• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, July 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj i dhuron “Çelësin e Qytetit” kryetares së Lëvizjes Demokratike të Bjellorusisë, Svitlana Tsikhanouskaya: Tirana e hapur për studentët që duan të studiojnë këtu

by S T
07/02/2025 16:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Samiti “Pakti i Qyteteve të Lira” solli në Tiranë edhe lideren e Lëvizjes Demokratike në Bjellorusi, Sviatlana Tsikhanouskaya, si një nga aktivistet e cila ka luajtur një rol thelbësor në krijimin e një fronti të vërtetë opozitar kundër regjimit autoritar në Bjellorusi. Ajo u prit nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili i dhuroi “Çelësin e Qytetit”, si simbol i të pasurit një derë dhe zemër të hapur në kryeqytetin shqiptar dhe bashkëpunimit me qeverinë shqiptare.

“‘Çelësi i Qytetit’ të Tiranës është një kujtesë se këtu do të gjeni një derë të hapur, një mendje të hapur dhe një zemër të hapur. Jam i bindur se të njëjtin bashkëpunim do ta gjeni edhe te kryeministri ynë, Edi Rama, i cili ka qenë një avokat shumë, shumë i rëndësishëm i Bjellorusisë, po ashtu edhe te kryetarja jonë e Kuvendit, te ministri ynë i Jashtëm, te e gjithë qeveria jonë. Dua që ky çelës të jetë një kujtesë e përditshme se në këtë vend ju keni shumë miq, dashamirës dhe shumë aktivistë që duan ta mbështesin këtë kauzë, dhe ashtu si Shqipëria po jeton ditët e veta më të mira, një ditë dhe Bjellorusia të ndajë të njëjtën histori suksesi”, tha Veliaj.

Kreu i Bashkisë premtoi po ashtu, mbështetjen e tij për studentët nga Bjellorusia, që duan të vijojnë studimet në kryeqytetin shqiptar. “Për praktikat me studentët që vijnë nga Bjellorusia, që përfaqësojnë forcat modernizuese, dhe që duan të studiojnë në Tiranë, ne do të kujdesemi njësoj siç kemi bërë me motrat dhe vëllezërit tonë nga Ukraina”, tha ai.

Nga ana e saj, liderja e opozitës bjelloruse, Sviatlana Tsikhanouskaya u shpreh mirënjohëse për pritjen e rezervuar, si dhe mbështetjen e akorduar nga qeveria shqiptare ndaj kauzave opozitare me të cilat përballet vendi i saj. “Jam tejet mirënjohëse që nderohem me “Çelësin e Qytetit” dhe shpreh gjithashtu mirënjohjen për qeverinë shqiptare për mbështetjen e Bjellorusisë në rrugëtimin tonë të vështirë. Ju i keni ndjerë realisht përjetimet tona sepse edhe ju keni kaluar të njëjtat eksperienca”, u shpreh Tsikhanouskaya.

Udhëheqësja e lëvizjes demokratike të Bjellorusisë, Svitlana Tsikhanouskaya vizitoi Tiranën në kuadër të Samitit “Pakti i Qyteteve të Lira”, i cili u mbajt për herë të parë në kryeqytetin shqiptar.

Next Post
E rëndë në Lushnje, e reja i jep fund jetës duke u hedhur nga pallati

Tentoi t’u jepte drogë e celularë të burgosurve, arrestohet gardiani në Fushë-Krujë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zonja Agathi e Kuvendit të Shqipërisë

Zonja Agathi e Kuvendit të Shqipërisë

July 28, 2026
Rama për “The Financial Times”: NATO të rivendosë kontrollin në veri të Kosovës. Për të dalë nga kjo çmenduri e pafund…!

Të reflektosh jo me fjalë ndaj qeverisjes

July 28, 2026
Mbi 1,500 të dënuar me vdekje në Iran futen në grevë urie

Mbi 1,500 të dënuar me vdekje në Iran futen në grevë urie

July 28, 2026
“Ambasada e SHBA, kontakte non stop me ne”, Berisha: Interes absolut për zgjedhjet

PD “leksion” ambasadës amerikane: Mbani qëndrim për protestën, mos rrini si struci…

July 28, 2026
“Perëndimi çdo ditë në SPAK, politika e sulmon”, Shehaj: Do të çojmë 100 mijë firma në Kongresin Amerikan

“Mora atë që më takonte”, Shehaj flet për grabitjen e dokumentit: Ika me vrap se s’jam kukull unë…

July 28, 2026
Nga shpejtësia skëterrë te muzika shurdhuese, zbardhen porositë e Kryepolicit për sezonin veror

Nga shpejtësia skëterrë te muzika shurdhuese, zbardhen porositë e Kryepolicit për sezonin veror

July 28, 2026
LISTA / Rajonet dhe bashkitë e reja që propozohen nga PD, përveç atyre ekzistuese

“Skrapari rrezikon të zhduket nga harta! Fushë-Krujës duan t’i marrin dy fshatrat e aeroportit”

July 28, 2026
Gjermania vendos trupa në Poloni për të forcuar mbrojtjen e NATO-s ndaj kërcënimit rus

Gjermania vendos trupa në Poloni për të forcuar mbrojtjen e NATO-s ndaj kërcënimit rus

July 28, 2026
Kur nuk kalon stekën nuk i kërkohet Duplantis të tërhiqet

Pushteti nuk fitohet nga dështimi i tjetrit

July 28, 2026
Aksident tragjik në Fushë-Krujë, një i vdekur dhe një i plagosur, detajet e para

Aksident tragjik në Fushë-Krujë, një i vdekur dhe një i plagosur, detajet e para

July 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com