• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, December 21, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Lëvizja e prokurorit Martini, a janë paguar 150 mijë euro?

by Aalison Pearse Stevens
11/07/2016 11:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prokuroria e Përgjithshme ka publikuar dosjen e prokurorisë për Arben Prendin, për të cilin u pretendua se grupi i trafikut të drogës ku ai bënte pjesë kishte paguar 150 mijë euro për të lëvizur prokurorin e çështjes, Anton Martinin.

Prokuroria sqaroi më parë se Martini ishte transferuar në Shkodër me kërkesë të tij dhe i hodhi poshtë pretendimet në lajmin e publikuar në Shqiptarja.com dhe më pas edhe nga BIRN.

Në përgjimet telefonike rezultonte se Jurgen Molla i kishte thënë nënës së Prendës se e kishte kryer punën, pasi kishte paguar 150 mijë euro për tranferimin e prokurorit.

Për të përgënjeshtruar pretendimet, prokuroria ka shpërndarë si provë konkluzionet përfundimtare të hetimit për shtetasin Arben Prendi dhe kërkesën për dënimin e tij me 15 vjet burg nga prokurori Eugen Beçi.

Në bazë të kësaj kërkesë, Prendi është dënuar nga Gjykata e Krimeve të Rënda me 14 vjet burg, javën e kaluar.

Prokuroria shpjegon se Arben Prendi, i biri i Ndue dhe Tringë, i datëlindjes 11.01.1972, lindur në Fusharrëz të rrethit Pukë dhe banues në Lezhë, Lagje “Varosh”, i arrestuar më 29.06.2015 me 15 kilogram heroinë, ka pretenduar se valixhen ku gjendej droga ia kishte dhënë një shtetas tjetër, që ai nuk e njihte dhe nuk kishte dijeni se çfarë kishte brenda saj.

“Nga shpjegimet e të pandehurit si gjatë hetimeve por edhe gjatë këtij shqyrtimi gjyqësor në seancën e dt. 13.11.2015 rezulton se gjatë qëndrimit në Kosovë, një shtetas tjetër i panjohur tërësisht nga ana e tij, i ka kërkuar që të kryente transportimin e çantës ku është gjetur lënda narkotike  nga Kosova në Shqipëri kundrejt vlerës prej 3000 Eurosh. Këtë person i pandehuri ka pretenduar se e ka njohur rastësisht në postobllokun e Kukësit në doganë rreth 10 apo 12 ditë para se të arrestohej. Sipas të pandehurit ky quhej Ergys e ishte nga Fieri e kishin biseduar së bashku për të blerë një zetor në Kosovë të cilin do ta transportonte Arbeni nga Kosova për në Shqipëri. Ai shpjegon se nuk ka patur dijeni se në çantë ndodhej lëndë narkotike, por referuar rrethanat të kryerjes së veprës penale, shumës që ai pretendon se i është ofruar nga ana e shtetasit të panjohur, ky pretendim mbetet i pabazuar dhe si rrjedhojë jo i vërtetë”, thuhet në konkluzionet e prokurorisë.

Por këto pretendime të Prendit nuk janë provuar, siç argumenton prokuroria: “Gjatë seancave gjyqësore në këtë shqyrtim gjyqësor rezultoi se alibia e të pandehurit jo vetëm nuk u provua por u përforcuan dhe u bazuan në indicie e prova faktet e përshkruara nga Prokuroria se ky i pandehur veprën penale e ka kryer në bashkëpunim dhe jo vetëm. Dhe nga ky hetim që shpeguam më lart ka të dhëna dhe prova që shtetasi të cilin pretendon i pandehuri Arben që e ka takuar rastësisht quhet Orgest dhe jo Ergys dhe është një ndër bashkëpunëtorët në kryerjen e kësaj veprimtarie kriminale.”

