• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Bllokime në autostradën Tiranë-Durrës, ARRSH njofton devijimin e trafikut

by A R
21/09/2026 14:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar bllokime të përkohshme të qarkullimit në autostradën Tiranë-Durrës për shkak të fazës së tretë të punimeve për zgjerimin e autostradës.

Në një postim në rrjetet sociale ARRSH bën të ditur se mbrëmjen e 21 shtatorit, nga ora 23:00 deri në 05:00, do të bllokohet qarkullimi në drejtimin Tiranë-Durrës. Trafiku do të devijohet përmes rampës së Rinasit dhe rrugëve dytësore, ndërsa mjetet e rënda do të orientohen që nga rrethrrotullimi i “Casa Italia”.

Ndërkohë, më 22 shtator, në të njëjtin interval kohor, do të bllokohet drejtimi Durrës-Tiranë. Mjetet do të devijohen përmes mbikalimit Kashar-Thumanë dhe rrugëve dytësore, ndërsa automjetet me destinacion Rinasin, Shkodrën dhe Kosovën do të orientohen sipas sinjalistikës përkatëse.

ARRSH bën apel për mirëkuptim dhe bashkëpunim nga drejtuesit e mjeteve, bizneset dhe banorët e zonës, duke rekomanduar planifikimin paraprak të itinerareve dhe shmangien e këtij segmenti gjatë orëve të punimeve.

Bllokime në autostradën Tiranë-Durrës, ARRSH njofton

NJOFTIM I ARRSH

Në kuadër të vijimit të punimeve për realizimin e projektit “Zgjerimi i Superstradës Tiranë–Durrës (Faza III)”, dhe në zbatim të Planit të Menaxhimit të Trafikut, do të kryhen punime për montimin e trarëve tërthorë në hapësirën e mesit të mbikalimit.

Për realizimin e sigurt të këtyre punimeve, sot në datën datë 21 shtator, nga ora 23:00 deri në 05:00, do të bllokohet përkohësisht qarkullimi në drejtimin Tiranë–Durrës.

Trafiku do të devijohet nëpërmjet rampës në drejtim të Rinasit dhe më pas do të vijojë në rrugën dytësore nga ku mund të futen sërisht në superstradë nëpërmjet rrugës së Rinasit dhe rampës së saj me drjetim Durrësin.

Për mjetet e rënda, veçanërisht kamionët, devijimi nevojitet të bëhet që nga rrethrrotullimi i “Casa Italia”, në mënyrë që të shmanget përdorimi dhe dëmtimi i rampës provizore së Rinasit.

Në datën 22 shtator, nga ora 23:00 deri në 05:00, do të bllokohet përkohësisht qarkullimi në drejtimin Durrës–Tiranë.

Next Post
“Këta që kanë mbetur janë zogjtë e një klloçke plakë”, deputetja e PS: Protesta është e lidhur me Berishën

Berisha drejt Amerikës për herë të dytë? Nga SPAK-u komenton vizitën e Ramës në SHBA

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rreziku në duart e fëmijëve, toksikologia: Kujdes nga lodrat “Squishy”, ja cilat janë kancerogjene!

Rreziku në duart e fëmijëve, toksikologia: Kujdes nga lodrat “Squishy”, ja cilat janë kancerogjene!

September 21, 2026
“Këta që kanë mbetur janë zogjtë e një klloçke plakë”, deputetja e PS: Protesta është e lidhur me Berishën

Berisha drejt Amerikës për herë të dytë? Nga SPAK-u komenton vizitën e Ramës në SHBA

September 21, 2026
Bllokime në autostradën Tiranë-Durrës, ARRSH njofton devijimin e trafikut

Bllokime në autostradën Tiranë-Durrës, ARRSH njofton devijimin e trafikut

September 21, 2026
Arrestimi i Agasit në Durrës, SPAK: U kap pas një pune disa javore. Shpataraku përkrahu autorin

Ergys Agasi në pritje të vendimit, nesër shprehet Apeli i GJKKO-së

September 21, 2026
Ministria e Financave publikon bilancin fiskal: Rriten të ardhurat dhe shpenzimet

Ministria e Financave publikon bilancin fiskal: Rriten të ardhurat dhe shpenzimet

September 21, 2026
BE-ja s’i njeh zgjedhjet ruse në territoret e pushtuara të Ukrainës, paralajmëron sanksione

BE-ja s’i njeh zgjedhjet ruse në territoret e pushtuara të Ukrainës, paralajmëron sanksione

September 21, 2026
DETAJE/ Vrasja e “Tanit të Ruzhdiut” ndodhi me të njëjtën dinamikë si atentati ndaj Thimio Rubatit

DETAJE/ Vrasja e “Tanit të Ruzhdiut” ndodhi me të njëjtën dinamikë si atentati ndaj Thimio Rubatit

September 21, 2026
Gjobat e GJKKO-së ndaj avokatëve, Haxhia: Të mërkurën vendosim hapat e mëtejshëm

Gjobat e GJKKO-së ndaj avokatëve, Haxhia: Të mërkurën vendosim hapat e mëtejshëm

September 21, 2026
Dasma luksoze në Bahamas dhe paratë ruse, Trump ‘thyen’ heshtjen për të birin

Dasma luksoze në Bahamas dhe paratë ruse, Trump ‘thyen’ heshtjen për të birin

September 21, 2026
Serbia shfaq robotë të armatosur disa ditë pas hapjes së fabrikës kineze

Serbia shfaq robotë të armatosur disa ditë pas hapjes së fabrikës kineze

September 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com