• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Liga e Kombeve/ Shqipëri për Europian! Kombëtarja fiton me ‘tripletë’ ndaj San Marinos dhe merr vendin e parë në grup (VIDEO)

by A. Q
29/09/2026 22:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mbyllet ndeshja San Marino-Shqipëri për Ligën e Kombeve me një fitore spektakolare të kuqezinjve 0-3 dhe me një festë të dyfishtë, pasi morën dhe vendin e parë në grup pas hapit fals të Finlandës në Bjellorusi.

Anis Mehmeti, Myrto Uzuni në pjesën e parë dhe Rei Manaj në të dytën dhanë fitoren dhe tre pikët. Kombëtarja ngjitet në kuotën e 6 pikëve pas dy fitoreve radhazi, në Grupin 1 të Ligës C.

Tekniku Maran bëri zgjedhjet e tij dhe disa ndryshime në formacionin titullar, krahasuar me ndeshjen kundër Bjellorusisë, që u fitua 2-0 nga kuqezinjtë.

Në portë luajti Sherri, Sina do të debutojë në mbrojtje, ndërsa edhe Mitaj rikthehej në formacion. Gjimshiti dhe Ismajli plotësuan katërshen e mbrojtjes.

Asllani dhe Shehu në qendër të mesfushës. Mehmeti e nisi këtë ndeshje si titullar, ndërsa në sulm Muçi-Uzuni-Manaj, që nuk zhgënjyen.

Kronika e ndeshjes

Kuqezinjtë e nisën takimin në mënyrë kërkuese dhe që në minutat e para u vendosën në gjysmëfushën e San Marinos. Muçi dhe Asllani provuan nga distanca, ndërsa portieri vendas u detyrua të ndërhynte në disa raste.

Goli i avantazhit erdhi në minutën e 21-të. Pas një goditjeje nga këndi, Manaj devijoi topin drejt shtyllës së dytë, ku Mehmeti u shfaq në momentin e duhur dhe e shtyu sferën në rrjetë për 0-1.

Shqipëria vijoi të sulmonte dhe vetëm gjashtë minuta më vonë gjeti edhe golin e dytë. Në minutën e 27-të, pas një goditjeje dënimi të Manajt, portieri i San Marinos grushtoi topin, por sfera përfundoi te Uzuni, i cili gjuajti menjëherë dhe realizoi. Goli u kontrollua për rreth dy minuta nga VAR-i, përpara se të konfirmohej.

Pas avantazhit të dyfishtë, Shqipëria uli disi ritmin dhe i dha më shumë hapësira kundërshtarit. San Marino provoi të afrohej pranë portës së Sherrit, por pa krijuar raste të pastra për gol.

Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 0-2. Në fraksionin e dytë, San Marino e nisi më mirë dhe në minutën e 57-të pati një rast të rrezikshëm, por Sherri reagoi shpejt dhe devijoi topin jashtë.

Shqipëria nuk vonoi të rikthehej te kontrolli i lojës dhe në minutën e 65-të shënoi edhe golin e tretë. Pas një goditjeje këndi, topi përfundoi te Manaj, i cili në tentativën e dytë mposhti portierin vendas dhe vulosi rezultatin në 0-3.

Në vazhdim, trajneri Maran bëri disa zëvendësime, duke u dhënë minuta edhe lojtarëve të tjerë. Hoxha pati një mundësi për të shënuar, ndërsa San Marino provoi të reagonte, por pa mundur të ndryshonte rezultatin.

Në minutën e 80-të, Hasa zëvendësoi Mehmetin, ndërsa ndeshja u mbyll me fitoren 0-3 të Shqipërisë. Shqipëria e mbylli kështu takimin me një fitore të pastër, duke ruajtur portën e paprekur dhe duke realizuar tri gola në transfertë.

Në ndeshjen tjetër të grupit Finlanda dhe Bjellorusia barazuan pa gola, duke i dhënë mundësinë Kombëtares sonë që pas kësaj fitoreje të marrë kreun e grupit.

Rastet:

9′ – Muçi vendos në provë portierin Colombo me një goditje nga distanca!

12′ Muçi përsëri! Sulmuesi i Trabzonit finalizon një kombinim me Uzunin, por diagonalja përfundon jashtë.

16′ Edhe Asllani tenton nga distanca! Topi përfundon pak larg shtyllës së majtë pingule të portës së San Marinos.

20′ Shehu tenton nga hyrja e zonës, por Colombo i mohon golin. Portieri frenoi goditjen e Mehmetit.

21′ Gooool, Anis Mehmeti kalon në avantazh kuqezinjte! 

