• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Portugalia, kampionia me vetëm një fitore… dhe 6 barazime

by Java News
11/07/2016 11:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sa shumë barriera të thyera në një natë të vetme. Kampionë për të parën herë në histori, vetëm një fitore gjatë kohës së rregullt në Euro 2016, të tretët në grupin e tyre dhe vetëm 72 minuta në avantazh gjatë gjithë turneut. Suksesi 2-0 ndaj Uellsit edhe pse u mbylli gojën kritikëve, përsëri nuk arriti të bindte opinionin sportiv për këtë Portugali. Ata cilësohen “Brazili” i Europës por në të vetmen herë që nuk aplikuan filozofinë braziliane, arritën të ngjiteshin në majën e Europës. Ndoshta askush nuk e kishte menduar se 12 vjet pas asaj finale dramatike kundër Greqisë në Lisbonë, Portugalia do të thyente Francën në “Sait Denis” për t’u ngjitur në majën e kontinentit. Një nga pikat ku është kritikuar më shumë ekipi i Santos është pikërisht stili i lojës pasi me lojtarë si Cristiano Ronaldo, Nani apo Renato Sanches, ndoshta Portugaia duhej të kishte bërë më shumë për të kënaqur të apasionuarit e futbollit të bukur, por ata zgjodhën rrugën më praktike.

Portugalia kampione nuk është spektakolare, por me siguri mund të thuhet se është një skuadër praktike që di të mbrohet por edhe të sulmojë në momentin më delikat të kundërshtarit. Një skuadër e mbrojtur me durim dhe fuqi fizike që nuk e dha asnjëherë shkëndijën e vërtetë, duke krijuar përshtypjen te rivalët se kjo skuadër nuk do të shkonte shumë larg. Tre pikë me tre barazime në fazën e grupeve ndoshta ishin një sinjal alarmi për tifozët por jo për trajnerin Santos, i cili e dinte shumë mirë se në çfarë rrugë ishte futur. Viktima e parë e luzitanëve ishte Kroacia, një skuadër e mbushur me talente dhe e fryrë mediatikisht. Ballkanasit nuk arritën t’u besonin syve që ndeshja shkoi në shtesë pa asnjë goditje në portë, madje ata e pësuan më keq, duke u dorëzuar në kundërsulmin model të inspiruar nga këmbët e njeriut simbol, Cristiano Ronaldo. Në një kohë që të mëdhatë në anën tjetër të shortit po thyenin kokat e njëra tjetrës, rruga e Portugalisë dukej e shtruar dhe e dyta në radhë që e pësoi ishte Polonia. Lotaria e 11-metërshave i buzëqeshi Portugalisë, ndërsa në gjysmëfinale nuk kishte histori, diferencën në fushë e bëri Cristiano Ronaldo.

Numri 7, i ndihmuar edhe nga diferencat e mëdha teknike ndaj Uellsit, drejtoi skuadrën e tij në finalen e Parisit dhe karikoi me optimizëm skuadrën. Një tjetër finale pas 12 viteve dhe si për ironi, ata që kritikuan gjatë Greqinë për lojë të mërzitshme dhe një stil të bezdisshëm, bënë pikërisht të njëjtën gjë ndaj Francës, duke treguar se disa shënime nga ajo finale në Lisbonë i kishin marrë dhe për më tepër kishin në timonin e anijes së tyre një njeri që në Greqi punoi për shumë vite. Santos e vuri theksin mbi të gjitha te shpirti i grupit dhe rifreskoi ekipin me emra si Andre Gomes, Joao Mario e William Carvalho por pati kurajon ta ndryshonte ekipin në ndeshje të ndryshme, madje disa herë edhe brenda një 90 minutëshi, duke u dhënë ndeshjeve kontraste të ndryshme.

Të njëjtën filozofi ai ndoqi edhe në finale. Pasi ftoi ekipin e tij të priste me durim që Franca të shkarkonte gjithë bateritë, skuadra e tij goditi në një moment kur të gjithë mendonin se kjo finale ishte e destinuar të shkonte drejt lotarisë së 11 metërshave. Kjo Portugali është padyshim pasqyrim i projektit të Santos sepse që prej vitit 2014 kur ai mori drejtimin, skuadra ka arritur vetëm një fitore me diferencë më shumë se një gol. Nëse historinë e shkruajnë fituesit, atëherë Portugalia ka të gjithë të drejtën ta bëjë një gjë të tillë. Një skuadër që në gjysmëfinale arrin të luajë pa mbrojtësin e saj më të mirë, Pepe dhe në finale pa sulmuesin kryesor dhe kapitenin Cristiano Ronaldo, këto janë fakte që legjitimojnë suksesin e luzitanëve./supersport/a.k

Next Post

Grabitën 500 mln lekë me ilaçet, gjykata "fal" 6 të pandehur, vetëm një burgoset

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etnografia absurde e komunikimit Rama-Berisha?!

November 7, 2026
Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

November 7, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Pa popull me vete dhe shih si zihen…

November 7, 2026
“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

November 7, 2026
“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

November 7, 2026
“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

November 7, 2026
Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

November 7, 2026
“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

November 7, 2026
“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

November 7, 2026
“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In