Në prag të festave te fundvitit, kur dekori festiv dhe ndriçimi duhej të ndizte të gjithë qytetin, disa lagje kryesore të Lezhës janë mbuluar nga errësira. Prej kohësh OSHEE ka ndërprere energjinë elektrike për të furnizuar sistemin ndriçues të qytetit pasi Bashkia e Lezhës prej kohësh është debitore ndaj kësaj kompanie.
I kontaktuar në telefon Drejtori i Shërbimeve Publike në Bashkinë e Leshës, Ndue Lushi, është shprehur se Operatori i Shpërndajes së Energjisë Elektike ka ndërprere furnizimin me energji elektrike për sistemin ndriçues të qytetit, pasi Bashkia e Lezhës i ka borxh OSHEE-së një vlerë prej 120 milionë lekësh.
Sipas tij, borxhi është i mbartur prej vitesh dhe bashkia nuk ka mundur t’i paguaj, duke dënuar qytetarët e disa lagjeve që të lëvizin në errësirë gjatë orëve të mbrëmjes si dhe duke kufizuar atmosferën festive për qytetaret lezhianë.