(Video)

27′ Uzuni shënon edhe golin e dytë! Manaj tentoi të gjente golin me një goditje të fortë dënimi, Colombo largoi keq topin duke i dhënë një mundësi të artë sulmuesit të Austin FC.

(Video)

34′ Kristjan Asllani ndeshkohet me te verdhe.

37′ Alen Sherri tregohet i kujdesshëm dhe kontrollon një top të hedhur në zonë nga vendasit.

44′ Mehmeti hyn mirë nga e djathta dhe tenton një goditje me hark, por Cevoli i mohon një gol të sigurt.

45′ Kryesori nga Hungaria akordon 2′ shtesë.

47′ Mbyllet pjesa e parë! Mehmeti dhe Uzuni kanë shënuar golat që vlejnë tri pikë për ekipin e Maran!

-Nis pjesa e dytë San Marino-Shqiperi 0-2

45′ Pjesa e dytë nis me ndryshimme në formacionin kuqezi! Maran i jep minuta Kumbullës, duke e aktivizuar në vend të Gjimshitit!

58′ Sherri shpëton një gol të sigurt! Reflekset e portierit kuqezi i mohojnë golin e parë vendasve.

65′ Rei Manaj shënon golin e tretë dhe vulos fitoren e kuqezinjve! Numri shtatë përfitoi nga largimi i dobët i topit nga mbrojtja dhe portieri vendas

(Video)

66′ Maran përfiton për të ndërhyrë në formacion. Hoxha dhe Shpendi i marrin vendin respektivisht Muçit dhe Manajt.

Minuta ku Shqiperia kontrollon lojen dhe rezultatin, zevendesime të tjera nga skuadrat.

74′ Qefalija debuton me ngjyrat kuqezi duke i marrë vendin Shehit.

91′ Sina tenton një goditje me kokë nga një pozicion i vështirë.

Mbyllet ndeshja me fitoren me shifrat 3-0! Shqiperia ne vendin e pare ne Grup

Next Post
Hungari: Dyshime për një atentat të rremë ndaj gazsjellësit për të ndihmuar Orbán në zgjedhje

Korrupsioni miliona dollarësh, 2 ish-ministra të qeverisë së Orbánit në telashe, arrestohen nën dyshimet për ryshfete

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqipëria zgjeron vaksinimin kundër HPV-së dhe gripit, Spahiu: Forcojmë mbrojtjen ndaj sëmundjeve infektive

Shqipëria zgjeron vaksinimin kundër HPV-së dhe gripit, Spahiu: Forcojmë mbrojtjen ndaj sëmundjeve infektive

September 30, 2026
Ish-drejtuesi i Policisë së Durrësit paraqitet në SPAK! Do të pyetet për Agasin

Ish-drejtuesi i Policisë së Durrësit paraqitet në SPAK! Do të pyetet për Agasin

September 30, 2026
Nisi misionin në Shqipëri, ambasadori i ri amerikan takon kryeministrin Rama

Nisi misionin në Shqipëri, ambasadori i ri amerikan takon kryeministrin Rama

September 30, 2026
OBSH ngre alarmin për kolerën: Më pak raste, por 30% më shumë vdekje që nga ’99

OBSH ngre alarmin për kolerën: Më pak raste, por 30% më shumë vdekje që nga ’99

September 30, 2026
Gjykata Supreme lejon Trump të rifillojë deportimin e emigrantëve në vendet e treta -

Gjykata Supreme lejon Trump të rifillojë deportimin e emigrantëve në vendet e treta –

September 30, 2026
Dalin emrat e të arrestuarve nga operacioni ‘INVESTING’, katër në pranga për mashtrime online

Dalin emrat e të arrestuarve nga operacioni ‘INVESTING’, katër në pranga për mashtrime online

September 30, 2026
E rëndë në Kosovë, burri qëllon me thikë gruan dhe vajzën e mitur

Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një lokali në Durrës, detajet e para

September 30, 2026
Detaje të reja nga vdekja e futbollistit shqiptar në Greqi. Çfarë thonë hetimet?

Detaje të reja nga vdekja e futbollistit shqiptar në Greqi. Çfarë thonë hetimet?

September 30, 2026
Bylisi drejt një etape të re, 6.25 milionë euro për zhvillimin e Parkut Arkeologjik

Bylisi drejt një etape të re, 6.25 milionë euro për zhvillimin e Parkut Arkeologjik

September 30, 2026
Revista amerikane: Shqipëria mes 10 destinacioneve më të mira në botë për t’u vizituar

Revista amerikane: Shqipëria mes 10 destinacioneve më të mira në botë për t’u vizituar

September 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com