Në mbyllje të hetimeve prokurori Beçi ka kërkuar dënimin e Arben Ndue Prendit me 15 vjet burg dhe vuajtjen e dënimit në një burg të sigurisë së zakonshme.

Kjo dosje, sipas prokurorisë, provon se pretendimet për pagesën prej 150 mijë eurosh për të larguar prokurorin e çështjes, nuk qëndrojnë.

A ka marrë kush 150 mijë euro?

Para pak ditësh, më 7 korrik, u arrestua Jurgen Molla, pronar i kompanisë “Molla/L shpk” dhe ndërtues i disa komplekseve banimi në Shëngjin dhe Tiranë, bashkë me gjashtë persona të tjerë si pjesë e një rrjeti të fuqishëm të trafikut të drogës, me anëtarë në shumë shtete të Ballkanit.

Sipas hetimeve, rezulton se në dhjetor 2015, kreu i dyshuar i organizatës, Molla, u përgjua teksa mburrej në telefon se kishte luajtur fijet për transferimin e një prokurori të Krimeve të Rënda nga Tirana. Biseda mes Mollës dhe nënës së një korrieri të arrestuar me emrin Arben Prendi u përgjua më 10 dhjetor 2015 dhe kishte në fokus ish-prokurorin e Krimeve të Rënda, Anton Martini. Në bisedë, Molla deklaronte se kishte paguar 150 mijë euro për transferimin e Martinit nga Tirana në Shkodër. Edhe pse ky pohim nuk është provë, përgjimi hedh hije dyshimi për procedurën e transferimit të prokurorit dhe një ndikim të mundshëm të krimit të organizuar në këtë vendimmarrje.

Hetimet kundër kësaj organizate kriminale nisën në mars 2015, nën drejtimin e prokurorit Anton Martini. Në dhjetor 2015, Martini u transferua në Shkodër, ndërsa hetimi për organizatën e drejtuar nga Jurgen Molla u çua përpara nga prokurori Eugen Beçi. Sipas një investigimi të BIRN, vendimi për transferimin e prokurorit Anton Martini nga struktura elitë e Krimeve të Rënda drejt prokurorisë së Shkodrës u mor në mbledhjen e Këshillit të Prokurorisë së 10 dhjetorit 2015. Më 14 dhjetor 2015, transferimi i tij mori fuqi nga dekreti i Presidentit të Republikës, Bujar Nishani.

Transferimi erdhi pas një kërkese që Martini kishte dorëzuar në Prokurorinë e Përgjithshme për të kandiduar për postin vakant të drejtuesit të Prokurorisë së Shkodrës. Përkundër kësaj ambicieje, vendimi i transferimit në një pozicion më të ulët i la atij shije të hidhur.

I kontaktuar nga BIRN, prokurori Anton Martini refuzoi të komentonte mbi përgjimin e Jurgen Mollës, ku ai pohonte pagesën 150 mijë euroshe për largimin e tij nga Krimet e Rënda.

“Bëhet fjalë për një dosje që nuk është më e imja dhe unë nuk mund të komentoj mbi këtë,” tha Martini gjatë një interviste telefonike. Ai e cilëson megjithatë të parregullt procedurën e transferimit të tij.

“Këshilli i Prokurorisë vendosi të më transferojë prokuror të thjeshtë, jashtë dëshirës sime,” tha ai.

Transferimet

Me një karrierë 18 vjeçare në Prokurori Anton Martini nuk ishte i vetmi i transferuar përmes një procedure të kontestuar në mbledhjen e Këshillit të Prokurorisë së 10 dhjetorit 2015. Gjashtë prokurorë të tjerë karriere, mes të cilëve edhe ish-shefi i Prokurorisë së Apelit, Shkëlqim Hajdari u ulën në detyrë ose qarkulluan. Hajdari, i cili ka pasur një histori konfliktuale me Prokurorin e Përgjithshëm Llalla gjatë dy viteve të fundit dha dorëheqjen nga detyra pas transferimit në Shkodër dhe denoncoi në një intervistë për Zërin e Amerikës “situatën alarmante në Prokurori të emërimeve dhe shkarkimeve të paligjshme”.

