 1/10 e ushtrisë së Edi Ramës që siç dihet në vend të punës merret vetëm me komente në Facebook dhe të tjera punë të paqarta.

LSI ka mbështetur dhe do të mbështesë çdo kërkesë që i krijon kushte optimale pune organeve të Vetingut për një funksionim të plotë të tij si një nga momentet kyç të Reformës në Drejtësi.

Ky vullnet i LSI-së është i kundërt nga vullneti i qeverisë që kërkon të ketë ndikimin e tij mbi këto institucione të pavarura.

I bëjmë edhe njëherë apel maxhorancës përpara se të kalojë për votim në Kuvend të reflektojë, se organet e Vetingut janë një proces i rëndësishëm për kthimin e besimit të qytetarëve dhe partnerëve tanë ndërkombëtarë te sistemi i munguar i drejtësisë, i cili nuk është pronë e asnjë prej partive politike./a.m.

 

Next Post
Vuçiç i bindur: Ja pse Kosova nuk futet dot në OKB pa pëlqimin e Serbisë

Vuçiç i bindur: Ja pse Kosova nuk futet dot në OKB pa pëlqimin e Serbisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Këta që kanë mbetur janë zogjtë e një klloçke plakë”, deputetja e PS: Protesta është e lidhur me Berishën

Berisha drejt Amerikës për herë të dytë? Nga SPAK-u komenton vizitën e Ramës në SHBA

September 21, 2026
Bllokime në autostradën Tiranë-Durrës, ARRSH njofton devijimin e trafikut

Bllokime në autostradën Tiranë-Durrës, ARRSH njofton devijimin e trafikut

September 21, 2026
Arrestimi i Agasit në Durrës, SPAK: U kap pas një pune disa javore. Shpataraku përkrahu autorin

Ergys Agasi në pritje të vendimit, nesër shprehet Apeli i GJKKO-së

September 21, 2026
Ministria e Financave publikon bilancin fiskal: Rriten të ardhurat dhe shpenzimet

Ministria e Financave publikon bilancin fiskal: Rriten të ardhurat dhe shpenzimet

September 21, 2026
BE-ja s’i njeh zgjedhjet ruse në territoret e pushtuara të Ukrainës, paralajmëron sanksione

BE-ja s’i njeh zgjedhjet ruse në territoret e pushtuara të Ukrainës, paralajmëron sanksione

September 21, 2026
DETAJE/ Vrasja e “Tanit të Ruzhdiut” ndodhi me të njëjtën dinamikë si atentati ndaj Thimio Rubatit

DETAJE/ Vrasja e “Tanit të Ruzhdiut” ndodhi me të njëjtën dinamikë si atentati ndaj Thimio Rubatit

September 21, 2026
Gjobat e GJKKO-së ndaj avokatëve, Haxhia: Të mërkurën vendosim hapat e mëtejshëm

Gjobat e GJKKO-së ndaj avokatëve, Haxhia: Të mërkurën vendosim hapat e mëtejshëm

September 21, 2026
Dasma luksoze në Bahamas dhe paratë ruse, Trump ‘thyen’ heshtjen për të birin

Dasma luksoze në Bahamas dhe paratë ruse, Trump ‘thyen’ heshtjen për të birin

September 21, 2026
Serbia shfaq robotë të armatosur disa ditë pas hapjes së fabrikës kineze

Serbia shfaq robotë të armatosur disa ditë pas hapjes së fabrikës kineze

September 21, 2026
Haradinaj përkujton Ahmet Krasniqin që u vra në Tiranë: Ideali i tij për ushtri të rregullt u jetësuan

Haradinaj përkujton Ahmet Krasniqin që u vra në Tiranë: Ideali i tij për ushtri të rregullt u jetësuan

September 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com