• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Tentoi t’u jepte drogë e celularë të burgosurve, arrestohet gardiani në Fushë-Krujë

by S T
07/02/2025 16:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një punonjës i rolit bazë në IEVP Fushë-Krujë, me inicialet H.Ç është arrestuar pasi ka tentuar tu japë të burgosurve sende të ndaluara. Konkretisht ai tentoi të kalonte aparate celularë dhe lëndë narkotike, të cilat kishin si destinacion qelitë e të dënuarve dhe të paraburgosurve.

Punonjësi i rolit bazë, H.Ç., gjatë ndërrimit të shërbimeve, ka hedhur një qese të zezë me peshë rreth 6 kg në një nga tarracat e regjimit të jashtëm, me synimin për t’i futur më pas në regjimin e brendshëm.

Por pas konstatimit të ngjarjes, zona është rrethuar dhe është siguruar vendi i ngjarjes për kryerjen e veprimeve të para hetimore. Janë njoftuar menjëherë Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve (SHKBB) dhe Policia e Fushë-Krujës.

Pas mbërritjes së autoriteteve përkatëse, pakot janë hapur dhe brenda tyre janë gjetur:

– 22 celularë me aksesorët përkatës (karikues, kufje)

– 3 doza kokainë

– 30 koka përshtatëse karikuesi nga Android në iPhone

Pakot janë gjetur të hedhura në tarracën sipër depos së armatimit, pranë depozitës së gazit dhe nën Vendrojën Nr.1.

Sipas njoftimit të policisë, punonjësi i rolit bazë, H.Ç., është arrestuar në flagrancë për veprat penale “Futja e sendeve të ndaluara në bashkëpunim” dhe “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike në bashkëpunim”.

Ndërkohë po vijon puna hetimore me qëllim zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave dhe autorëve të tjerë të mundshëm.

Next Post
Ndryshimet në Kodin Zgjedhor, analisti tregon prapaskenat: Berisha po përpiqet të…

Këtu rrejnë të gjithë!, thotë Albini

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com