Ndryshe nga Hajdari, Anton Martini nuk e apeloi vendimin e Këshillit të Prokurorisë dhe iu bind atij duke shërbyer prej gjashtë muajsh në Prokurorinë e Shkodrës. “Nuk bëra ankesë, pasi besova se mund ta korrigjojnë vendimin,” i tha ai BIRN. Më 7 korrik 2016, Këshilli i Prokurorisë është mbledhur sërish dhe votoi pro kthimit të Martinit në pozicionin e tij të mëparshëm në Prokurorinë e Krimeve të Rënda në Tiranë. “Është vendosur rikthimi im në Prokurorinë e Krimeve të Rënda dhe tani mbetet në vullnetin e Prokurorit të Përgjithshëm dhe Presidentit të Republikës ta zbatojnë këtë propozim,” tha ai.

Tema/d.i.

 

Next Post

Portugalia, kampionia me vetëm një fitore... dhe 6 barazime

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

“Nëse votimi do ndryshonte diçka do ishte i paligjshëm!”

December 20, 2025
Pas sulmeve me 15 të vrarë në Bondi, shteti australian planifikon ligje më të ashpra për gjuhën e urrejtjes

Pas sulmeve me 15 të vrarë në Bondi, shteti australian planifikon ligje më të ashpra për gjuhën e urrejtjes

December 20, 2025
Zbulohet plani i dhëndrit të Trump për “Rivierën e Gazës”, me hotele luksoze dhe rrjete Inteligjence Artificiale

Zbulohet plani i dhëndrit të Trump për “Rivierën e Gazës”, me hotele luksoze dhe rrjete Inteligjence Artificiale

December 20, 2025
Analiza/ A ndryshuan qëndrimet e Lëvizjes VetëVendosje së fundmi? Nëse po, pse?

Analiza/ A ndryshuan qëndrimet e Lëvizjes VetëVendosje së fundmi? Nëse po, pse?

December 20, 2025
“Nuk zbardh vendimin prej një viti”, ministri Lamallari i kërkon ILD-së hetim disiplinor për gjyqtarin Ilir Përdeda

“Nuk zbardh vendimin prej një viti”, ministri Lamallari i kërkon ILD-së hetim disiplinor për gjyqtarin Ilir Përdeda

December 20, 2025
“Videokartolina e darkës së fundvitit”, Rama pret trupin diplomatik: Krenarë për Shqipërinë!

“Videokartolina e darkës së fundvitit”, Rama pret trupin diplomatik: Krenarë për Shqipërinë!

December 20, 2025
“Shumë figura të PD janë konsumuar, t’i hapin rrugë të rinjve”/ Ja si i përgjigjet Berisha qytetarit në Kurbin

“Shumë figura të PD janë konsumuar, t’i hapin rrugë të rinjve”/ Ja si i përgjigjet Berisha qytetarit në Kurbin

December 20, 2025
“Trump, i vetmi që mund të ndalojë luftën me Rusinë”, Zelensky flet mbi negociatat për paqen

“Trump, i vetmi që mund të ndalojë luftën me Rusinë”, Zelensky flet mbi negociatat për paqen

December 20, 2025
“Hiqni koalicionet, na vjedhin votat!”/ Demokrati kritikon Berishën në Kurbin: Pse duhet të votojmë partitë e vogla?

“Hiqni koalicionet, na vjedhin votat!”/ Demokrati kritikon Berishën në Kurbin: Pse duhet të votojmë partitë e vogla?

December 20, 2025
Adoleshentët konsumojnë alkool/ Mjekët: Vijnë në spital mosha 16-20 vjeç, po helmohen

Adoleshentët konsumojnë alkool/ Mjekët: Vijnë në spital mosha 16-20 vjeç, po helmohen

December 20, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In